Përdoruesi:58.164.100.85/Gjovalin Luka

Gjovalin Luka (15/01/1921 – 15/01/1980)

Gjovalin LUKA u lindë në Shkodër, me 15 Janar 1921, në një familie me rrënjë të herëshme qytetare dhe me rrënjë të thella patriotike, që i përkasin fillimeve të herëshme të shekullit XIX .

Në shekullin e XIX në Shkodër, me epitetin ‘Lukejt e Mëdhenjë’ të njihej familia e Gjon Luka, një njeri me idera shumë përparimtare. Në familjen e tij, të gjithë pjestarët të ishin njërzë të kulturuar, duke zotëruar mirë dy gjuhë: gjuhën Shqipe dhe atë Italiane.

Gjon LUKA kishte tre djemë: Kolën, Zefin dhe Nushin.

Kola dhe Zefi arritën të zotëronin shumë mirë, me shkrim dhe këndim, Turqishten dhe Gjermanishten. Kjo, pasi të dy punonin si Përfaqësues Komisionerë të Shoqërisë Austriake “Llojd Triestino”, kompani e cila të kryente marëdhenje tregëtare në Stamboll dhe Izmir të Turqisë.

Është interesante që të përmëndet fakti se Kola dhe Zefi , që të dy, vdiqën në Turqi, respektivisht: Kola në Izmir dhe Zefi në Stamboll…

Djali i tretë, Nush Luka, ka punuar fillimisht në Korfuz të Greqisë…

Kola ishte i martuar me Katrinën, një bijë nga familja Gjoka, të cilën në traditën e families e quajnin "Nana Loce". Kola vdiq i ri dhe la një djalë tre vjeç, Angjelin LUKA.

Angjelini u martua me bijë Ashikësh, pasanikë Shkodre, dhe la pas dy djemë dhe tre vajza: Kolën e Ri, Gjovalinin, Katrinën, Matilden dhe Margaritën.

Pra, Gjovalin LUKA të ishte djali i dytë i Angjelin LUKA, një industrialist Shkodran ky, i cili të ishte me idera shumë përparimtare, jo vetëm për zhvillimin e vëndit, në përgjithësi, por edhe për ngritjen e dijes, kulturës së edukatës qytetare dhe asaj profesionale të çdo Shkodrani, në veçanti.

Angjelini, kishte mbaruar shkollën e Jezuitëve, Shkodër, me rezultate të shkëlqyera dhe meqënse ai ishte shumë aktivë në tregëtinë me botën e jashtëme, ai zotëronte shumë mirë disa gjuhë të Europës, ku po përmëndim: Shqip, Italisht, Frengjisht, Turqisht, Gjermanisht dhe, deri diku, gjuhët Sllave. Kjo kulturë e tija, të bëri që edhe i biri i tij, Gjovalin LUKA, të ishte një fëmijë shumë i zgjuar në shkollë dhe në jetë.

# #

Me rritjen dhe pjekurinë e tij, Gjovalin LUKA u edukua me frymën dhe ideollogjinë e shoqërisë social-demokrate të Shkodrës… Gjithashtu, i influencuar shumë nga idetë e ndryshme të botës së huaj, pasi e kishte parë botën me sytë e tij, ide që i qarkullonin tashmë edhe shoqërisë shqipëtare, Gjovalini u vu nën ndikimet e disa parimeve socialiste, sidomos të atyre Austro-Hungareze. Kështu, më vonë, ai e zgjeroi njohurinë e tij dhe përqafoi idetë socialiste e komuniste.

Në vitin 1936, megjithëse të ishte vetëm 15 vjeç, Gjovalini kishte arritur të lexonte shumë literatura të vijës komuniste...

Në vitin 1937, ishte Zef Malaj ai që themeloi Grupin Komunist të Shkodrës, duke patur një ndihmesë kolosale edhe nga Vasil Shanto, Qemal Stafa, Gjovalin LUKA, Tuk Jakova, Niko Xoxe etj, grup i cili të ishte, jo vetëm për një përmirësim të kushteve të jetesës së masave popullore, por edhe për të drejtat e përfaqësimit të të majtëve në Parlamentin Shqiptar… Aktiviteti i Grupit Komunist të Shkodrës, u zgjerua edhe me shkruarjen e shumë trakteve anti-qeveri Zogiste…

Andaj në vitin 1938, Gjovalini u arrestua nga regjimi i Mbretit Zog, për aktivitetin e tij anti-Zogist..., me arësyen e vetëme se Grupi Komunist i Shkodrës, një organizatë ku tashmë të bënte pjesë edhe Gjovalini, u kishte rënë ‘këmbanave’ të alarmit popullor, rreth një kolaboracionizmi të Mbretit Zog me fashistat Italianë, duke e informuar popullin e thjeshtë, se "Shqipëria po kanosej nga rreziku i një pushtimi të fashizmit Italianë".

