Përdoruesi:Florind.k/10 rrugë të shkurtra që ofron tasti Win në Windows 7

Sikurse tastet e funksionit, të gjitha tastet e tjerë që përbëjnë tastierën kanë të gjitha nga një funksion të lidhur me Startin e Windows (tasti Win, ikona e dritares). Shumica e njerëzve janë të pavetëdijshëm për funksionet që lidhen me të. Në këtë rast, më lejoni t’ju siguroj se ka shumë më tepër nga ajo çfarë ju mund te imagjinoni se mund të bëje ky tast.

Shënim: Këto rrugë të shkurtra (shortcut) janë testuar në Windows 7 por shumica prej tyre funksionojnë dhe në Windows Vista.

Hapni dritaret e thjeshta të Windows.

1. Një nga funksionet më të thjeshta dhe më të njohura të tastit Windows është për të hapur Start Menu. Është e njëjtë sikur të klikosh ikonën Start.

2. Dritarja dialoguese RUN ju jep mundësinë të hapni aplikacionet dhe dritaret e ndryshme në rrugë shumë të shpejtë. Mjafton të shtypni tastin e Win + R.

3. Windows Explorer është shfletuesi ynë për skedarët dhe dosjet e Windows. Dhe besoj se çdo përdorues duhet ta dijë kombinimin i cili e hap atë, Win + E.

4. Sa shpesh ju nevojitet për të përdorur motorin e kërkimit në Windows? Nëse jeni një klient i i rregullt i tij, atëherë shkurtesa Win + F do ju kursente shumë kohë.

5. Ndoshta nuk do të keni nevojë për ndihmën dhe mbështetjen që ofron Windows por gjithsesi ja ku keni shkurtesën e saj Win + F1.

Hapni dritaret e përparuar të Windows.

6. Keni nevojë t’i hidhni një sy të shpejtë të dhënave të sistemit tuaj? Provoni Win + [Pause, Break].

7. Për të aksesuar dhe ndryshuar shpejt opsionet tek Window Mobility Center si volume control, brightness dhe battery atëherë zgjidhni rrugën e shkurtër Win + X.

8. N.q.s. do ju duhet të ndërroni mënyrën e shfaqjes së Windowsit në ekranin tuaj mjafton të shtypni Win + P e cila shfaq Presentation Display Mode.

9. Janë shumë mënyra për ta bërë përdorimin e kompjuterit të lehtë. Disa prej këtyre opsioneve janë të vendosur poshtë Ease of Access Center dhe për aksesimin e shpejtë të tyre shtypni tastin Win + U.

10. E përdorni shpesh kombinimin Ctrl + Alt + Delete për të hapur dritaren ku zgjidhni për të kyçur kompjuterin tuaj? Epo, Win + L ju jep mundësinë që ta kaloni atë dritare dhe të kyçni kompjuterin tuaj direkt.