U lind më 27 shkurt 1944 në Mramori të Komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1963. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (drejtimi i grafikës) si dhe studimet pasdiplomike i mbaroi në Prishtinë. Nga viti 1963 deri në vitin 1967 punoi në arsim, ndërsa në vitin 1968 filloi punën në redaksinë e gazetës së përditshme Rilindja (gazetë)Prishtinë , ku punoi në vendin e redaktorit artistik, e ku herë pas herë botoi edhe shkrime autoriale nga lëmi e artit figurativ deri më 21 shkurt 2002. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1980. Tani jeton dhe vepron si artist i lirë në Prishtinë.


Gani Gashi
Lindi më 27 Shkurt 1944
Vendlindja Mramori Prishtina
Kombësia Shqiptar
Nënshtetësia Kosovë
Shkolla e kryer Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK)
Profesioni Piktor
Vitet aktiv 1961 - present
Qyteti ku jeton Prishtina
Bashkëshortja Sabrie Gashi
Fëmijë Lira Gashi
Sadete Gashi
Lumnije Gashi-Gërguri
Adem Gashi
Lindita Gashi-Begolli
Prindër Ramize Gashi
Ismail Gashi

BiografiaRedakto

Gani Ismail Gash i lindur në fshat Mramori Komuna e Prishtinës, më 27 shkurt 1944, është një piktor shqiptar nga Kosova. Gashi ndoqi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e KosovësPrishtina nën "Hasan Prishtina" ku vazhdoi edhe me studimet pasuniversitare. Gashi ka punuar në gazetën ditore Rilindja (gazetë)Prishtina Ai ka punuar në më shumë se 6.000 piktura, vizatime, grafika. Gjatë periudhës së luftës në Kosovë 45 nga veprat e tij u dogjën në Galerinë "Hani i dy Robertëve" në Prishtina, përvojat e asaj periudhe janë shprehur në shumë prej veprave të tij. Gashi u miqësua me Gjelosh Gjokaj i cili ishte edhe pedagog i tij gjatë studimeve.






FilozofiaRedakto

Në atelienë e piktorit G.G. nuk kishte asnjë pasqyrë. Vetëm piktura të lëvarura nëpër muret e bardha ngjyrë akulli. E kam parë piktorin G.G. të lodhur dhe të verdhë në fytyrë. I kam shikuar edhe pikturat një nga një… I kam lexuar në mënyrën time sikur të ishin libra ku flet secila ngjyrë. E kam zbuluar një botë krejt tjetër siç nuk e kisha parë kurrë. I kam shikuar edhe me sy të mbyllur… I kam fërkuar edhe duart. Interesant, kam dëgjuar edhe një muzikë + dialogun dhe monologun e ngjyrave. E kam pyetur veten: A është e mundur” E kam ndier zërin e brenshëm: Po. Po. Ngjyrat flasin edhe me dhembje. Ky është arti që me pak thotë shumë. Edhe kolazhi ka formë moderne. Thellësi magjike kanë edhe peizazhet. Shihet një përmbysje e imitimit duke u plotësuar me një imagjinatë të re. Edhe uji, po edhe guri i lidhur flet.






Influenca e ngjyraveRedakto

Influenca e ngjyrave të ndezura të artit modern, sidomos të ekspresionistëve ështëshumë evidente në veprat e piktorit shqiptar Gani Gashi. Por piktori Gashi dheartistët e tjerë modernë që krijojnë në trevën e Kosovës, zanafillën e ngjyrave nuke zbulojnë totalisht në veprat e autorëve botërorë (edhe pse i njohin aq mirë prejstudimit e shkollës), por në sistemin koloristik që u kanë parë sytë brenda atdheut tëtyre, pranë ngjarjeve kombëtare, ngjyrës së flamurit emblematik, ngjyrës së gjakutnë rrjedhën tragjike, ngjyrës së zjarrit të votrës a të luftës, ngjyrës së djegies, ngjyrëssë diellit.