Më vonë, Gjovalin LUKA do përjashtohet nga të gjitha shkollat e Mbretërisë Italiane dhe ato Shqiptare…

Në fillimet e vitit 1939, ai arrestohet dhe burgoset bashkë me shumë përparimtarë të tjerë të iderave komuniste, në Mbreshtan të Beratit dhe më vonë në Tiranë.

Në gjyqin e mbajtur në një qeli të Bashkisë së Tiranës, kundër kësaj klase intiligjente revolucionare përparimtare Shkodrane, edhe Gjovalini (sikurse të gjithë të akuzuarit e tjerë) të mbajti një qëndrim korrekt, duke i qëndruar shumë besnik atyre parimeve, që ai i kishte përqafuar si ide të vetat.

Në qelinë e burgut, njëri nga themeluesit e Grupit Komunist të Shkodrës, Qemal Stafa, të shkruajti edhe poemën e tij “Shokut të Prangave”, poemë e cila i dedikohej direkt Gjovalin LUKËS dhe askujt tjetër (jo ashtu, siç do e gjejmë më vonë të fallsifikuar në këtë Historinë e Shqipërisë...)

Pra, përgjatë okupacionit fashist Italian, Gjovalin LUKA u angazhua në shumë aktivitete antifashiste…

Më 8 nëntor 1941, mbasi kishte dhënë një kontribut të madhë teorik e praktik, edhe me dhënje materialesh të shumta komuniste, të sjellura këto prej tij nga jashtështetit, Gjovalini thirret të marrë pjesë në themelimin e të quajturës Partia Komuniste Shqiptare, Parti e cila do i grumbullonte të gjitha organizatat, grupet e ndryshme komuniste dhe ato vijat e tyre, në një të vetëme.

Por mjerisht, atij dhe disa shokëve të tjerë të thirrur po si ai, ju tregua direkt nga vet Enver Hoxha, se do bënin roje të organizuar përgjatë natës dhe do sinjalizonin në raste dyshimesh. Të thirrurëve të tillë, siç ishte edhe Gjovalini, ju tregua se Themelimi i Partisë do zinte vëndë edhe me praninë e tyre, me datën 9 Nëntor 1944… Por, me zbardhjen e ditës së 9 Nëntorit, të gjithë këtyre 'rojeve besnikë’ ju komunikua themelimi partisë, i bërë që asaj nate të 8 Nëntorit… Megjithëatë, 'rojet', u lavdëruan për kryerjen me shumë sukses të detyrës...

Por, edhe pse i prerë pak në besë (sigurisht, prerje në besë e stilit të mirëbesimit), Gjovalini vazhdoi t’i dojë idetë komuniste.

Kështu, ai vazhdon të e ri-organizoj dhe të e financoj (nga paratë e të jatit, Angjelinit) teknikën ilegale. Traktet e asaj kohe, të shtypeshin në këtë shtëpi, ku sot (asaj Shkodre) të ndodhet ‘Ekspozita Marubi’…

Gjovalin LUKA ishte shumë aktiv në shkrimet e trakteve, sidomos për rëndësinë që kishte përkrahja e luftës antifashiste; mbi çështjen nacionale shqiptare; mbi çështjen e vendosjes së një pushteti demokratik; për rritjen e mirëqenjen materiale të sejcilës familje dhe për zhvillimim e kulturave të edukatave përparimtare qytetare, etj, etj.

Gjovalin Luka të ishte gjithashtu edhe një ndër të parët komunistë të Shkodrës, si kontribues dhe organizator i luftës me armë kundra okupatorit fashist Italian (thjeshtë përmëndim këtu Luftën e Reçit, apo më saktë të Doçit, me 2 Tetor 1942), duke plotësuar kështu, jo vetëm një detyrë nderi nacional ndaj interesave të kombit tonë, por edhe detyrimet e shtetit tonë në arenën internacionale, si një ndihmë e popullit Shqiptarë për Evropën dhe botën, të cilat të ishin nën rrezikun e dhunimit të sistemit kapitalist dhe shtrirjen e mëtejëshme të Nazi-fashizmit në këtë kontinent dhe ndoshta edhe mëpërtej…

Nga i gjithë ky aktivitet, qeverija në drejtim e asaj kohe, e dënoj Gjovalinin edhe dy herë të tjera “me vdekje”, në mungesë. Kjo, pasi tashmë ai të bënte jetën e malit, duke qënë plotësisht në ilegalitet…

Në ilegalitet, ai njihet me një tjetër anëtare të Grupit Komunist të Shkodrës, Marije Vasili, ku asaj jete ilegaliteti ata u fejuan… dhe, më pas, u martuan.

