Përdoruesi:Petrit ahmedi/sandbox
Qeveria demokratike e Fan Nolit
RedaktoVrasja e Avni Rustemit.Kuvendi i Vlores
RedaktoMe 22 prill mbylli syte ne Tirane nje nga udheheqesit kryesor te levizjes revulucionare demokratike, Avni Rustemi, i plagosur rëndë dy ditë më parë me atentat nga Isuf Reçi, agjent i çifligarëve. Prandaj lajmi mbi këtë vrasje tronditi mbarë opinionin publik, ngriti një valë të fuqishme zemërimi në të gjithë vendin dhe i dha zjarr lëvizjes demokratike të masave. Mitingje të gjera popullore, të zhvilluara në qendrat kryesore të vendit, pasuan njëri-tjetrin. «Avniu dëshmor, ideali i tij i gjallë», ishte parulla e një mitingu të madh të organizuar në kryeqytet. Me dhjetëra telegrame proteste iu dërguan Këshillit të Lartë dhe qeverisë nga të gjitha anët e vendit. Në to kërkohej me këmbëngulje zbatimi i ligjeve, arrestimi i gjaksorit, dhe dënimi i shtytësit të tij, A. Zogut. “Nuk duhet të flemë të qetë gjer sa të gjenden dhe të dënohen fajtorët e kësaj vrasjeje”, tha Fan Noli në fjalimin e tij.
Kryengritja e aramatorur e Qershorit
RedaktoKjo kryengritje i dha Shqiperise nje fryme tjeter dhe nje kahje tjeter, kishte ardhur koha qe Shqiperia te pastrohej nga mbeturinat, fundi i kesaj kryengritje ishte shume gazmore sepse Shqiperia u lirua nga famëkeqit.Thirrjen për kryengritje të armatosur drejtuar djalërisë shqiptare e bëri më 5 maj nga Vlora shoqëria «Bashkimi».Thirrja gjeti një truall tanimë të përgatitur. Në disa krahina veriore e verilindore të vendit kishin filluar ndërkohë sulmet e para sporadike kundër organeve lokale qeveritare, të cilat nuk qenë në gjendje me fuqitë që kishin të kundër vepronin. Ndërkaq, nga ana e opozitës filloi një punë e gjerë dhe e organizuar për të përgatitur kryengritjen dhe për të bërë me vete edhe ushtrinë. Më 13 maj nga qeveria dhanë dorëheqjen 2 ministrat demokratë, Luigj Gurakuqi dhe Fahri Reshiti. Pas 3 ditësh, më 16 maj, garnizoni i Shkodrës, me komandant nënkolonel Rexhep Shalën, u shpall kundër qeverisë. Po atë ditë në Vlorë mbi 400 të rinj u shprehën hapur për kryengritjen e armatosur dhe organizuan në qytet një demonstratë antiqeveritare, ndaj së cilës xhandarmëria lokale nuk pranoi të hapte zjarr, kuvendi i krahinës së Labërisë, i mbajtur më 23 maj vendosi të hidhej në kryengritje. Ndërsa më 26 maj u shpall kundër qeverisë edhe garnizoni ushtarak i Përmetit, i komanduar nga nënkolonel Kasëm Qafëzezi. Për drejtimin e kryengritjes u formua në Vlorë edhe një komision administrativ i përkohshëm, kryesinë e të cilit e mori Fan Noli. Si udhëheqës të veprimeve ushtarake në prefekturat e Kosovës dhe të Dibrës komisioni caktoi Bajram Currin,për zonën e Shkodrës Rexhep Shalën dhe për Shqipërinë e Jugut Kasëm Qafëzezin. Komisioni, i përbërë nga 4 veta, mori edhe atributet e një qeverie për drejtimin e jetës së vendit. Fan Noli do të drejtonte edhe punët e jashtme, Sulejman Delvina punët e brendshme, Kosta Paftali ato botore dhe Mustafa Tragjasi çështjet financiare.Kryengritja e armatosur filloi më 24 maj me sulmin e B. Currit mbi Krume, kryengritësit pasi morën më 26 maj Krumën, u