82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit

                                                                                                                                  27.03.2020 Peje

Lutjet: • All-llahu im, Ti je Falës, dhe e do faljen, ndaj më fal mua.

• Allahu im! Me eduko me fen time, e cila është mbrojtës e çdo veprimit tim, me mundëso të arrij ne shpetim. Përmirësoje per mua boten, brenda se ciles jetoj dhe ku kaloj jeten, beje ate te hajrit .“


• " O Zot une jam nje rob i Yti, bir i robit dhe i robereshes Tende, hallet e mija jane ne doren Tendembi mua vepron vendimi Yt,gjykimi Yt mbi mua eshte i drejt Te lutem me te gjithe emrat e Tu, me te cilët Ti e ke emëruar Veten apo qe i ke zbritur ne librin Tend apo qe ia ke mesuar ndonje krijese, apo qe i ke mbajtur te fshehte ne dijen Tende beje Kuranin pranveren e zemres simedriten e kraharorit tim largues te trishtimit tim dhe Sherues te ankthit dhe heqje të pikëllimit dhe largim të mërzisë.“ • "O Allah kerkoje mbrojtjen tende nga keto kater gjera: Diturise qe nuk perfitoje prej saj, zemres qe nuk frigesohet, nefsit qe nuk ngopet, duase qe nuk pranohet."

• “Allahu im, kerkoje nga ti qe te dua ty, te dua ate qe te don ty, te kryeje vepren qe me ben te arrije dashurin tende".

• „Allahu im, Mbeshtetem tek ti nga e keqja e sprovimit me pasuri dhe me verferi“.

• „Allahu im! M‘i mbulo mangesite e mija, me i mbulo turpet e mija,largo nga une friken dhe me jep besim.“ • O Zoti im ti je dhurues dhe pronar i cdo gjeje. O Zoti im ti je Ai qe krijove qiejt dhe token ne menyr me te persosur. O Zoti im im kerkoje ndaj teje qe te me ndricosh zemren me dijen tende gjithmon. • „Allahu im! Mbeshtetem te ti nga varferia, nga pamjaftushmeria, nga poshtersia, nga kryrja e padrejtesise ndaj dikujt dhe ndaj meje.“

• „Allahu im, me munedeso te jem nder roberit e tu dhe ma mundeso qe te beje shume vepra te mira ne jeten time,“

• „ O Zot i njerezve! Ma largo shqetesimin ! Ti je ai qe jep sherim. Nuk ka sherim tjeter vec sherimit qe do te japesh ti. Jep nje sherim te till, qe te mos mbetet asnje gjurme nga smundja.“

• „O kthyesi i zemrave Allahu im Zemren time percaktoje te forte mbi fe.“

• O Zoti im vetem ti e meriton te lavderohesh sepse ti je pronar i gjithe miresive.

• Allahu im, mundeso te perfitoje nga dija qe me ke mesuar, me meso dijen qe do te me jape dobi dhe shtoje dijen time.

• Falenderimet i shkojne Allahut per gjendjen time dhe mbeshtetem tek Allahu nga cdo gjendje e banoreve te xhehennemit. • „Allahu im, ma mundeso te kryj nje veper e cila veper ma mundeson te hyej ne xhenet pa llogari.“

• Allahu im! Kerkoje nga ti qe te hapesh portat e hajrit per mua, te percosh ne hair punet e mia, kerkoje cdo lloj hairit, ate ne te hapur dhe ne te fshehte, kerkoje nga ti nivele te larte ne xhennet.

• Allahu im mbeshtetem te ti nga varferia nga pamjaftushmria dhe nga poshtersia, mbeshtetem te ti edhe nga kryerja e padrejtesise ndaj dikujt dhe nga kryerja e padrejtesise ndaj meje.

• O Allah ne mendojmë se Ti do të na falësh mëkatet, do të na japësh mirëqenie, do të na i mbulosh të metat tona, do të na pranosh pendimin, do të na udhëzosh, do të na ndihmosh, do të na ja japësh lumturi, do të na forcosh në fe, do të na furnizosh, do të na japësh sukses, rrugëdalje të afërt nga vështirësitë dhe përfundim të mirë gjatë daljes nga kjo botë! • Allahu im, me mundeso orientimin tim drejt rruges se drejt.

• Allahu im, beji te dobishme per mua ato qe me ke mesuar, me meso gjera qe do te me japin dobi, me mundeso dijen qe do te jete e dobishme per mua.

• Allahu im, me bej mua pranues dhe mjafturues ne rriskun qe me jep, beje te begate ate risk, me mundeso mua me te miren e cdo miresie qe humbet.

• Allahu im, me fal dashurin tende dhe krahas saj, dashurine a atyre qe do te me sjellin dobi mua.