Në nëntor të vitit 1943, Gjovalini shkruajti shumë qartë dhe pastër, për të drejtën e vetvendosjes dhe ribashkimin nacional të pjesëve shqipëtare të Kosovës, me Shqipërinë.

Pastaj, në Dhjetor 1944, në dallim nga filo-fashistët e së ashtuquajturës “Lidhja II e Prizrenit”, të atyre komunistëve pan-jugosllav-titistë të emigracionit në SHBA (që të kishin vazhdimisht përkrahjen e Departamentit të Jashtëm të U.S.A.), të cilët kërkonin një Federatë Ballkanike, Gjovalin LUKA shkruajti fare hapur dhe u shpreh pa ndrojtje, “… për një Konfederatë Ballkanike të ardhëshme, por me të drejta të barabarta popujsh indipendentë”.

Mbas çlirimit të vëndit nga Nazi-fashizmi, me 29 Nëntor 1944, Gjovalin dhe Marije LUKA të caktohen me shumë detyra shtetërore të përgjegjësive të larta në Shkodër. Veçanërisht Gjovalini, filloi të dallohej për një saktësi e përpikmëri në fushën e shtypit, si gazetar, dhe në fushën e letërsisë dhe asaj të kritikës letrare. Prandaj, ai po kishte shumë shkrime të lavdërueshme, në sferën e historisë e të përkthimeve filozofike dhe sidomos në ato nga aktualiteti i letërsisë së huaj, gjëra që e mundësuan atë për të mbajtur pozita të larta në këtë sektor arti.

Në Shkodër, ishte Gjovalin Luka, që me inisiativën e tij personale, bashkë me ndihmesën e një inxhinieri Italian, të ngriti për herën e parë Radio-Shkodrën... Gjithashtu, me ndërhyrjen e tij energjike, u liruan nga burgu i Shkodrës disa dhjetëra të rinjë intelektualë, që fundja nuk kishin gabuar edhe aq rëndë në thyerje ligjesh…

Në vitin 1945, Gjovalin LUKA të transferua në Tiranë, në Bllokun e Udhëheqësave.

Pas pak kohe pune, ai u zgjodhë Kryetar i Shoqërisë së Miqësisë Shqipëri-BRSS dhe Kryeredaktor i Revistës ‘Miqësia’, një revistë kjo, që publikonte shkrime të agjitacionit e propogandës rreth mardhënjeve tona me B.R.S.S… Me të tjerë (Nako Spiro, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi etj) ai morri pjesë në shumë delegacione qeveritare jashtështetit, duke prezantuar me shumë sukses arritjet kolosale në rindërtimin e Shqipërisë dhe në të gjitha sferat e jetës, duke e marrë edhe ajo rrugën e zhvillimit bashkëkohor dhe daljen e saj nga prapambetja shekullore.

Gjovalin LUKA arriti edhe në pozitën e Anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sepse ai të ishte i dekuruar me një sërë medaljesh të akredituara nga Organet më të Larta të Shtetit tonë, siç ishin: “Medalja e Kujtimit”, “Medalja e Trimërisë”, "Urdhëri i Flamurit” dhe “Ylli Partizan”.

Në zyrën e Agjitacionit dhe Propogandës (e thirrur AgjitProp), Gjovalin LUKA të punoi direkt me Nexhmije Hoxha (e shoqja e Enverit), me të cilën ai njihej shumë mirë që në Shkodër, teksa edhe ajo kishte qënë një anëtare e Grupit Komunist të Shkodrës që atyre viteve të themelimit.

Gjatë punës së tij, shumë të nderëshme dhe të palodhur, në Tiranë dhe për ecjen sa më mbarë të sistemit socialist, Gjovalin Luka tërhoqi drejtë kryeqytetit tonë shumë intelektualë Shkodranë. Ai ishte shumë energjik dhe të ndërhynte me dashamirësi, që shumë prej tyre (vërtetë talenta arti, edukate dhe kulture të lartë) të shkonin jashtë-shtetit dhe të vazhdonin ato studimet e larta…

Gjovalini vet, të ishte një njeri tepër revolucionar dhe shumë përparimtar, me idera zhvillimi të shpejtë të Shqipërisë dhe me pamje të llogjikë së shëndosh, duke theksuar hapur rreth bashkëpunimeve dhe mardhënjeve reciproke edhe me vëndet kapitaliste të Europës, jo vetëm me këto të Lindjes. Ai i shprehte fare hapur idetë e tija, për një evolucion paqësor edhe brënda vetë lëvizjes komuniste Europiane.

