Përdoruesi:Inoreda Hasa/Arsimi Gjithëpërfshirës

https://resourcecentre.savethechildren.net/sites/default/files/documents/inclusive_education_in_albania_in_albanian.pdf== Arsimi Gjithëpërfshirës == Arsimi Gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara është procesi i rritjes së pranisë (aksesit në arsim), pjesëmarrjes dhe arritjeve mësimore (cilësia e arsimit) të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Arsimi Gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara nuk vendos karakteristikat personale apo aftësitë në qendër të “përjashtimit“ nga arsimi i rregullt. Arsimi Gjithëpërfshirës krijon kushte për arsim të barabartë dhe cilësor, ofron metoda të përshtatura mësimore që synojnë përmbushjen e nevojave të veçanta si dhe trajnime shtesë për mësuesit dhe orjentohet drejt përfshirjes së prindërve si partnerë të nevojshëm për arsimimin e fëmijës. Arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufzuara konsiderohet, para së gjithash, si një proces vazhdimisht në përmirësim i cili kërkon kohë si dhe angazhimin e të gjithë aktorëve institucionalë dhe partnerëve/shoqërisë civile në ndërtimin e një sistemi të suksesshëm.

https://resourcecentre.savethechildren.net/sites/default/files/documents/inclusive_education_in_albania_in_albanian.pdf=== Historiku === Zhvillimi i Arsimit Gjithëpërfshirës në Shqipëri

Përpjekjet e para për arsimin gjithëpërfshirës në Shqipëri datojnë në fillimin e viteve 1990. Në periudhën kohore 1994-2000, falë mbështetjes së një numri të madh organizatash ndërkombëtare, u aplikuan edhe projektet e para në kopshtet dhe shkollat e vendit. Edhe pse rezultatet e para ishin premtuese, për shkak të mungesës së ndihmës financiare të qeverisë, këto projekte e ulën gradualisht impaktin që kishin deri sa u ndalën krejtësisht. Në këtë periudhë, në ndryshim nga organizatat, përpjekjet më të mëdha të institucioneve drejtuese të arsimit u përqendruan në ngritjen dhe përmirësimin e kushteve në institutet dhe shkollat speciale siç ishin instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë dhe instituti i nxënësve që nuk shikojnë e shkollat speciale në rrethe të ndryshme, shkolla dhe institute të hapura që në vitet ’60. Në Dispozitat Normative për Arsimin Publik të vitit ’96, për herë të parë u theksua ideja se integrimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme 54 konsiderohej një proces i pakthyeshëm dhe bashkëkohor për më të mirën e fëmijëve dhe të vetë shkollave. Gjithçka do të varej nga natyra e kurrikulës, organizimi i shkollës, gatishmëria e mësuesve dhe aftësia për t’iu përgjigjur diversitetit të nxënësve. Në vitin ’97, Qendra e Zhvillimit të Fëmijëve në Tiranë ndërmori një projekt që synoi integrimin e fëmijëve me AK në shkollat e zakonshme. Paralelisht me praktikat e para integruese, u zgjua interesi për identifikimin e fëmijëve me AK në shkallë vendi dhe për njohjen reale të problemeve të tyre lidhur me arsimimin. Në vitet 2000-2001 nis fazën e tij të parë projekti “Arsimi Special i Integruar” nga MEDPAK. Projekti arriti të ndërthurë me sukses modelin bashkëkohor të arsimit gjithëpërfshirës me përvojën tonë të edukimit në përgjithësi duke gjeneruar në këtë mënyrë një variant shqiptar të gjithëpërfshirjes. Falë tij u arrit më në fund të bëhet realitet gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme pranë vendbanimeve të tyre26. Suksesi i projektit të mësipërm e nxiti MAS-in që, në dhjetor 