Së fundi nga njëri autor tek tjetri të gjitha këto ngjyra përzihen instiktivishtme peisazhin tipik mesdhetar që nis të shfaqet në telajo nëpërmjet ngjyrës së gjelbër të pranverës deri tek e bardha e grija e maleve, e më tej tek e verdha ekafja vjeshtake. Pra, shkolla e pikturës shqiptare ka në themel të saj një përdorjeinstiktive ngjyrash, e cila i jep identitet edhe më të thellë veprës së çdonjërit autor.Në përgjithësi artistët kosovarë e ngjyejnë penën e tyre në vetë materien e një identiteti të caktuar shijues, që krijon mbartje të natyrshme klishesh të njohura nërrafshin ekzistencialist. Kjo vërtetohet edhe nga titujt e mesazhet që kanë pikturat, tëcilat inspirohen jo rrallë herë nga lufta për liri, nga tematika e kryengritjes, heronjtëkombëtarë dhe fatkobi i atdheut të tyre. Pra, edhe nëse do të gjejmë ngjashmëri meartistët modernë apo ata postmodernë në pikturat e tyre, duhet theksuar se kjoështë një përshtypje vetëm iluzive, përgjasia nuk ndodh dhe as kërkohet për t'u bërëashtu nga piktorët më të mirë të Kosovës, të cilët kanë krijuar prej dekadash njëshkollë të vetën të pikturës, një shkollë të pasur me krijimtari e me artistë, të cilëtedhe pse janë krijues të një shkolle të caktuar kanë mundur të kenë një stil krejtvetanak, të cilin e kanë krijuar duke qëndruar korrekt konform nderimit që u bëjnëata mjeshtrave të mëdhenjë të artit më të zhvilluar botëror. Piktorët shqiptarë tëKosovës vijnë nga një shkollë me identitet të theksuar, tipike në Ballkan. Në mjaftnga punimet e tyre zbulon vepra gati-gati ekzotike.


Piktura në lëvizjeRedakto

Kur sheh tablotë piktorike të Gani Gashit nuk përjashtohet mundësia të shquashnë vepra reaksione të fuqishme piktorike po aq mbresëlënëse si Fovizmi, ku mbiskeletin grafik do të zbulosh triumfin ngadhënjyes të ngjyrave. Në një tablo tjetërdallon reaksione Ekspresionizmi ku do të zbulosh lirinë dhe dlirësinë e emocioneve,reaksione Surealizmi ku do të zbulosh ëndrra dhe ankthe të frikshme parë jo nganjë individ, por nga një ushtri individësh, ose befasohesh nga imazhe që sugjes-tionojnë lëvizje në sytë tanë si tek veprat e Pop Artit. Megjithatë në bazë të krijimtarisë së Gani Gashit janë disa rrënjëzime psikologjike të artit modern, por jobazat emocionale të tyre, të cilat pangjashmërisht shfaqen në veprat e reja me tëcilat bëhet gati një ekspozitë. Tek publiku që ka ardhur të shikojë veprat e Gashitndodh kaq lehtë procesi asimilues i mesazhit piktorik. Gashi nuk përcjell ndonjërrymë të caktuar në pikturën e tij. Nuk e përfill adhurimin që ka për çdonjërën nëçastin që nis të pikturojë. Ai thotë: "Unë pikturoj atë çka e ndjej në shpirtin tim,prandaj nuk i përmbahem atyre rregullave; nuk e di a i përkas asaj rryme, apo asajtjetrës. Mirëpo unë pikturoj dhe bëj grafikë vetëm me atë çka ndiej në shpirtim timdhe s'më interesojnë fort rrymat, tek e fundit". Po aq spontan është artisti edhe nëtematikën e pikturës. Në çdo lëvizje të re, temat janë të larmishme. Asnjëherë nukrreket të trajtojë një temë me një synim të caktuar. I pikturon gjërat ashtu si vinë,madje as që pretendon ndonjë koncept dhe çdo ide dhe çdo pikturë që nis ta bëjëe zhvillon në mënyrë krejt spontane. "Filloj diçka dhe duke punuar mua më lindideja me bë këtë apo atë", thotë ai. Kur merr fund kontakti i piktorit me kanavacën,ngelet në të përfundimisht një lëvizje rrjedhëse, e ngrohtë, shkrepëtitëse dhe kjolëvizje tashmë bëhet aq e vërtetë, sa për të konfirmuar edhe origjinalitetin e spikaturtë piktorit Gani Gashi. 9


