Jona Dervishi

Redakto

Jona Dervishi (lindur më 28 shkurt 1988) njihet si zëdhënësja e parë femër (Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun) në Federatën Shqiptare të Futbollit, që nga themelimi i saj në vitin 1930. Jona ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ka mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe ka studiuar master për komunikim kulturor dhe turistik. Që nga jeta studentore Jona Dervishi ka qenë një nga aktivistet më të shquara të rinisë socialiste (FRESSH) si dhe opinioniste e lirë për shumë ngjarje aktuale ne Gazetën e përditëshme TemA.

Jeta dhe arsimi

Redakto

Jona mbaroi arsimin e mesëm në 2006 si përkthyese e gjuhës italiane në shkollen e gjuhëve të huaja "Asim Vokshi", Tiranë. Në vitin 2004, merr çertifikatën “Giornata della cultura italiana”("Dita e kulturës italiane"), për nivel të lartë përgatitor në konkursin e historisë, literaturës dhe historisë së artit Italian(vitet 300-900). Vijoi arsimin e lartë përgjatë viteve 2006-2011 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Karriera

Redakto

Mars 2019 - në vijim

Drejtoreshë e Shërbimit për Publicitetin
Drejtimi dhe analizimi i tregut dhe kanalet e shpërndarjes, zbatimi i strategjive specifike, futja e shërbimeve të reja në treg, promovim online, PR, dhe krijimin e markës.

Mars 2015 - Shkurt 2019

Drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun. Detyra si menaxhim dhe koordinim i marrëdhënieve me publikun. Promovimi i punës së Federatës Shqiptare të Futbollit. Komunikim me mediat 
dhe informimi i publikut në lidhje me aktivitetin e FSHF. Pasqyrimi i kombëtares si brënda dhe jashtë vëndin. Konferenca për shtyp me trajnerët dhe me titullarët e institucionit 
FSHF. Intervista për futbollistët para dhe pas ndeshjeve. Lajmet e UEFA dhe Fifa. Trajnime etj.
Federata Shqiptare e Futbollit, Tirane. Organi Drejtues i Futbollit në Shqipëri.