ndeshën me forcat qeveritare të përqendruara në Bicaj, Bytyç e Kalane e Dodës, i shpërndanë ato dhe vazhduan marshimin në drejtim të Dibrës dhe Matit. Më 31 maj filluan të vepronin edhe garnizonet më të rëndësishme të vendit, ai i Shkodrës dhe i Përmetit si edhe forcat e Vlorës. Shkodra u dorëzua më 1 qershor pas një qëndrese të parëndë.sishme të forcave qeveritare. Pas marrjes së Shkodrës kryengritësit iu drejtuan Lezhës. Në frontet e jugut, forcat ushtarake të garnizonit të Përmetit së bashku me vullnetarët e Skraparit të udhëhequr nga Riza Cerova iu drejtuan Beratit, ku ishin përqendruar fuqi, të mëdha qeveritare. Këto fuqi e lanë qytetin në dorën kryengritësve më 3 qershor pas 2 ditë luftimesh të ashpra. Në të njëjtën kohë forcat kryengritëse të ardhura nga Vlora, në të cilat bënte pjesë edhe batalioni i të rinjve të «Bashkimit», hynë në Fier dhe pasi i thyen forcat qeveritare në Mbrostar, Ardenicë, Libofshë e Divjakë shkuan në Lushnjë, ku u bashkuan me forcat e tjera që erdhën nga Berati. Më 5 qershor ra edhe Peshkopia. Qeveria e I. Vrionit, e kapur nga paniku, u shpërngul në Durrës. Për të ndaluar marshimin e trupave kryengritëse që po i drejtoheshin kryeqytetit, A. Zogu urdhëroi të gjitha forcat qeveritare që po tërhiqeshin nga jugu, të dislokoheshin gjatë bregut të Shkum;:nit, kurse ato të veriut të rezistonin në Lezhë dhe në grykat që mbronin Tiranën nga Lindja. Por këto masa nuk dhanë asnjë rezultat. Forcat kryengritëse marshuan me shpejtësi dhe një pjesë e tyre hyri më 10 qershor fitimtare në Tiranë. Krerët e reaksionit: deputetë, ministra, çifligarë të mëdhenj të vendit u arratisën në Itali e Greqi. A. Zogu kaloi në Jugosllavi së bashku me pasuesit e tij.
Veprimtaria qeverise demokratike te Fan Nolit
RedaktoProgrami i qeverisë demokratike dhe politika e brendshme e saj
RedaktoDetyra e parë që u shtrua përpara forcave demokrate ishte ajo e organizimit të pushtetit të ri demokratik. Rrethet demokrate radikale, të cilat e parashikonin se asgjësimi i plotë i mbeturinave të feudalizmit dhe demokratizimi i vendit do të haste në qëndresën jo vetëm të çifligarëve, por edhe të bashkatdhetarëve antizogistë të moderuar e konservatorë të lëvizjes, u shprehën për formimin e një qeverie që të përbëhej nga elementët më të vendosur të revolucionit. Megjithatë, kjo ide nuk gjeti miratim të njëzëshëm. Më 16 qershor Fan Noli formoi qeverinë e përkohshme demokratike me ministër të Jashtëm Sulejman Delvinën, ministër të Luftës Kasëm Qafëzezin, ministër të Brendshëm Rexhep Shalën, ministër të Financave Luigj Gurakuqin, ministër të Drejtësisë Stavro Vinjaun, ministër të Punëve Botore dhe Bujqësisë Qazim Koculin dhe ministër pa portofol, Xhemal Bushatin. Më 19 qershor qeveria shpalli programin e saj prej 20 pikash, me anën e të cilit i premtonte popullit përmirësimin e gjendjes së mjeruar që ishte krijuar nga qeveritarët e mëparshëm dhe vendosjen e rendit demokratik. forca reaksioniste të vendit për të mos patur mundesin te organizonte lëvizje të armatosura kundër revolucionare, qeveria zotohej të bënte çarmatimin e përgjithshëm, të