Blendi Gonxhja është lindur në Tiranë, më 15 Qershor 1970. Prej muajit janar 2024, ai mban postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Blendi Gonxhja
U lind në15.06.1970
Tiranë
ProfesioniMinistër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Faqja në rrjetwww.meki.gov.al

Përpara kësaj detyre, nga nëntori 2018, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë drejtimit të kësaj drejtorie, shërbimet e transportit rrugor pësuan transformim epokal falë modernizimit dhe revolucionit digjital, thjeshtimit dhe lehtësimit të praktikave për qytetarët, si dhe investimeve infrastrukturore dhe rikualifikimeve të drejtorive rajonale për të garantuar kushte dinjitoze pune e shërbimi sipas standardeve ndërkombëtare. Një arritje e dukshme gjatë kësaj periudhe është krijimi i Retro – Koleksioni Shqiptar i Mjeteve Historike, si projekti i shumëpritur dhe shumëdëshiruar nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e ciklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik, si një lëvizje kulturore që ka përfshirë Shqipërinë, duke u anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA).

Jetëshkrimi

Redakto

Në vitin 1989, Blendi Gonxhja kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe në vitin 1993, u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve).

Blendi Gonxhja ishte ndër protagonistët kryesorë udhëheqës të Lëvizjes Studentore për Demokraci dhe ndër themeluesit e partisë së parë opozitare. Në vitin 1991, udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës.

Në Korrik 1996, Blendi Gonxhja dëshmoi përpara Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në “Dëgjesën për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shqipëri” gjatë Kongresit Amerikan. Po atë vit, iu akordua Bursa “Fullbright” në Fakultetin e Studimeve Europiano-Lindore, Universiteti i Miçiganit (SHBA).

Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhja ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, jo-qeveritare dhe humanitare si: Federata e Rinisë, Këshilli Studentor, Fondacioni Zvicerian në Ndihmë të Shkollave “SAA”, si dhe ka mbajtur role kryesore në Forumin për Demokraci dhe Aleancën Demokratike. Një angazhim i rëndësishëm ishte edhe roli si Koordinator Kulturor i të parit grup të Korpusit të Paqes së SHBA në Shqipëri.

Në vitin 1998, Blendi Gonxhja mbajti detyrën si Shef i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme. Në vitin 2000, Blendi Gonxhja u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas impenjimit si Këshilltar i Fondacionit “Rothschild” dhe “Packard” në 2003, iu dedikua aktivitetit si një sipërmarrës në fushën e shërbimeve të lidhura me transportin në Greqi dhe Shqipëri.

Nga Gushti 2015, Blendi Gonxhja iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë, si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.

Nga Tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë, periudhë gjatë së cilës u ndërmorën nisma thelbësore për kryeqytetin që sollën transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe rikualifikimin e objekteve publike.

Referenca

Redakto

DPSHTRR, DPSHTRR (Publication Date (if available)). [www.dpshtrr.gov.al "Reference"]. Website Name. Marrë më Access Date. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |date= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)