Andaj veprimtaria dhe shkrimet e tija: për paqen; bashkekzistencën paqësore; konkurrencën e lirë të mendimeve në sistemet ekonomike të njohura; shkrimet për çarmatimin; për një Evropë pa armë bërthamore e termo-bërthamore; për një Evropë jo të ndarë në dy gjysma; për proçesin e Detantës; për një Traktat Sigurimi Kolektiv Evropian, me pjesmarrjen edhe të SHBA-së si vëzhguese; për ribashkimin paqësor dhe me vota të lira të Gjermanisë; veprimtarisë së tij kundra diktaturës dhe kultit Stalinist të individit etj, etj, të tërhoqën vëmendjen e madhe edhe të drejtuesëve internacional, me urimet më të mira e të sinqerta për të, të ardhura nga shumë personalitete Evropiane.

Në Maj 1955, Gjovalin LUKA ishte i vetëmi person si i deleguar dhe si kryetarë i palës Shqiptare, në një takim midis Paktit të Varshavës dhe NATO-s, i mbajtur ky takim në Varshavë, të Polonisë.

Nga ana e vet Enver Hoxhës, atij ju dhanë udhëzimet përkatëse, ku me çdo kusht Gjovalini (në rast të drejtë fjale), si përfaqësues i qeverisë sonë, duhej të e dënonte imperalizmin Amerikanë, në një luftë të pakompromisë ndaj tij… Por, dukeqënse se e gjithë atmosfera e asaj mbledhje, të ishte - nga i pari, tek i mbrami - për paqen dhe bashkë-egzistencën paqësore, kur e mori të drejtën e tij të fjalës, Gjovalini u solidarizua pa asnjë mëdyshje me të gjithë parafolësit, duke e theksuar qartazi se, "edhe Shqipëria të është për mardhënjet e mira me çdo shtet të rruzullit tonë tokësor dhe veçanërisht për mardhënjet e bashkëpunimin e sinqertë me ato shtete, që ja njohin asaj të drejtën e vet-vendosjes dhe të mardhënjeve reciproke…"

Andaj, pas kthimit nga Polonia dhe pak ditë më vonë, me 18 Qershor 1955, pas një debati mjaft të ashpër me vet Enver Hoxhën dhe Rita Markon, në prezencën e stenografistit Haxhi Kroi, Gjovalini u shprehu atyre, fare hapas, ato bindjet e veta dhe mendimin e elasticitetit që duhej të e kishin edhe si Parti, asaj situate të ndërlikuar të atij takimi superfuqishë botërore.

Por, për Gjovalin LUKA, e gjitha nuk mbaroi me kaq...

Gjatë kësaj kohe të mbetur të vitit 1956, ai u dërgua me forcë në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, ku aty, po me forcë, ju aplikuan disa injeksione, të cilat nuk i bënë aspak mirë...

Akuzat e shumta rreth problemeve të punës, gjoja jo pastërtisë dhe nderit të tij si komunist ndaj Partisë, filluan t'i bezëdisnin veshët...

Me 31 Dhjetor 1956, natën e vitit të ri dhe bash duke afruar ora 12 e natës, Gjovalinin e arrestuan pa ndonjë paralajmërim.

Ai u dërgua, me masë internimi, në Roskovec të Fierit… Andaj aty, që të mbijetonte, ai ju shtrua punës së vështirë dhe u dha me shpirtë edhe në përmirësimin e kushteve të punës të puntorëve të asaj Stacioni Makinash e Traktorësh të Roskovecit, tek ai u caktua të ishte në rolin e drejtorit…

Në shtetin tonë, vetë jeta e sistemit të ishte e tillë, që i përngjiste lojës së një firzamonike, me hapje dhe mbyllje në proçesin e saj... Kështu, sa herë që situatat politike internacionale të zbuteshin apo të acaroheshin, në ato majat drejtuese të politikës sonë, aktiviteti politik i kombit tonë do kishte dukuri të reja... Lajmet e shumta, në Radio Moska dhe Zëri i Amerikës, po përmëndënin emëra komunistësh të goditur padrejtësisht dhe emëra të atyre që mendonin se të ishin në shinjestër për goditjen. Dhe, pas çdo emëri të përmëndur nga këto stacione radiosh , sejcilin prej tyre e priste arrestimi, burgosja apo pushkatimi. Këta persona, sëshpejti cilësoheshin nga qeveritarët e drejtimit të shtetit tonë, si "armiqë të popullit dhe pushtetit". Ky fat i tyre, të varej shumë edhe nga gjëndja shpirtërore e burrit më të madhë të shtetit tonë.

