Rebusi është një lloj problematike, gjatë së cilës, me anë të imazheve (figurave), shenjave apo shkronjave, fitohet një fjalë ose fjali.

REBUS m. libr.

  1. Gjëegjëzë, në të cilën paraqitet me vizatime, me shifra, me shkronja a me shenja të tjera një fjali ose një shprehje, që duhet gjetur. Rebus numrash. Zgjidhja e rebusit.
  2. fig. Diçka me përmbajtje të ngatërruar e të pakuptueshme, që duhet zgjidhur; diçka e vështirë për ta zbërthyer a për ta kuptuar.

ELEMENTET E REBUSIT

Redakto

Rebuset paraqiten me anë të imazheve. Çdo imazh paraqet një pjesë të zgjidhjes. Fotot, zakonisht radhiten nga e majta në të djathtë, mirëpo ka raste edhe kur radhitja është e kundërt, nga e djathta.

Në rastet kur nuk ka mundësi të fitohet rebus nga emrat e plotë të imazheve, atëherë nga imazhi mund të hiqen disa shkronja edhe atë në fillim ose në fund të fjalës (imazhit) përkatëse. Në këto raste, vëndohen apostrofe, varësisht nga vendi ku hiqen shkronjat (para apo në fund të fjalës) dhe nga numri i shkronjave të hequra (për një shkronjë vëndohet një apostrof, për dy shkronja, dy apostrofe…)

Nuk është e pëlqyeshme të vëndohen shumë apostrofe.

Ka raste kur, bashkë me rebusin, jepet çelësi numerik ndihmës Numrat e paraqitura te çelësi e tregojnë gjatësinë e fjalës (së imazhit) përkatëse.

Shembull për mënyrën e zgjidhjes së një rebusi
Redakto

Në fotografi është dhënë një rebus i kombinuar me shkronja, apostrofe dhe imazhe, si dhe kutizat dhe çelësi ndihmës.

 
Rebusi i kombinuar

Zgjidhja e rebusit të kombinuar (foto):

(lo)PË – LL – U MBI A – K – ROB – AT = PËLLUMBI AKROBAT

Për rebuset e vështira vizatohen kutiza ndihmëse për shënim të zgjidhjes së rebusit.

Fotografitë, në rebus, mund të paraqiten në disa mënyra: mund të jepet vetëm fotografia dhe të kërkohet emri e mbiemri i personazhit, vetëm emri, vetëm mbiemri apo nofka e tij. Ka raste kur, krahas me fotografinë, shënohet emri dhe kërkohet mbiemri, apo anasjelltas.

Figurat poashtu mund të kenë sinonime të ndryshme. Marrim p.sh. rastin me njeriun te rebusi i dhënë më lart (rebusi i kombinuar). Kësaj radhe, termi që kërkohet është ROB, mirëpo në rebuse tjera, atë mund ta emërojmë edhe si: I ROBËRUAR, PENG, NË PRANGA, I ZËNË…

Edhe figurat mund të kenë interpretime të ndryshme. P.sh. shenjën “+” mund ta përdorim si: PLUS, E, EDHE, DHE.

Te shkronjat, p.sh. “N” mund ta përdorim si: N apo NË.

REBUS SHKRONJASH

Redakto

Rebusi i krijuar vetëm me përdorimin e shkronjave quhet Rebus shkronjash. Zgjidhja e këtij lloji të rebusit fitohet nga interpretimi i marrëdhënieve në mes të shkronjave. Në rebuset e tilla rol të rëndësishëm luajnë parafjalët: në, mbi, nën, për, te...

 
Rebus shkronjash

.

Zgjidhja e rebuseveme shkronja:

  1. N’X (është) Ë, N’Ë (është) = NXËNËS
  2. N’X (është) Ë, N’Ë (është)S, I = NXËNËSI