2002, të aprovonte Dispozitat Normative të Arsimit Parashkollor ku përfshihet për herë të parë koncepti i arsimit gjithëpërfshirës dhe një sërë rregullash për ta bërë të mundur zbatimin e tij në praktikë. Megjithatë, këto dispozita nuk mundësonin disa nga kërkesat dhe shërbimet bazë për këta nxënës, si p.sh. prania e mësuesit ndihmës, e ekipit të hartimit të PEI-t etj. Në korrik 2003, Save the Children dhe shoqata “Ndihmoni Jetën” nisin një projekt që synon krijimin e një përvoje të ndërhyrjes edukative gjithëpërfshirëse më të hershme sesa arsimi i detyruar. Në vitin 2004 miratohet Strategjia Kombëtare për PAK ku politikat për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara zënë një vend të rëndësishëm. Me plotësimin e kuadrit ligjor, morën hov një sërë nisMAS dhe përpjekjesh për arsimin gjithëpërfshirës. Save the Children, në bashkëpunim me Shoqatat “Ndihmoni Jetën” e MEDPAK, Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratit si dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, që nga viti 2004 e në vazhdim ka mbështetur procesin e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e arsimit të detyruar. Në saje të kësaj mbështetjeje, një numër i konsiderueshëm fëmijësh me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë në qytetet Tiranë, Berat dhe Librazhd kanë përfituar një arsimim më cilësor dhe të përshtatur me veçoritë e tyre individuale. Që nga viti 2008, me kërkesën dhe mbështetjen e MAS-it, ky projekt është shtrirë edhe në tre rajone të tjera: Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Një tjetër hap i madh në rrugën e gjatë drejt arsimit gjithëpërfshirës ishte edhe ligji i ri, miratuar më 21 qershor 2012, që premton të çojë në një fazë të re përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme.

http://observator.org.al/wp-content/uploads/2015/09/UDHEZUES_GJITHEPERFSHIRJA_SHQK_2_18-02-15.pdf====Barrierat kryesore në përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme==== Arsimimi i fëmijëve në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të vendit pengohet nga një numër i madh barrierash në mësim dhe pjesëmarrje. Këto barriera janë strukturore, pedagogjike, konceptuale, profesionale, financiare dhe sjellore. Ato gjenden brenda vetë nxënësve, brenda shkollave, brenda sistemit arsimor, brenda familjeve dhe brenda kontekstit më të gjerë ekonomik, politik dhe social. 1. Infrastruktura dhe mjedisi fizik Edhe pse ka pasur përshtatje në infrastrukturën e kopshteve dhe shkollave (kryesisht në qytete), gjë që ka si qëllim lehtësimin e aksesit në mjediset e klasës dhe të shkollës, në përgjithësi, infrastruktura ekzistuese nuk është mikpritëse dhe e përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në pjesën më të madhe të shkollave, kjo përshtatje e infrastrukturës ka mbetur te vendosja e rampave në hyrjen e shkollës dhe vetëm në katin e parë por jo në katet e tjera. Janë të rralla kopshtet dhe shkollat që ofrojnë infrastrukturë të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. 