Përdoruesi:MigenaGashi/ArkeologjiaeKukesit
Arkeologjia e Kukesit
RedaktoKrahina e Kukesit ne aspektin gjeografik ben pjese ne rajonin Verilindor te Shqiperise i cili perbehet kryesisht ne lindje nga male te larta qe kapin lartesine deri ne 2000m.Interesimi per qendrat arkeologjike te krahines se Kukesit filloi gjate shekullit XIX nga studiues te huaj si , A.Boe , J.Han , A.Evans , J.Jastrebov etj.
Periudha neolitike (6000-4000 para Kr.)
RedaktoZbulimi i vendbanimeve te Kolshit,Kenetes,Pusit te Thate,Dajcit etj., ka treguar se jeta ne krahinen e Kukesit ka filluar qe ne periudhen neolitike, rreth 5000-6000 vjet para Krishtit.Lugina e Drinit te Bardhe luajti nje rol te rendesishem lidhes ndermjet qendrave kulturore (Lugina e Moraves ,Bosnjes etj) duke lejuar komunikimin ndermjet tyre dhe te qendrave qe ndodheshin ne bregdetin Adriatik. Ne mijevjecarin e IV para Kr. ne treven qe shtrihet ne dy anet e Drinit te Bardhe eshte krijuar nje popullsi e cila ka tipare te perbashketa kulturore dhe zakonore me popullsine parailire qe jetonte ne brigjet e bregdetit Adriatik.Nga fundi i neolitit , qe njihet me emrin neoliti i vone, 4000 vjet para Kr.,hapsira etnokulturore e kesaj treve behet me e nderlikuar.Tani filluan te shfaqen me intensitet objekte qe vijne nga bregdeti Adriatik e Jonik dhe ne pjeset e brendshme malore, ku gershetohen dy kultura, ajo e Ballkanit Qendrore dhe ajo e Cakranit.
Kolshi
RedaktoGjurmet e vendbanimit prehistorik u gjeten ne vendin e quajtur Gjytet ne anen lindore te fshatit Kolsh, i cili gjendet 3.5km ne perendim te qytetit te Kukesit te vjeter.Njoftimet e para per ekzistencen e vendbanimit te Kolshit lidhen me ekspediten e vitit 1974 , e cila kontrolloi te gjitha monumentet e qendrat e banuara qe do te mbuloheshin nga ujerat e liqenit artificial te Fierzes. Banesat neolitike kane qene kasolle te thjeshta me dysheme te shtruar me balte e faqe anesore te bera me hunj me trashesi mesatare , te vendosur njeri-tjetrit. Ne fillimet e jetes te vendbanimit , banesat kane qene te futura pjeserisht ne toke, ndersa me vone u ngriten mbi siperfaqe. Banoret merreshin me bujqesi e blegtori , me gjuetine e peshkut e te kafsheve te egra. Kjo vertetohet nga zbulimi i mbeturinave te kockave te kafsheve te buta e te egra, nga mokrat e mbeturinat e bykut. Materiali qe i takon neolitit te mesem eshte qeramika me punim te trashe. Qeramika e neolitit te mesem nuk dallohet vetem nga menyra e punimit dhe format e enes por ajo vecohet nga ajo e neolitit te hershem nga zbukurimet: figura gjeometrike, trekendesha e rombe.Ne vitin 1975, ne zonen ku eshte ngritur diga e ujembledhesit, u gjeten fragmente qeramike dhe vegla pune te cilat i takojne neolitit te hershem.
Periudha Eneolitike (2600-2100 para Kr.)
RedaktoEshte zbuluar ne vendbanimin shpellor te Dajcit , e cila perkon ne kohe me gjysmen e mijevjecarit te trete para Krishtit (2600-2100). Ajo paraqet interes te vecante, sepse perfaqeson te paren kulture eneolitike ne rrethin e Kukesit. Vendbanimi shpellor i Dajcit gjendet ne shpatin veriperendimor te malit mbi Pergest te zones se Hasit , ne nje lartesi 1250m mbi nivelin e detit.Nepermjet qafave te kalueshme kjo krahine lidhej me zonat e tjera te Kukesit, ndersa permes qafes se Pashtrikut lidhej me krahinen fqinje te Kosoves. Shpella eshte e gjate 80m , ndersa gjatesia e saj 3.5m dhe lartesi 4.5 m. Siperfaqja e kufizuar e banimit dhe materiali i kufizuar arkeologjik qe eshte gjetur , deshmon per nje banim te perkohshem pa perjashtuar ketu edhe mundesine e vendosjes aty, te barinjve shtegtare ne periudhen e transhumances. Shpella filloi te banohej per here te pare ne epoken eneolitike. Krahas shfaqjeve te reja qe duken ne qeramiken e periudhes se bronzit te hershem , vihet ne dukje edhe prania e ndonje elementi te tradites eneolitike. Shtresa kulturore e bronzit te vone dhe fillimit te hekurit eshte e lidhur ngushtesisht nga gjetje analoge me kulturen e zbuluar ne tumat ilire te zones se Kukesit. Ketu vlen te permendim disa pjatanca te thella te njohura me emrin "turbandish" . Jeta ne vendbanimin shpellor te Dajcit ka vazhduar dhe ne shekujt e antikitektit te vone dhe te mesjetes , por tashme me intensitet me te ulet. Materiali arkeologjik qe eshte zbuluar ne kete periudhe lidhet me disa vendbanime te shekujve IV-VI , te Kukesit.
