Përdoruesi:O2001/Sunitët dhe Shi`itët

Sektet kryesore islamike

Beslimi Islam sot për sot është i ndarë në 2 sekte kryesore që janë Sunitët dhe Shi`itët. Nga rreth 1.6 miliard besimtarë muslimanë (në 2010) që llogaritet të jenë aktualisht në botë, 75%- 90% e tyre i përkasin sektit sunit dhe pjesa tjetër si minorancë besimit shi`it.

Sunitët e kanë marrë këtë emër pasi janë ndjekës të traditës ose sunetit të profetit të Allahut, Muhamedit a.s. Ky sekt islamik që përbën edhe pjesën dërrmuese të këtij besimi beson në Kur`anin famëlartë që të gjithë sot njohin. Tre janë vendet e shenjta: Xhamia e Mekës, Xhamia e Medinës dhe xhamia Al- Aksa në Jeruzalem. Ritual kryesor që kryhet në xhaminë e Mekës është tavafi ndërsa në muajin e shenjtë të Ramazanit haxhi.

Shi`itët janë të përqëndruar kryesisht në Irak me 60% të popullsisë dhe Iran me 90% të saj. Vende të shenjta janë Qerbelaja në Irak ku është si ritual goditja e vetes me kamxhik ose mjete të tjera të ashpra. Besimi përqendrohet kryesisht në 12 imamët ku më i rëndësishmi është imami i 12, Imam Mehdi. Mehdi është një figurë e shquar edhe për sektin shunit por jo me cilësitë që i japin shi`itët. Shi`itët besojnë se ai do të ringjhallë Muhamedin a.s dhe shokët e tij, do ti vrasë përsëri, ka për të sjellë Kur`an të ri dhe në fund do të vrasë djallin. Me pak fjalë ka shumë ndryshime të mëdha nga fjala e Kur`anit por edhe nga tradita e Muhamedit a.s .