Përdoruesi:79.171.53.96/Jean Louis Fournier-KU DO SHKOJME O BA?

KU DO SHKOJMË O BA?------JEAN-LOUIS FOURNIER.

Ku do shkojmë o ba? është botuar nga Editions Stock në 2008 dhe është fituese e çmimit Femina në Francë.

Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean-Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit….. Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kene kartë krediti as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli, që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet, me gërma e blerta, “Ka shumë veshtirësi të qëndroje në këmbë”. Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin. Niveli i paaftësise së tyre, në përqindje, është 80%. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion lidhur me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument “te përhershëm”. Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çudit-shme, vështrimin te përhumbur… Çfarë po mendojnë? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e ve te xhami i përparmë i makinës kur e kam parkuar keq. Falë tyre, i shmangem ndonjë gjobe.

Maria, ime bije, u tregoi shoqeve të klasës qe ka dy vellezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë qe s’ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend.