SINAN TAFAJ, MJESHTRI I PEDAGOGJISE Redakto

  • Lindur në vitin 1916
  • Atësia: Beqir
  • Vendlindja: Tiranë
  • Nënshtetësia: Shqiptare
  • Vdekur më 15 nëntor 1993.
  • Aktiviteti kryesor: Pedagog i Pedagogjisë dhe Psikologjisë në Universitetin e Tiranës, studime historike mbi figurat e trevës së Tiranës.


Sinan Tafaj, ose Babë Sinani, siç e thërrisnin studentët, fisi, të afërmit e të njohurit u lind në Tiranë në vitin 1916.

Në vitin 1936 mbaroi studimet e mesme në Shkollën Normale të Elbasanit, pas të cilave punoi si mësues në Malësinë e Skraparit dhe në Mullet të Tiranës.

Fill pas çlirimit të vendit në vitin 1944, Prof. Sinani i kushtoi gjithë energjitë e tij zhvillimit të arsimit në Shqipëri.

Në moshë të rritur kreu studimet e larta në Fakultetin e Pedagogjisë në Moskë; pasi u kthye nga Moska punoi si mësues i pedagogjisë e psikologjisë dhe si drejtor i Shkollës Pedagogjike në Tiranë.