• Allahu im ! Me mundeso mua per te permendur ty, per te falenderuar dhe per te kryer adhurim ne menyre te bukur ndaj teje. • O Zoti im, me beje nje nga trashegimtaret e xhenetit te begate. • Allahu im! Kerkoje nga ti qe te hapesh portat te hajrit per mua, qe punet e mija te rezultojne me hajr, çdo lloj hajri ne te fshehte dhe ne te hapur, nivele te larta te xhenetit. • Allahu im! Jepi devoteshmeri nefsit tim dhe pastroje ate nga çdo e keqe, ti je miku dhe zoteria e nefsit tim.

• (O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve.) • “O Zoti im,Ti më ke krijuar dhe Ti më udhëzon.Ti më ushqen dhe Ti më jep për të pirë.Ti ma merr shpirtin dhe Ti më ringjallë”.

• O Zoti im! Ashtu siç e persose (zbukurove) krijimin tim, persose (zbukuroje) edhe moralin tim!“

• *O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde!

• O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në mrekullitë më të mëdha udhëzon vetëm Ti. Largo nga unë karakterin e keq, ngase karakterin e keq nga unë mund ta largosh vetë Ti.

• O Zoti im, të falënderoj aq, sa mund të mbushen qiejt, aq sa mund të mbushet toka, aq sa mund të mbushet hapësira midis tyre dhe aq sa dëshiron Ti pas kësaj. Ti meriton çdo lavdatë, madhërim dhe respekt. Kjo është më reale dhe më meritore që robi mund ta deklarojë, ndërkaq që të gjithë ne jemi robërit Tu. Atë që e jep Ti, atë nuk mund ta ndalojë asnjëri, ndërsa atë që e ndalon Ti, atë nuk mund ta japë askush. Askujt nuk mund t’i sjellë dobi pasuria pa Ty!

• O Zot më ndihmo që të kujtoj dhe të përmend, të falënderoj dhe të robëroj siç meriton!

• O Zoti im, ma përmirëso besimin tim, që është kryegjëja ime, ma përmirëso edhe botën time, ngase në të jetoj, ma përmirëso edhe botën tjetër, ngase atje do të shkoj, më ringjall gjersa kam jetë të mirë, ndërsa më jep vdekje kur jeta ime është e mirë. Bën që jeta ime të jetë shtim në çdo të mirë, ndërsa vdekja ime paqë dhe shpëtim nga çdo e keqe!

• O Zot, unë nga Ti kërkoj t’më japësh nafakë të bukur, dituri të dobishme dhe punë e vepër të pranuar!

• O Zot, Ti më je fuqi dhe ndihmesë, nga shkaku Yt levizi, nga shkaku Yt sulem dhe nga shkaku Yt luftoj!

• O Zot, bëne besimin të dashur për ne, zbukuroje në zemrat tona, ndërsa bën që mosbesimi, mosbindja dhe mëkati të jenë të urrejtur për ne. Bën që të jemi prej atyre që ndodhen në rrugë të drejtë! O Zot, ti vraj jobesimtarët, të cilët i shtyjnë në gënjeshtër të dërguarit Tu dhe që largojnë nga rruga Yte. Lësho mbi ta dënimin Tënd, o Zoti i vërtetë! – Dëgjoje lutjen time!

• O Zot, që ke shpallur librin, që shtyn rêtë dhe mposhtë grupet, mposhti ata dhe na ndihmo neve kundër tyre!

• O Zot, ne Ty të vendosim para gjoksave të tyre dhe nga Ti kërkojmë mbrojtje nga prapësia e tyre!

• Nuk ka Zot pos Allahut të Madhëruar dhe të Mëshirshëm, nuk ka Zot pos Allahut, Sundimtarit të fronit të lartësuar, nuk ka Zot pos Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës dhe Zotit të fronit të ndershëm!

• O Zoti im, unë jam rob Yti, biri i robit Tënd dhe robëreshës Tënde. Tufa e flokëve të mi ndodhet në pushtetin Tënd, gjykimi Yt ndaj meje vlen dhe kalon, fati dhe përcaktimi Yt për mua është i drejtë. Të lutem me çdo emër tëndin me të cilin e ke quajtur Veten ose që ke shpallur në librin tënd ose të cilin ia ke mësuar ndonjë krijese tënde ose që e ke mbajtur në fshehtësinë Tënde, që ta bësh Kur’anin e lartësuar pranverë të zemrës sime, dritë të zemrës sime, që me te ta mënjanosh pikëllimin tim dhe të largosh brengat e mia!

• O Zot, falja Yte është më e gjerë se mëkatet e mia, ndërsa unë mbështetem më shumë në shpresën tënde, se sa në veprat e mia. • O Allah! Të kërkoj të mirën sipas dijes Sate dhe Të kërkoj fuqinë me anë të fuqisë Sate. Të kërkoj bekimin Tënd madhështor. Sepse Ti ke fuqi e unë nuk e kam, Ti di e unë nuk di dhe Ti zotëron dije të plotë për të padukshmet.

