Përdoruesi:Blerkn/Agim Mustafa Çeliku

Agim Mustafa Çeliku

U lind në qytetin e Tiranës më 15 maj 1944 në një familje autoktone tiranase, është i martuar dhe me dy vajza. Ai e shtriu aktivitetin e tij të gjatë prej gati katër dekadash në fushën e shkencës, shoqërisë dhe administrimit publik.

Edukimi & Përvoja Redakto

Pasi përfundojë arsimin e detyrueshëm dhe atë të mesëm, krahas ambicies dhe dëshirës për edukimin suplementar, për shumë vite ju përkushtua pasionit për artin tipografik. Ai qe i pari tipograf që pasi mori një specializim njëvjeçar në Republikën Popullore të Kinës, aplikojë për të parën herë teknollogjinë bashkëkohore të shtypit të thellë. Ai nuk u mjaftua me aq sepse falë vullnetit më vonë do të ishte pikërisht ai që do të bashkëpunonte dhe me kolegë të tjerë për të eksperimentuar e prodhuar kartmonedhat shqiptare dhe letra të tjera me vlerë.

Krahas angazhimeve të tjera, ai gjente kohë të merresh dhe me sport. Ishte pasionant dhe këmbëngulës për të arritur suksesin. Kështu pasi provoi të bëhesh fotbollist (luajti për disa vjet me ekipin shpresa të 17 Nëntorit të Tiranës dhe me Yllin e Kuq të Pogradecit) si shumëkush tjetër filloi aventurën e garave të gjata të atletikës. Në pranverën e vitit 1963, organizohet olimpiada shumësportësh dhe në garën e gjatë 5000 metra ai del kampion, zë vëndin e parë, dhe thyen rekordin kombëtar të mbajtur deri atëhere nga një tjetër atlet profesionist me përvojë.

Kompioni do dallohej thjesht sepse ai mbi kurriz do të mbante numurin njëzetekatër.

Më vonë Agimi përfundoi dhe fakultetin e drejtësisë, formim ky që do ta kompletonte si intelektual,administrator e drejtues i zoti.

Në vitin 1983 ai emërohet kryetar i degës së furnizim shpërndarjes në ndërmarjen komunale Metal Druri, punë të cilën e kreu me sukses.

Në vitin 1984 emërohet drejtor i ndërmarjes komunale banesa, punë të cilën e kreu deri në vitin 1989. Pas vitit 1989 dhe deri në vitin 1992 ai emërohet drejtor dhe drejton sektorin e shërbimit diplomatik në Tiranë.

Në vitin 1996 e deri në vitin 2001 ai do të kthehesh sërish drejtori i komunale banesës.

Viti 2001–2004 rikthehet përsëri drejtues kryesor në ndërmarjen e shërbimit diplomatik nga ku dhe del në pension pleqërie. Agimi përveç të tjerave ishte njëherësh dhe një prind i mirë, edukator,bashkëpuntor dhe mjaft komunikues e miqësor me qytetarët.

Agimi së bashku me bashkëshorten e tij Urani Çeliku lindën e rritën dy vajza, që të dyja të martuara, Aurorën e cila sot punon në Worcester-SHBA mësuese e të vetmes shkollë shqipe në diasporë dhe Sonilën e cila ka përfunduar studimet për psikologji dhe punon në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Për merita të veçanta pune, dhe duke parë aftësitë e rralla si drejtues ai është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme duke marrë vlerësime si një nga intelektualët e shquar që kishte kryeqyteti shqiptar.