2. Gjendja fizike e godinave të kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare Përfaqësuesit e DAR/ZA-ve raportojnë se 35% e të gjitha godinave të kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare i plotësojnë kushtet për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Këtë cilësi të godinave drejtuesit e kopshteve dhe shkollave e lidhin me rinovimin e godinave dhe ristrukturimin e tyre ndërkohë që i vetmi element i përshtatjes së mjediseve të godinave që ata përmendin janë rampat. Në fare pak raste raportohen edhe përshtatje të tualeteve. Infrastruktura e godinave të kopshteve dhe shkollave është kompetencë e bashkive dhe komunave të cilat në pyetësor shprehin si arsye kryesore për mungesën e përmirësimit të kushteve të infrastrukturës pamundësinë financiare. Klasat dhe numri i nxënësve për klasë Në përgjithësi, klasat nuk përshtaten për t’u bërë më të aksesueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara (nuk kanë një vendosje të përshtatshme të bankave, dysheme jo të rrëshqitshme etj.). Në shkollat e zakonshme, përveç pak shkollave në disa qytete që janë pjesë e një projekti për arsimin gjithëpërfshirës, mungojnë klasat burimore, mjediset mbështetëse apo klasa të tjera të veçanta. Klasat nuk janë të mëdha, gjë që shpesh vështirëson aksesin dhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të kufizuar fizike; ato janë të mbipopulluara sidomos në zonat urbane ku mesatarja e përgjithshme e fëmijëve për klasë në disa raste i kalon 32 nxënës. 3. Cilësia e arsimimit në arsimin e detyrua Kurrikula Një ndër barrierat më shqetësuese për nxënësit me aftësi të kufizuara është kurrikula e kjo lidhet së pari me natyrën jo fleksibël të saj, gjë që pengon përmbushjen e nevojave të ndryshme të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kurrikula është shumë “e rënduar” për fëmijët e kategorive të ndryshme të aftësisë së kufizuar, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale. Një ndër pengesat kryesore për aksesin në kurrikul të fëmijëve me aftësi të kufizuara është mospajisja me materiale e mjete të përshtatshme. Pengesat bëhen edhe më të mëdha për nxënësit me aftësi të kufizuar të rënduar të cilët nuk kanë teknologji ndihmëse e cila do t‘i pajiste ata me elementët e nevojshëm për pjesëmarrjen në procesin e të nxënit. Si pasojë, mësuesit e fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore shpesh “hartojnë” kurrikula dhe plane mësimore duke i fokusuar objektivat kryesisht në aftësitë për jetën dhe bazat e shkrimit dhe leximit.Një tjetër gjetje me rëndësi është edhe mungesa thuajse e plotë, si në shkolat e zakonshme ashtu edhe në ato speciale, e teksteve mësimore të përshtatura për fëmijët me aftësi të kufizuara si p.sh. tekstet me shkronja të mëdha, tesktet e thjeshtuara apo me materiale suplementare, tekstet ne Braille etj. I vetmi përjashtim eshte instituti i nxënësve që nuk shikojnë ku përdoren tekste në Braille.Mësuesit nuk kanë një udhëzues për përshtatjen e kurrikulës për nxënësit me aftësi të kufizuara. Sistemi i vlerësimit dhe provimeve nuk është i përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara. Provimet dhe vlerësimet bëhen vetëm formalisht dhe provimet zyrtare të fëmijëve me aftësi të kufizuar intelektuale ka raste që plotësohen nga vetë mësuesit ose nga nxënësit e tjerë sepse teza është e njëjtë për të gjithë nxënësit dhe jo e përshtatur me mundësitë dhe nivelin zhvillimor të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Stigma dhe diskriminimi Fëmijët me aftësi të kufizuara përjetojnë stigmë dhe abuzim verbal në shkollë dhe në komunitetin përreth. Prindërit shprehen se nuk janë të pakta rastet në të cilat fëmijëve u vihen epitete nga më fyeset nga nxënës të tjerë. Në shumë raste, fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla të zakonshme bëhen pre e talljeve dhe sharjeve.

