Përdoruesi:Auroranura/Dhurata Hoxha
Dhurata Hoxha është politikane kosovare, momentalisht Ministre e Integrimeve Evropiane e Republikës së Kosovës që nga shtatori i vitit 2017. Para këtij posti Znj.Hoxha ishte Ministre e Drejtësisë, duke u bërë Ministrja e parë e Drejtësisë grua në Republikën e Kosovës. Ajo, gjithashtu ishte këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Z.Hashim Thaçi (2011-2015), ku ishte përgjegjëse për fushën e sigurisë kombëtare si dhe sundimit të ligjit, dhe këshilltare politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulonin politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Jeta e hershme dhe arsimi and not
RedaktoDhurata Hoxha në një pjesë të kohës së luftës në Kosovë ishte refugjate në Shqipëri së bashku me familjen e saj, pas mbarimit të luftës ata u kthyen në Kosovë. Dhurata në vitin 2004 mbaroi studimet e saj në Graceland University, Ajova, SHBA, ku diplomoi me nderime të larta në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike. Ndërsa, në vitin 2008, mbaroi studimet master në Georgetown University në Washington DC, në departamentin e Studimeve të Sigurisë, me koncentrim në sigurinë ndërkombetare.
Karriera
RedaktoDhurata, prej e re ishte një vajzë e zgjuar me mendje të ndritur, ajo që nga viti 1999 ka punuar edhe në Zyrën amerikane (tani: Ambasada e ShBA) në Prishtinë në seksionin publik, si dhe në Ambasadën Britanike si Menaxhere e projekteve. Znj.Hoxha ishte pjesë edhe e organizatave ndërkombëtare si OSBE dhe UNDP. Në shumë projekte ka qenë e përfshirë si konsulente.
Nga viti 2008, Dhurata Hoxha ishte gjithashtu edhe profesoreshë në kolegjin ESLG dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ajo ka ligjëruar lëndët si Terrorizmi dhe Dhuna Politike; Feja dhe Globalizmi; Politika dhe Politikat Publike; Etika në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Vlerat.
Znj.Hoxha është edhe anëtare e Kryesisë qendrore të PDK-së (dhe një nga shtyllat kryesore të saj), si dhe e Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë.
Dhurata Hoxha, si një grua e fuqishme e cila operon në një vend ku ende dominon patriarkalizmi, ka quar përpara shumë procese tejet të rëndësishme për vendin. Ajo ka udhëhequr procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe ka koordinuar procesin me institucionet përkatëse. Në këtë pozitë Znj.Hoxha ka udhëhequr edhe grupin ndërmininstror për drejtësinë tranzicionale dhe ka vënë bazat e funksionimit të këtij grupi. Në kohën sa ishte Ministre e Drejtësisë Hoxha morri pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare si ajo e Bërdos për efikasitetin e gjyqësorit, pavarësisht pengesave të shumta si Ministre e Drejtësisë ajo ia doli të luftojë fuqishëm korrupsionin dhe krimet në Republikën e Kosovës.
Në emër të Zyrës së Kryeministrit, ka udhëhequr dhe koordinuar edhe procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe procese tjera të rëndësishme.
Përvoja profesionale e Ministres Hoxha përfshinë edhe detyrën si Këshilltare e Jashtme apo Eksperte e UNDP në Ministrinë e Punëve të Brendshme në periudhën (tetor 2008-mars 2011), ajo ka kontribuar në hartimin e legjislacionit kyç të sigurisë, duke përfshirë edhe strategjitë kryesore të sektorit të sigurisë.
Dhurata Hoxha, duke ditur rëndësinë dhe rolin e gruas në shoqëri dhe shtet, ofron përkrahje të vazhdueshme e të pakursyeshme për gratë në shtetin e Kosovës në çdo fushë. Hoxha ofron mbështetje të madhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke promovuar vazhdimisht punën dhe të drejtat e tyre.
Jeta Personale
RedaktoDhurata Hoxha është e martuar me Visar Hoxha. Ata kanë dy fëmijë, Malin dhe Hanën. Ata jetojnë dhe punojnë në Prishtinë.
Çmimet
RedaktoMinistrja Dhurata Hoxha, u nderua me titullin ''Doktor Nderi- Honorary Doctorate'', në Universitetin Graceland, Në Lamoni, të Shtetit Iowa-ShBA. Ky titull, i është dhënë Ministres Hoxha me motivacionin: Personalitet i merituar që ka dhënë kontribut të shquar në shoqëri, ajo nderon Universitetin Graceland dhe është e lidhur me këtë institucion, si dhe promovon vlerat e jetës që i kultivon Universiteti Graceland për studentët e vet.