Spartak Papadhimitri është një kameraman dhe regjisor shqiptar. I lindur më 17 shkurt 1951 në Tiranë. Ai është i njohur për filmat "Unë, ti dhe Kasandra", "Syri Magjik", "Love", "Dashuri dhe Turbulenca" si dhe "Njerëz dhe Fate 2" (drejtor fotografie).

Ka punuar në Kinostudio.

Ai është themeluesi i një prej shtëpive filmike të njohura në Shqipëri "Papadhimitri Production".

Ai është i martuar dhe është babai i Dionis dhe Klajd Papadhimitit, regjisorë dhe producentë shqiptarë.