http://observator.org.al/wp-content/uploads/2015/09/UDHEZUES_GJITHEPERFSHIRJA_SHQK_2_18-02-15.pdf===== Faktorët pengues në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme ===== Faktorë që lidhen me mësuesit Mungesa e njohurive dhe praktikave integruese për fëmijët me aftësi të kufizuara. Thuajse të gjithë mësuesit e intervistuar shprehen për mangësi në njohuritë dhe praktikat që lidhen me mësimdhënien për fëmijët me aftësi të kufizuara. Mësuesit e shkollave nuk kanë marrë gjatë studimeve të tyre njohuri mbi mënyrat e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasa të zakonshme. Disa nga nevojat e ngutshme për trajnim që ata përmendën kishin të bënin me: - Njohuritë mbi mënyrën e menaxhimit të sjelljes së fëmijëve me aftësi të kufizuara e në veçanti mbi teknikat e punës për menaxhimin e sjelljes së fëmijëve me autizëm, hiperaktivitet dhe aftësi të kufizuar intelektuale. - Marrjen e njohurive dhe plotësimin e nevojës për ekspertizë në planifikimin dhe ndërtimin e planeve të individualizuara. - Teknikat pedagogjike për të diferencuar dhe përshtatur mësimdhënien për fëmijët me aftësi të kufizuara. - Njohjen e teknologjisë ndihmëse dhe programeve të veçanta për mësimin e gjuhës së shenjave dhe të leximit Braille. Një tjetër faktor pengues te mësuesit është mungesa e motivimit të tyre. Më konkretisht, pagat e ulëta, moszbatimi i ligjit për mësuesit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara në klasë (mësuesit thonë që nuk po marrin pagesë ekstra për punën që bëjnë me këta fëmijë, nuk përfitojnë ulje të numrit të fëmijëve në klasë etj. siç është parashikuar në ligj33) dhe mungesa e vlerësimit nga prindërit a stafi drejtues janë disa nga faktorët kryesorë demotivues. Pengesë është edhe metoda tradicionale e mësimdhënies në shkollat e zakonshme. Paragjykimet e mësuesve ose prindërve të nxënësve të tjerë në klasë janë një tjetër pengesë. Disa mësues nuk besojnë në konceptin e edukimit gjithëpërfshirës dhe as në kapacitetet e potencialet e fëmijëve me aftësi të kufizuara Faktorë pengues që lidhen me drejtuesin e shkollës 1. Mungesë e njohurive në fushën e gjithëpërfshirjes; 2. Paragjykime dhe qëndrime negative ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, sidomos fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Skepticizëm për të ardhmen e tyre në shkollë; 3. Aftësi të dobëta ose mungesë aftësish menaxheriale; 4. Lëvizje e shpeshtë dhe ndryshim i stafit drejtues të shkollës nga Drejtoria Arsimore; Faktorë pengues që lidhen me prindin Edhe vetë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara shprehën një sërë arsyesh që pengojnë suksesin e fëmijës së tyre në shkolla, ndër të cilat mund të përmenden: 1. Varfëria, kushtet e pamjaftueshme ekonomike dhe mungesa e punësimit të prindërve (edhe në shumë studime të tjera34 është parë korrelacion i ndjeshëm mes faktorëve ekonomikë dhe pjesëmarrjes së këtyre fëmijëve në shkolla apo braktisjes së shkollës nga ana e tyre); 2. Distanca e madhe nga shkolla, kryesisht në zonat rurale, si dhe cilësia e rrugëve që janë plotësisht të pafavorshme për fëmijët me aftësi të kufizuara; 3. Niveli i ulët i informimit dhe i ndërgjegjësimit të prindërve lidhur me të drejtën e fëmijës së tyre për arsim; 4. Qëndrimet negative dhe turpi i prindërve për aftësinë e kufizuar të fëmijës; 5. Qëndrime dhe sjellje mbrojtëse të tejskajshme të prindërve; 6. Mospërfshirja në nivelin e duhur e prindërve dhe e komunitetit në procesin arsimor dhe gjithëpërfshirës. Faktorë pengues që lidhen me vetë fëmijët me aftësi të kufizuara - Aftësitë e varfra për lëvizje dhe komunikim të fëmijës me aftësi të kufizuara; - Vetëvlerësimi i ulët dhe frika për t’u përballur me sfidat; - Paragjykimet që vetë fëmijët me aftësi të kufizuara kanë kundrejt fëmijëve të tjerë në shkollë (“Ata [fëmijët pa AK] nuk dinë të komunikojnë dhe të sillen me ne”, “Gjithë klasa qesh sa herë unë flas”);