Gjergji Semini është një mjek i specializuar për kirurgji, urorlogji dhe andrologji. Ka studiuar në Shkollën e Mjekësisë pranë Universitetit të Patras në Greqi dhe është i trajnuar dhe i kualifikuar pranë Departamentit të Urologjisë në Andrologji dhe rindërtim të sistemit urinar në University College London Hospital në Angli.

Gjergji Semini
U lind në14.01.1979
ArsimiUniversiteti i Patras, Shkolla e Mjekësisë, Greqi (MD) University College London Hospital, Angli

Kariera Redakto

Në vitin 2009 deri në vitin 2019 ka qenë pedagog i ftuar në Universitetin Eqrem Cabej, Gjirokastër në degën Infermieri e Përgjithshme.

Në vitin 2010 deri më sot është në Laboratorin e Urologjisë Molekulare dhe Gjenetikës së Riprodhimit Njerëzor, në drejtimet kërkimore dhe akademike të Universitetit të Janinës në degën mjekësi.

Në vitin 2010 dhe deri më sot ka mësimdhënie me studentët e mjekësisë që kryejnë praktikat e urologjisë në Klinikën Urologjike, në Spitalin Universitar të Janninës, Greqi me studentët e vitit të pestë.

Në vitin 2010 dhe deri më sot është asistent në mësimdhënie në Departamentin e Urologjisë pranë Universitetit i Mjekësisë në Janinë, Greqi me studentët e vitit të katërt.

Në vitin 2010 deri në vitin 2014 i trajnuar në Laboratorin e Hematologjisë në njësinë e biologjisë molekulare, në teknikat e fushave të biokimisë, gjenetikës, biologjisë molekulare dhe matjen e rrjedhshmërisë qelizore.

Në vitin 2011 deri në vitin 2012 ka qenë pedagog i ftuar në Universitetin e Tiranës në degën Infermieri e Përgjithshme në sistemin me kohë të pjesshme (Part-Time).

Në vitin 2011 deri në vitin 2015 ka pasur proces doktorature (PhD) të mbyllur me vlerësimin shkëlqyeshëm me temë në urologji andrologji.

Në vitin 2012 deri në vitin 2013 ka qenë pedagog i ftuar në Universitetin e Vlorës Ismail Qemali në degën Infermieri e Përgjitheshme në nivelin master.

Në vitin 2014 ka qenë trajnues studentësh përkatësisht në Kurset Mjekësore “ 2nd Surgical Suturing Workshop” organizuar nga HelMSIC në Universitetin Mjekësor Janinë në Greqi.

Në vitin 2015 ka qenë trajnues studentësh përkatësisht në Kurset Mjekësore “ 3nd Surgical Suturing Workshop” organizuar nga HelMSIC në Universitetin Mjekësor Janinë në Greqi.

Në vitin 2018 ka qenë drejtues i seksionit shkencor urologjik në Kongresin Ndërkombëtar Multidisiplinar IMCA IV të organizuar në Tiranë dhe anëtar i Bordit Shkencor të Kongresit i organizuar nga Spitali Amerikan.