Nasir bin Olu Dara Jones i njohur me emrin e tijë në skenë Nas i lindur më 14 Shtator,1973 në Bruklin, Nju Jork të SH.B.A.

Nas duke përformuar

Reper dhe kompozitor amerikan i cili u bë një zë mbizotërues në hip-hopin e East Coast të viteve 1990. Nas krijoi një reputacion si një tregues i jetës së rrugës në pjesën e brendshme të qytetit.

Nasir Jones është djali i Olu Dara, muzikant xhaz, u rrit në një strehimin publik në Queens, Nju Jork. Ai braktisi shkollën në klasën e tetë dhe kërkoi të gjej diçka më kreative, më në fund duke u vendosur në hip-hop.Zbulimi i tij erdhi në vitin 1992, kur kënga e tij "Half Time" (nga Nasty Nas) u shfaq në fonogramin e filmit Zebrahead.Columbia Records menjëherë i ofruan te nënshkruaj një kontratë. Albumi i tij debutues Illmatic (1994) mori pëlqime universale nga degjuesit dhe komunitetit të hip-hopit ku renditet shpesh si një nga albumet më të mëdha hip-hop të të gjitha kohërave. Ai u njoh edhe nga albumet e tij të tjera si It Was Written (Ishte e Shkruar) dhe Stillmatic.

Gjatë gjithë kohës Nas vazhdoi te publikonte albume të reja si "God's Son" (Biri i Perëndisë 2002) që u quajt si një nga më të mirat e tij. Kënga e tij solo "Made You Look" u bë një senzacion ku ende sot dëgjohet nëpër klube.Kjo këngë u pasua nga albumi i dyfishtë "Street Disciple" (2004) dhe "Hip Hop is Dead" (2006), ku të dyja e bënë atë si një nga më të mirët e brezit të tijë.

Në vitin 2005 Nas u martua me kengtarën R&B Kelis, ku bashkimi i tyre zyrtarisht u ndërpre ne 2010.Përveç një djali të quajtur Knight, nga martesa e tij me Kelis, ka një vajzë të quajtur Destiny nga një marrëdhënie e mëparshme. Ai mban interesa të shumta biznesi, duke përfshirë restorante dhe një dyqan këpucësh fila.


[1] [2] [3]

  1. ^ https://www.britannica.com/biography/Nas
  2. ^ https://www.thoughtco.com/best-hip-hop-albums-2858016
  3. ^ http://www.nydailynews.com/entertainment/gossip/pregnant-singer-kelis-set-divorce-rapper-nas-article-1.411948