gjykonte dhe të dënonte shkaktarët e vëllavrasjes, domethënë klikën zogiste dhe agjentët e saj kryesorë, të godiste çdo fuqi vetiake dhe të rivendoste qetësinë. Në fushën ekonomike e shoqërore qeveria parashikonte •çrrënjosjen e feudalizmit» duke marrë një varg masash që do të çonin në përmirësimin e gjendjes së mjeruar të fshatarësisë dhe të masave punonjëse të qytetit; të lehtësonte hyrjen e kapitalit të huaj por edhe të mbronte dhe organizonte kapitalet e vendit. Sipas programit edhe në administratën shtetërore do të bëheshin një varg reformash që do ta demokratizonin këtë aparat, dhe do ta përsosnin atë. Nëpërmjet këtyre reformave synohej të thjeshtohej burokracia, të bëhej pastrimi i nëpunësve reaksionarë, t'u jepeshin kompetenca të plota organeve lokale, t'u jepej pavarësi e vertetë organeve gjyqësore, të riorganizohej puna në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit, të barazohej buxheti me anë kursimesh etj. Në fushën e politikës së jashtme qeveria synonte të vendoste marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet, në mënyrë të veçantë me vendet fqinje, dhe të ngrinte autoritetin e shtetit shqiptar. Qeveria e F. Nolit premtonte qe, pasi të vendosej gjendja norrnale dhe të kryheshin reformat e parashikuara, të bëheshin zgjedhje të reja të përgjithshme parlamentare me vota të fshehta dhe direkte. Në fund ajo i bënte thirrje popullit ta përkrahte në punën për realizimin e programit të saj. Programi i qeverisë së F. Nolit, kishte karakter dernokratik. Si i tillë ai u prit mirë nga masat popullore të vendit, nga të katër anët e vendit, populli i shprehte qeverisë përkrahjen e tij. Thirrja përfundonte me fjalët drejtuar punëtorëve dhe fshatarëve të Shqipërisë. «Merrni masa që gjaku i juaj i derdhur për liri të mos shfrytëzohct për shtypjen tuaj. Ruhuni që të mos bini viktimë e forcave reaksionare të fshehura brenda vendit tuaj, si edhe e synimeve imperialiste të Italisë ose të shteteve të tjera, që përpiqen ta kthejnë vendin tuaj në një koloni. Kujdesuni që prangat të mos ju lidhin përsëri dhe më fort. Qeveria demokratike e Fan Nolit filloi të vinte menjëherë në jetë programin e saj. Në organet e pushtetit në qendër e në krahinë ajo i zëvendësoi elementët që i. qëndruan besnikë reaksionit çifligar me nëpunës të rinj, që kishin marrë pjesë në revolucion ose që ishin persekutuar e burgosur nga qeveritë e mëparshme. Në të njëjtën kohë u ngrit në Tiranë gjyqi politik, në të cilin u thirrën për të dhënë llogari rreth 170 bejlerë e reaksionarë të tjerë. Gjyqi dënoi me vdekje në mungesë dhe me konfiskimin e pasurisë disa nga krerët e reaksionit që ishin arratisur si: Ahmet Zogun, Shefqet Vërlacin, Iljas Vrionin, Koço Kotën, Myfit Libohovën, Abdurahman Dibrën etj. Me qëllim që të sigurohej qetësia në vend, u zbatua çarmatimi i përgjithshëm, por në këtë çarmatim u përfshinë cdhe krahinat që ishin mbështetje e sigurtë e revolucionit, në një kohë kur reaksioni zogist nuk ishte shtypur plotësisht dhc qeveria kishte nevojë për popullin e armatosur. Në lëmin e arsimit u bënë përpjekje për ta zgjeruar rrjetin shkollor