Përdoruesi:Muhamed321/Organizata nderkombetare e punes

Organizata nderkombetare e Punes (ILO) miratoi, me 18 qershor 1998, ne Gjeneve, Deklaraten e ILO-s lidhur me parimet dhe te drejtat themelore ne pune dhe ndjekjen e saj. Me kete ILO ka si qellim t’i pergjigjet sfidave te globalizimit te ekonomise te cilat kane qene objekt i debateve te shumta brenda saj qysh nga viti 1994. Edhe pse globalizimi i ekonomise eshte nje faktor i rritjes ekonomike, dhe rritja ekonomike eshte parakusht per progres social, mbetet fakt se ajo nuk eshte e mjaftueshme ne vetvete per ta garantuar kete progres. Pra, ajo duhet shoqeruar me nje minimum rregullash te lojes sociale te bazuara ne vlera te perbashketa qe i mundesojne vete te interesuarve te kerkojne pjesen e tyre legjitime ne pasurine per krijimin e se ciles ato kane kontribuar. Synimi i Deklarates eshte te pajtoje deshiren per te nxitur perpjekjet e te gjithe vendeve qe progresi social te ece krah per krah me progresin ekonomik, me nevojen per respektim te shumellojshmerise se situatave, mundesive dhe preferencave te secilit vend.

Nje hap i pare ne kete drejtim eshte bere ne Kopenhage me 1995, kur Kryetaret e Shteteve dhe Qeverive te pranishem ne Samitin Boteror per Zhvillimin Social miratuan angazhime dhe nje plan veprimi lidhur me “te drejtat themelore te punonjesve”: ndalimi i punes se detyruar dhe i punes se femijeve, liria e asocimit, liria per te krijuar sindikata dhe per te zhvilluar bisedime kolektive, barazia e shperblimit per pune me vlere te barabarte dhe eliminimi i diskriminimit ne punesim. Konferenca ministrore e Organizates boterore te Tregtise, e mbajtur ne Singapor me 1996, dha mundesine per nje hap te dyte. Shtetet riperterine angazhimin e tyre per respektimin e normave themelore te punes te njohura ne nivel nderkombetar, rikujtuan se ILO eshte organi kompetent per t’i vendosur keto norma dhe per te siguruar zbatimin e tyre dhe riafirmuan mbeshtetjen e tyre ndaj aktiviteteve te saj per promovimin e ketyre normave.

Miratimi i Deklarates perben hapin e trete. Ai sjell nje kontribut vendimtar per objektivin e parashtruar ne paragrafin 54 b) te programit te veprimit te miratuar nga Samiti i Kopenhages i cili konsiston “ne mbrojtjen dhe promovimin e respektimit te te drejtave themelore te punetoreve” duke i kerkuar Shteteve qe jane pale ne konventat perkatese te ILO-s t’i zbatojne plotesisht ato dhe Shteteve te tjere te mbajne parasysh parimet e vendosura ne to.

Mekanizmi ekzistues i kontrollit ofron tashme mjetet per te siguruar zbatimin e konventave ne Shtetet qe i kane ratifikuar ato. Persa i perket Shteteve te tjera, Deklarata sjell nje kontribut te ri te rendesishem. Fillimisht, ajo njeh qe Anetaret e ILO-s, edhe kur nuk i kane ratifikuar konventat ne fjale, kane detyrimin te respektojne “ne mirebesim dhe ne perputhje me Kushtetuten, parimet lidhur me te drejtat themelore qe jane objekt i ketyre konventave”. Me tej, dhe ky eshte aspekti i pare i ndjekjes i parashikuar ne aneks te Deklarates, ajo kerkon ta arrije kete objektiv nepermjet zbatimit te procedures kushtetuese unike te ILO-s sipas se ciles cdo vit Shteteve qe nuk kane ratifikuar konventat themelore do t’u kerkohen raporte mbi progreset e realizuara ne zbatimin e parimeve qe ato sanksionojne. 4

Se fundi, duke u angazhuar solemnisht per te perdorur burimet e veta buxhetore dhe ndikimin e vet per te ndihmuar Anetaret te realizojne objektivat e Samitit te Kopenhages, Organizata ben nje tjeter hap perpara. Ky angazhim do te pasqyrohet ne raportin global, aspekti i dyte i ndjekjes qe figuron ne aneks. Raporti global do te ofroje nje veshtrim teresor te progresit te realizuar gjate periudhes katervjecare te meparshme si ne vendet qe i kane ratifikuar konventat themelore ashtu dhe ne vendet qe nuk i kane ratifikuar ato, ai do te sherbeje si nje baze per te vleresuar efikasitetin e veprimit te zhvilluar gjate periudhes se mepareshme dhe si pikenisje e planeve te veprimit per mbeshtetjen e ardhshme.

Duke miratuar kete Deklarate, ILO pranon sfiden qe i paraqiti asaj komuniteti nderkombetar duke vendosur nje minimum social ne nivel boteror per t’iu pergjigjur realiteteve te globalizimit te ekonomise dhe, keshtu, mund ta shohe me optimizem shekullin e ri qe po afron.