• O Allah! Nëse Ti e di se kjo çështje është e mbarë për mua, për besimin tim, për jetën time dhe për përfundimin e saj, caktoje për mua, lehtësoje për mua dhe, më pas, edhe bekoje për mua.

• Dhe nëse Ti e di se kjo çështje është e keqe për mua, për besimin tim, për jetën time dhe për përfundimin e saj, largoje prej meje, edhe mua më largo prej saj dhe më cakto të mirën kudo që të gjendet ajo dhe më pas bëje atë të pëlqyeshme për mua.

• Largoja dhimbjen, o Zot i njerëzimit, dhe jepi shërim, se Ti je Shëruesi; nuk ka shërim, pos shërimit Tënd që nuk lë gjurmë të sëmundjes).”

• “O Zoti im, Ty të paraqes fëmijët e mi. Le të mos bëhen qenë të botës, por të jenë shpendë të xhenetit Tënd; të jenë shtylla të fesë dhe rojtarë të shtëpisë Sate; të jenë yje të qiellit, udhëzues të njerëzve në errësirë dhe udhërrëfyes të të humburve; të jenë si dielli i ndritur, që zhduk errësirën dhe hap rrugën për përpjekje e përparime. O Zot, Je Ti që zgjon të përgjumurit dhe bashkon të humburit.

• Fëmijët e mi të jenë pemë dashurie, frutat e të cilave të jenë krejtësisht të pastra nga mëria e xhelozia; të jenë si ai burim i rrugës që është i rrethuar me pemë hijegjera, ku çdo udhëtar i këputur, qoftë i njohur apo i panjohur, qëndron për të pushuar, uji i të cilit i shuan etjen çdo të eturi dhe hija e gjerë e pemëve të të cilit, merr në strehim çdo strehimkërkues. Ata të jenë ndalues të dhunës dhe ndihmës ndaj të shtypurve; të jenë ndër ata që pranojnë vdekjen për t’i dhënë jetë botës, që vështirësitë i mbajnë për vete dhe rehatinë ua japin të tjerëve; të jenë vullnet’hekurt, zemërbutë në sjellje; sofra e tyre të jetë e hapur për të gjithë; të jenë konkurrentë të mirësisë; të mos jenë dorështrënguar, por as dorëshpuar që të mbeten të qortuar e të mjerë.

• O Udhëzuesi im, ata të jenë misionarë të fesë, përhapës të fesë Islame, gjallërues të virtyteve të zhdukura, ndriçues të atyre rrugëve të takuas që janë të fshehura, të jenë pehlivanë të Hazret Muhammedit, të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., t’u plotësohet premtimi “Ai do ta dërgojë të Dërguarin edhe te të mëvonshmit që ende nuk u janë bashkuar”[1]; të jenë mbajtës të sunetit të bijve të Persisë;[3] të jenë sedërmëdhenj për Ty e gjoksshkëmb për fenë Tënde; të jenë të flijuar për profetët e Tu; të jenë djem të vërtetë të udhëheqësit të të gjithë profetëve, Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s.; të jenë vërtet të dashuruar, flaka e dashurisë së të cilëve kurrë nuk zbehet.

• O Sunduesi im, fëmijët e mi të jenë robërit e Tu, po, vetëm robërit e Tu; ata të mos e ulin kokën para mbretërve të botës, por te pragu Yt të jenë më të përulur; të jenë me pasardhës të bekuar; të udhëheqin botën në rrugët që çojnë drejt njohjes Sate; të mbjellin farën e asaj të mire që nuk shuhet kurrë; të lartësojnë mirëbërësit edhe më shumë; të edukojnë keqbërësit; të urrejnë dëshpërimin; të bëhen model të jetës shpirtërore.

• O Zoti im i Gjallë, i Përjetshëm dhe i Qëndrueshëm, ata, fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre të jenë amaneti Yt në këtë botë, që s’mund ta rrëmbejë shejtani; të jenë pasuria Jote që s’mund ta vjedhë askush; për ngrehinën e fesë Sate, të jenë gurë të këndit, të cilët asnjë ndërtues nuk i anashkalon; të jenë njëra ndër shpatat e Tua të mprehta, që pret çdo të keqe nga rrënjët; të jenë dora Jote e faljes, që u zgjatet gjynahqarëve për falje; të jenë degë e ullirit, që jep sihariqin e përfundimit të tufanit.

• Po, o Zot i Gjallë, i Përjetshëm dhe i Qëndrueshëm, ata të jenë daullja Jote, që Ti i bie për të grumbulluar robërit e Tu. Pra, ata të jenë të Tutë e Ti i atyre, derisa çdokush të rrëfejë kur t’i shohë ata: Amin, amin. Vetëm falë mëshirës Sate të kërkoj o Ti që je më i Mëshirshmi nga të gjithë Mëshiruesit”.