Përdoruesi:Aulona123/Çaji i gjelbërt

Çaji i gjelbërt është i njohur me emrin “camellia sinensis”. Rritet në gjendje të egër në Kinë dhe Japoni dhe pema arrin një lartësi prej 9 metrave. Gjethet e çajit të gjelbërt nuk janë të oksiduara në dallim me çajin e zi. Dallimi mes çajit të gjelbërt dhe atij të zi ndër të tjera është edhe shija, mënyra e përfitimit dhe përmbajtja.

Historia

Redakto

Çaji i gjelbërt e ka origjinën nga Kina dhe është kultivuar aty që nga shekulli i 7 p.k. gjatë regjimit perandorak Shennong. Poeti Lu Yu ka shkruajtur për çajin e gjelbërt vitin 780 m.k, ku shkrimi i tij ka sjellë një formë të re të përgaditjës së çajit. Është bërë tharja dhe bluarja në formë të pluhurit dhe pastaj është shtuar uji I vluar. Kjo formë e përgaditjës që vlen edhe sot është përhapur në Evropë nga kompania holandeze e Indisë Lindore gjatë shekullit 16 dhe 17. Për here të parë në literaturën evropiane përmendet në vitin 1559 nga Xh.B.Ramuzio, një autor I njohur evropian.Lloje të kultivuara të çajit rriten në shumë vise të botës.Holandezët e çuan çajin në ishukkin Java më 1826 dhe britanikët që janë të famshëm si dashurues të çajit, e çuan në Indi më 1826.


Llojet

Redakto

Çaji I gjelbërt kinez:

Chun Mee

Redakto

Është më pak i ëmbël se çajet tjera të gjelbër. Në shije ndihet pak tym, ndërsa vetë emir i çajit në përkthimin fjalë për fjalë nga kizenishtja do të thotë “ vetullat e vlefshme”. Çaji I gjelbërt japonez:

Matcha

Redakto

Gjethet e çajit në këtë rast thahen ose bluhen në pluhur. Matcha ka përqindje të lartë të kafeinës dhe shije të forte dhe pak të hidhur. Mund të përgatitet me qumësht ose ujë.

Sencha

Redakto

Është i njohur për kualitet të lartë. Gjethet pas mbledhjes për një kohë të shkurtër nxehen në avull, ndërsa shija e çajit dallon varësisht nga rajoni I prodhimit. Çaji I pare Sencha në sezon zakonisht është I lehtë, I butë dhe I pasur me vitamina, derisa në fund të vitit bëhet më I forte dhe më I vrazhdë.

Genmachia

Redakto

Krijohet kur çajit të gjelbërt klasik I shtohet oriz I fërguar. Legjenda thotë që për here të pare është shfaqur në shekullin e 15-të në Japoni kur shërbëtorit të ngathët I ka rënë një kokërr oriz në çaj. Çaji është përgaditur në zjarr, i cili ka fërguar kokrrën e orizit në fund të tenxheres, duke I dhënë aromë të veçantë. Genmaicha ka aromë të kokoshkave.

Hojicha

Redakto

Është çaji I gjelbërt I cili duket dhe ka shijen si çaji I zi. Është I mire për tretje, prandak shpesh konsumohet në orët e vona.

Efektet shëndetësore

Redakto

Çaji I gjelbërt të mirat shëndetësore dhe efektet e tij janë zbuluar 4000 vite më parë dhe qysh atëherë konsiderohet si pije e mrekullueshme. Çaji i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban flluorur, në mineral që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e dhëmbëve .Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvogëlimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në gojë.Vepron si anti-inflamator, përveq të tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin çarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është njëmend një mrekulli në një filxhan. Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lirë duke shfrytëzuar molekulat antioksiduese mbrojtëse që janë prezent në sistemin tonë në mënyrë që të detoksifikoj këto ekekte të dëmshme. Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetësorë që të rrisni nivelin e antioksiduesve në trupin tuaj. Fatmirësisht , kjo arrihet lehtë , thjeshtë duke shtuar në dietën tuaj ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që natyralisht janë të pasura me antioksidues. Nivelet antioksiduese në çaj të gjelbër janë 100 herë më efektive se sa vitamin C dhe se 25 herë më të mira se vitamin E në mbrojtje në sistemin tonë imunitar .Edhe një arsye tjetër që të pish disa gota për çdo ditë.

Popullsia Aziatike po I përjetojnë efektet dhe të mirat e mrekullueshme të tij .Statistikat tregojnë se aziatikët kanë përqindje më të ulët të sëmurjes për shkak të mënyrës të shëndoshë të jetuarit. Njëra nga të mirat shëndetësore të çajit të gjelbër është potenciali i tij të veproj si agjent mbrojtës kundër vdekjes së hershme nga sëmundja e zemrës dhe kanceri. Pirja e çajit të gjelbër thuhet të zvogëlon nivelet e kolesterolit total dhe kolesterolit-LDL, kështu duke zvogëluar grumbullimin e pllakëzave të gjakut dhe duke ndihmuar që shtypja e gjakut të jetë në rregull.

Të mirat të tjera shëndetësore të çajit të gjelbërt: lufton kancerin, ndihmon në stabilizimin e diabetit, parandalon sëmundjet kardiovaskulare, të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bërë më të bukur dhe më të shëndetshme, ndihmon në humbje të peshës, ngadalëson procesin e plakjes, ndihmon tretjen, inkurajon rregullimin e jashtqitjes, ofron efekte mesatare stimuluse pa shkaktuar netë pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatëzanisë.

Ju mund të bëni shumë gjëra me këtë pije mrekullibërëse.Ndoshta nuk e keni ditur që të mirat shëndetësore të çajit të gjelbër nuk kufizohen vetëm me pirjen e tij por ju gjithashtu mund të mjekoni me të. Qka bën tjetër ? Ju gjithashtu të përgadisni gatojesa me çaj të gjelbër e gjithashtu të përdorni të mbeturat e çajit të gjelbër për të ujitur bimët (lulet). Këto të mira të fuqishme nuk mund të krahasohen me ndonjë substancë tjetër në botë pa asnjë efekt anësorë. Qaji i gjelbër është vërtetuar se ndihmon në uljen e peshës trupore, kanë treguar disa studime të fundit. Qindra persona obezë janë përfshirë në një program të dobësimit me tri orë aktivitet trupor dhe krahas aktivitetit kanë konsumuar edhe lëng shtesë. Studimi ka zgjatur 12 javë, ndërsa pija ka përmbajtur 625 mg katektin, antioksiduesin kryesor të çajit të gjelbër, si dhe 39 mg kafeinë. Personat e eksperimentuar janë ndarë në dy grupe, dhe njëri I ka konsumuar të dy pijet me kafeinë dhe pa katekin.Grupi që ka konsumuar katekin ka arritur të humbë dy kilogramë të peshës trupore,një më shumë se grupi tjetër. Për më shumë, katekinet kanë ndihmuar humbjen e indit dhjamor në abdomen dhe kanë ulur nivelin e triglicerideve në gjak.Informacione të sakta tregojnë se ata që pinë, të paktën, tre gota çaj çdo ditë kanë 20% më pak rrezikshmëri për atak në zemër.

Shërimi me pemë dhe barishte natyrore - Halil Kajtazi

http://botasot.info/shendetesia/191614/llojet-me-te-mira-te-cajit-te-gjelber