Zhvillimi i Arkitekturës Moderne në Kosovë

Redakto

Arkitektura Moderne si një stil arkitektonik u shfaq në fillim të shekullit të 20-të duke u karakterizuar kryesisht me një frymë të thyerjes të stilit tradicional dhe me fokus në funksionalitet dhe thjeshtësi të projektimit. Ky stil filloi të veqohej me aplikimin e materialeve si betoni, qelqi dhe qeliku; kjo e cila erdhi si pasojë e ndikimit të Revolucionit Industrial. Karakteristikë e këtij stili është tranformimi nga ornamentet në linja të pastërta dhe hapësira funksionale duke arritur kështu në një estetikë të re arkitekturore dhe në një peisazh të ri urban.[1]

Ndërkaq në Kosovë, Arkitektura Moderne u shfaq kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, periudhë gjatë së cilës Kosova e përjetoi një evolucion të shpejtë në arkitekturë dhe urbanizëm me ndikim kryesor nga ideologjia socialiste e Jugosllavisë. Përgjatë kësaj periudhe qytetet në Kosovë përjetuan ndryshime të shumta në strukturën e tyre me ndikim nga arkitektura në vendet fqinje dhe më tej.

Zhvillimi i Arkitekturës Moderne në Kosovë duhet të shqyrtoj ndikimet historike, sociale dhe ato kulturore të cilat e kanë ndërtuar një peisazh të ri arkitektonik të këtij vendi; ndikime këto tek të cilat përfshihet në masë më të madhe ndikimi i Jugosllavisë dhe periudha e pas luftës dhe të cilat vërehen të aplikuara në arkitekturën e ndërtesave publike dhe private.

Konteksi Historik

Redakto

Arkitektura në Kosovë përpara fillimit të periudhës moderne influencohej nga traditat lokale dhe ndikimet osmane dhe austro-hungareze. Gjatë kësaj kohe, kjo arkitekturë tradicionale në thelb të saj përfshinte aplikimin e materialeve si druri dhe guri në shtëpi apo ndërtesa publike, e cila kjo rezultonte në një estetikë të thjeshtë, por edhe funksionale. Ndërkaq, për shkak të ndryshimeve politike dhe sociale që ndodhen kryesisht pas luftës së dytë botërore ndodhën transormime të mëdha në periudhën e pas luftës së dytë botërore. Gjatë kësaj periudhe u përqafuan parimet e thjeshtësisë dhe funksionalitetit të cilat i përkasin stilit brutalist. Këto aplikime u vërejten kryesisht në ndërtimet publike si universitete, ndërtesa administrative, të cilat në parim kishin filozofinë e ndërtimit të shpejtë dhe të lirë. [2]

  1. ^ "19.10: The Beginning of Modern Architecture". Humanities LibreTexts (në anglisht). 2024-06-30. Marrë më 2024-09-28.
  2. ^ "Architecture of Kosovo – HiSoUR – Hi So You Are" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-09-28.