Andaj, tek Radio Moska e mbrojti Gjovalin LUKËN, në moralin dhe karakterin e tij dhe tek Sovjetikët i dhanë falas Roskovecit me qindëra traktorë, zetorë, autokombanja dhe pajisje të tjera bujqësore [si pjesë e atyre kontratave tona shtetërore, për pajisjet me makineritë e duhura të S.M.T.-ve (Stacioni Makinave dhe Traktorëve)], Gjovalinin e arrestojnë përsëri.

Tani, atë e mbyllin në Spitalin Psikiatrikë të Vlorës, ku, atij shtrati të fjetjes, ai të ndenji për shumë muaj, i lidhur me pranga dhe zinxhirë të hekurtë në këmbtë e duartë e tija…

Në këtë spital, atij ju injektuan me dhjetëra injeksione me përmbajtje sasirash qelbi infektues dhe me qindëra injeksione kloropomazinash, të cilat e sollën atë në një njeri me trupin e enjtur në kofshët dhe me një dobësi të papërshkura në pjesët e tjera të trupit...Janë të rregjistruara, gjithësej, 28 elektroshoke të aplikuara tek Gjovalin LUKA, nga doktorat e spitaleve psikiatrike Tiranë dhe Vlorë, doktorë të tillë ultra cinikë, të cilët ja thonin duke qeshur dhe pa pikën e turpit, se “… e gjitha që të bëjmë, është me urdhër nga lartë…”.

Pas këtyre torturave, kur Gjovalin LUKA u konsiderua si “i mbaruar”, atë e dërguan në Ishullin e Zvernecit, ku aty ai të ndenji me vite i izoluar...

Gjovalin dhe Marije LUKA u liruan nga internimi në vitin 1977. Dhe, pas këtij lirimi, familja LUKA u ri-vendos me banim në Shkodrën e tyre.

Në vitin 1979, një komision i ardhur apostafat nga Tirana, i kërkuan Gjovalin LUKËS që ai t’u shkruante atyre biografinë e jetës së vetë, me justifikimin e plotësimit të dokumentave për të drejtën e pensionit. Sipas tyre, qeverija i pranonte disa gabime të bëra ndaj tij dhe andaj atij do i njiheshin, në llogaritjet e pensionit, të gjitha atributet që nga koha e luftës, ato kontribute të jetës së tij atyre posteve shtetërore në Tiranë dhe ato të viteve të vujtjes, internimit dhe burgosjes, etj…

Kështu Gjovalin LUKA, me vetëdije plotë, u premtoi atyre se do jua jepëte biografinë e tij, ashtu siç ja kërkonin. Andaj, ai të shkruajti plotë 35 faqe auto-biografi, duke i theksuar me dipllomaci të lartë, të gjitha të metat e sistemit aktual dhe të ish atyre komunistave, të drejtuar nga Enver Hoxha që nga 1944. Pa ju dridhur aspak dora dhe syri, Gjovalini shkruajti një sintezë të Historisë së Vërtetë Shqiptare dhe këtë jua dorëzoj atyre organeve kompetente të të drejtave të pensionit (ashtu, siç e udhëzuan)…

Mjerisht, me datën 15 Janar 1980, ditën e datëlindjes së tij, Gjovalin LUKA të ndjeu dhimbje të padurueshme të hernies. Doktorat që u thirrën (çuditërisht 4 prej tyre), i injektuan atij një lloj ilaçi, ilaç i cili pas 3 orëve e solli babain tonë, fare papritur, në gjëndjen më alarmante për lënjen e amaneteve të tija dhe, pasi la ato, ai i mbylli sytë përjetësisht...

Ja pra, kjo ishte një përmbledhje fare fare e shkurtë, e Gjovalin LUKA, një përmbledhje e pa shumë episode të tjera të lëna me qëllim, jashtë kësaj jetës së tij, kësaj jete të këtij njeriu me zemër të madhe bujare dhe që të luftoi vërtetë me idealet e shënjta, për të mirën e popullit…