Materia kombëtare në ngjyrëRedakto

Me materien kombëtare Gani Gashi i ka influencuar dukshëm ngjyrat e tij,megjithatë pikturat janë tepër intime, në rastin e këtij piktori janë të varësuara dukshëm prej shijes së mprehtë personale. Shija ndikon dhe përgatit pikërisht shtresat e një intimiteti dhe personalizmi në pikturë. Shija vepron mbi ngjyrat, nxitdaljen jashtë të tyre, përpunimin në telajo, frymëzon shtresëzimin. Dihet që materiakombëtare (kupto këtu të gjitha zhvillimet historike dhe kulturore) është edhe intimeedhe sociale. Sociale është pjesa që udhëton gjatë gjithë jetës së piktorit, në gjeneratën e tij, por edhe të tjerëve. Tema sociale sipas piktorit është edhe më evështirë. "Kemi kaluar nëpër periudha të vështira", pohon ai. Por gjithsesi motivetpiktorike janë shumë intime. Në këtë mënyrë piktori arrin të bëhet zot i ngjyrës.Çuditërisht emocionet që përjeton Gashi janë elementi bazë që ndërton pikturën emandej ekspozita. Nuk është rastësi që nga njëra ekspozitë në tjetrën tek ky artistndërron i gjithë stereotipi i mëparshëm i prezantimit. Detajet në pikturë zënë mëshumë hapësirë, por më pak vëllime dhe si të tilla krijojnë lëvizje ose imazhe lëvizorë. Përreth dy vjetëve Gani Gashi përgatit një cikël të ri pikturash. Del ngaqarku i mëparshëm i të perceptuarit të ngjyrave dhe krijon një ekspozitë ndryshe, tëcilën pret ta paraqes para publikut artdashës, në Kosovë, Shqipëri, ose gjetkë.Gashi eksploron me ngjyrat dhe krijon një marrëdhënie të plotë me kohën në tëcilën vepra vjen. Cikli më i fundit vjen për të na treguar mënyrat e reja të shikimit tëbotës përreth dhe prezantimit të saj me penelata të ndezura. Piktori Gashi arrin meciklin piktorik që të eliminoj pengesat mes shikuesit dhe e përfshin atë në emocionet e pikturës. Piktura fiton thellësi, luan në një mënyrë të dyfishtë me detajet, ku njërën shfaqje e jep shtresa grafike në kanavacë dhe tjetrën shfaqje purpuri i ngjyrave të përziera bukur.

ÇmimetRedakto

Çmimi i parë për pikturë Ekspozita pranverore e SHAFK) Prishtinë 2005

Shpërblimi i parë për pikturë (Ekspozita – Salloni i Nëntorit – Galeria Kombëtare e Arteve) Prishtinë Nëtor 2008

GaleriaRedakto

Ekspozitat Personale:Redakto

Year Galllery Sity,State
1968 Prishtina Kosovo
1968 Kranj Slovenia
1969 Prishtina Kosova
1992 on the occasion of 28th November Zofingen Switzerland
1994 Culture Center of Kaufering Germany
1996 Gallery “Rada" Prishtina Kosovo
1999 Café-Gallery “Hani i dy Robertëve” Prishtina Kosovo
2003 Café-Gallery “Hani i dy Robertëve” Prishtina Kosovo
2003 City Gallery Gjilan Kosovo
2003 Fushë Kosovë Prishtina Kosovo
2004 Tirana National Art Gallery Prishtina Kosovo
2004 Gallery of Ministry of Culture Prishtina Kosovo
2007 Gallery of Ministry of Culture Prishtina Kosovo
2008 Gallery Schruder (April-May 2008) Augsburg Germany
2008 Gallery Zenit (September-October 2008) Tirana Albania