Qendra arkeologjike te epokes se bronzit (2100-1200 para Kr.)
RedaktoPusi i Thate
RedaktoPerfaqeson nje qender tjeter te epokes prehistorike.Venbanimi eshte vendosur kryesisht ne nje terren malor me toka te pakta per kultivimin e kulturave bujcesore. Germimet e kryera ne vendbanimin e Pusit te Thate ofruan te dhena te reja mbi periudhen e bronzit te hershem ne rrethin e Kukesit. Keto materiale arkeologjike jane te pakta. Permendim qeramiken me format dhe dekoret e saj.
Gradishta e Bardhocit
RedaktoGermimet arkeologjike te kryera ne kete monument treguan ndermjet te tjerave per prezencen e nje shrese kulturore prehistorike. Lenda arkeologjike e zbuluar ne shtresen me te hershme, perkon me periudhen e kalimit nga epoka e bronzit ne epoken e hekurit te hershem. Muri eshte ndertuar pa themel, me gure gelqerore, perbere nga dy faqe me trashesi 3.50-3.60 m. Teknika e ndertimit te mureve prehistorike te Gadishtes se Bardhocit , me gure masiv haset ne viset ilire, kryesisht ne fortifikimet e pellgut te Shkodres. Ne krahinen e Kukesit e me gjere ne treven e Kosoves mungon klasifikimi i tyre kronologjik. Materiali qeramik i kesaj faze perfaqesohet nga urnat me qafe konike, taset, dy vegjaket , kupat etj , te cilat ne teresine e tyre kane tipare te perbashketa me qeramiken e kesaj periudhe te zbuluara ne qendra te tjera te aferta te perllgut te Drinit te Bardhe dhe te Hasit ku do te vecojme ceramiken e varrezes tumulare te Bardhocit, ne afersi te fortifikimit.
Çinamaku
RedaktoFshati Çinamak ndodhet ne bregun e majte te lumit Drin. Ndertimi i kodervarreve te Çinamakut eshte realizuar nga materiale te nxjerra nga bregu i lumit te Drinit. Hulumtimet e kryera treguan se ato kane patur nje diameter rreth 5-8 m. Nje element i ri qe u shfaq ne arkitekturen e kodervarreve jane dromoset, koridore te shtruara me kalldrem qe lidhin tumat ndermjet tyre.Nder zbukurimet e perdorura ne kete kohe spikasin rruazat prej qelibari, gjilperat etj, te cilat do te behen te zakonshme ne gjetjet e mevonshme gjate shek V-IV para Kr. Gjate ketyre shekujve u rrit shume importi nga qendrat bregdetare te Adriatikut. Kete e tregojne gjetjet e eneve prej balte te importuara. Nje element mjaft i rendesishem qe lidhet me ekonomine e zones, zbuluar nga germimet, jane prodhimet metalike, te cilat lidhen me shfrytezimin e minierave te bakrit dhe te hekurit qe ndodhen ne krahinen e Kukesit. Ne materialin e gjetur ne Çinamak bejne pjese disa vegla pune metalike, stoli (vathe , unaza) dhe nje fibul e kultures se Komanit, shek VI-VIII gje qe deshmon se koder varreza e Çinamakut eshte shfrytezuar deri ne mesjeten e hershme.
Kruma
RedaktoNe afersi te qytetit te Krumes,aty ku sot eshte rezervuari i Llakajve, gjendej nje grumbullim prej 24 kodervarresh te cilat u zbuluan pas shpyllezimeve.Nga pikepamja e paraqitjes kulturore ,materiali i zbuluar ne Krume, ne rradhe te pare qeramika, shpreh tipare te peraferta me ato te objekteve perkatese bashkkohese te treves qendrore dhe jugore te Ilirise. Materialet e shek.VI-V para Kr. permban element lokal te shfaqura ne Krume, te cilat lidhen me Rrafshin e Dukagjinit. Ketu mund te shenojme ngjashmerit e eneve dyvegjakeme Romajen-Prizeren. Nje tipar i perbashket dhe karakteristik eshte edhe zbukurimi i qafes i vene mbi motivin baze te enes qe njihet ne Krume, Kenete, Çinamak ashtu edhe ne Rrafshin e Dukadjinit , ne Fushe Kosove , ne Maqedoni, ne Mat e Korçe.
Bardhoc
RedaktoBardhoci eshte fshat qe shtrihet ne anen e majte te lugines te Drinit te Bardhe, afer rrezes te malit Koretnik. Tek vendi i quajtur Varret e Shtiqnit gjendeshin dy kodervarre. Vetem nje pakice prej objekteve, si: gjilpera e bronzit, gjilpera dyshe qafeperdredhura si dhe disa motive te qeramikes, paraqiten si gjetje te para per kete zone. Qeramika , ne shume aspekte ruan tipare te perbashketa me qeramiken e zbuluar ne qendrat e tjera te Kukesit. Elemente te tjera dekorative jane zbukurimet me tekniken e ngulitjes dhe me shirita te nderthur. Keto motive, perdoren per here te pare ne kete zone.