Ekspozitat Kolektive:Redakto

Year Galllery Sity,State
1983 “Autumn Exhibition of Association of Fine Arts Artists of Prishtina” Prishtina Kosovo
1985 “Youth Salon” Prishtina Kosovo
1992 Gallery Schruder Augsburg Germany
1997 November Salon of AFAAK Prishtina Kosovo
1997 Dardanians-Figurative Exhibition Prishtina Kosovo
1997 (Gallery “Kulla e Balshajve”) – Graphics Exhibition Ulqin Montenegro
1998 (November Salon of AFAAK) Prishtina Kosovo
1998 “Dardanians” – Humanitarian Exhibition Prishtina Kosovo
1999 (November Salon of AFAAK) Prishtina Kosovo
2000 (“Dardanians”-Gallery “Koha”) Prishtina Kosovo
2000 (November Salon) Prishtina Kosovo
2001 (November Salon) Prishtina Kosovo
2001 (Selling exhibition of charitable dedication) Prishtina Kosovo
2002 (November Salon of AFAAK) Prishtina Kosovo
2002 (“Portrait” – National Gallery) Prishtina Kosovo
2003 (November Salon of AFAAK – Kosova Museum) Prishtina Kosovo
2003 (Albanian League of Prizren – 125 years – Kosova Art Gallery) Prishtina Kosovo
2004 (International Drawing Biennial- AFAAK – Kosova Art Gallery) Prishtina Kosovo
2004 (Spring Salon of AFAAK-Kosova Museum) Prishtina Kosovo
2004 (November Salon of AFAAK) – Graphics Exhibition Prishtina Kosovo
2005 (Spring Salon of AFAAK) Prishtina Kosovo
2005 (Spring Salon of AFAAK-Kosova Museum) Prishtina Kosovo
2005 November Salon of AFAAK – National Art Gallery) Prishtina Kosovo
2006 (Spring Salon of AFAAK-Kosova Museum) Prishtina Kosovo
2006 (November Salon of AFAAK) – Graphics Exhibition Prishtina Kosovo
2007 (Spring Salon of AFAAK-Kosova Museum) Prishtina Kosovo
2007 (Exhibition “Muslim Mulliqi Prize” – National Art Gallery) Prishtina Kosovo
2007 November Salon of AFAAK – National Art Gallery) Prishtina Kosovo
2008 (Spring Salon of AFAAK - National Art Gallery) Prishtina Kosovo
2008 (Spring Salon of AFAAK - National Art Gallery) Prishtina Kosovo
2009 (Kosovar Artists Exhibition) Brussels Belgium
2009 (Spring Salon of AFAAK - National Art Gallery) Prishtina Kosovo

Sabrie GashiRedakto

Bashkëshortja e tij, Sabrie Gashi ishte gjithashtu aktive në Arte Artiyanale - me gjilpëra të cilat veprat ishin shumë të njohura në Gjermani. Fotografia më poshtë mund të shihni një nga shumë veprat e saj.

Dihet që vetëdija shkon përtej meditimit, por Sabrien mund ta njihenim përmes përbërjes së luleve. Ajo kishte një ekuilibër të fortë me natyrën dhe shkoi një hap më tej me harmoninë që duhej të kishte mbizotëruar në të gjithë elementët e përbërjes së luleve në lidhje me stinën dhe rrethinën e saj, të gjitha këto cilësi që ajo i trashëgoi nga fëmijët e saj, të cilët mund të themi të gjithë janë artistë.

ReferencatRedakto

Ne Augsburg eshtehapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi [1] Shtëpi »GALERIA KALO, Tiranë, Shqipëri» Gani Gashi [2]

Lidhjet e jashtmeRedakto

  1. ^ https://www.shqiperia.com/Ne-Augsburg-eshte-hapur-ekspozita-e-piktorit-kosovar-Gani-Gashi.3757, o1 Prill 2008,
  2. ^ https://art-thessaloniki.helexpo.gr/en/media-gallery/detail/1082/3778