dhe për të ngritur nivelin e përgatitjes së arsimtarëve. Në fushën financiare qeveria mundi ta conte buxhetin e shtetit sikundër kishte parashikuar. Problemi i rëndësishëm për t'u zgjidhur mbeti ai i krijimit të burimeve të reja për të ardhurat e buxhetit, të cilat deri atëherë bazoheshin kryesisht në sistemin e taksave ndaj popullsisë, veçanërisht në taksën e së dhjetës mbi prodhimet bujqësore, sistem të cilin ajo kërkonte ta ndryshonte. Prandaj qeveria i kushtoi vëmendje të veçant gjetjes së një huaje, të cilën e shikonte dhe si bazë të nevojshme për shndërrime ekonomike të rëndësishme. Por detyra më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e qeverisë demokratike që doli nga Revolucioni i Qershorit, ishte çrrënjosja e mbeturinave të feudalizmit nga jeta ekonomike e shoqërore e vendit dhe, në radhë të parë, zgjidhja e çështjes agrare në të mirë të fshatarëve. Në këtë drejtim ajo mori disa masa fillestare që kishin për që]lim të lehtësonin shfrytëzimin e rëndë të masës së fsh.atarësisë. Sipas një dekretligji, taksa e së dhjetës do t'i shitej fshatit dhe jo më myltezimëve, të cilët u merrnin fshatarëve shumë më tepër. Përveç kësaj, shitja do të bëhej jo më me anën e nxjerrjes në ankand, por në bazë të çmimit mesatar të katër viteve të fundit. Nga taksa e së dhjetës përjashtoheshin pemët frutore dhe bletët. U bë sekuestrirni i tokave të bejlerëve të arratisur dhe i pasurisë së tyre, u krye shtetëzimi i trapave mbi lumenjtë.
Veprimtaria e Fan Nolit ne Lidhjen e Kombeve
RedaktoQeveritë reaksionare të vendeve të huaja mbajtën ndaj qeverisë demokratike shqiptare të dalë nga Revolucioni I Qershorit një qëndrim armiqësor. Atë nuk e njohu asnjë nga shtetet me të cilët Shqipëria kishte marrëdhënie diplomatike. Këtë izolim në arenën ndërkombëtare Fan Noli deshi ta kundërballanconte duke kërkuar mbështetjen e Lidhjes së Kombeve. Çështja kryesore që do të mbronte delegacioni shqiptar në sesionin e Lidhjes së Kombeve ishte ajo e kufijve të Shqipërisë. Kjo çështje nuk ishte zgjidhur ende përfundimisht. Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve i caktuar nga fuqitë sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921, për të caktuar përfundimisht kufijtë veriorë e verilindorë të shtetit shqiptar, erdhi në Shqipëri dhe punoi gjatë vitit 1922 dhe deri në shtator 1923. Ky komision, i kryesuar nga përfaqësuesi italian gjeneral Telini, me kërkesën e qeverisë shqiptare kishte kaluar edhe në jug, për të zgjidhur konfliktin kufitar shqiptaro-grek në lidhje me 26 fshatrat shqiptare në verilindje të Korçës, që mbaheshin ende të pushtuara nga Greqia. Nga këto 26 fshatra, Komisioni vendosi të përfshiheshin në kufijtë e Shqipërisë 14 prej tyre. Kjo zgjidhje nuk u pranua nga pala greke, e cila me këtë rast organizoi në gusht 1923, edhe një atentat kundër Telinit duke e vrarë atë si edhe tre italianë e një shqiptar që udhëtonin në makinën e tij. Përveç çështjes së 14 fshatrave, që kishte mbetur ende e pazgjidhur, pezull kishin mbetur edhe dy çështje të tjera në kufirin shqiptaro-jugosllav: ajo e Shën-Naumit dhe e Vermoshit. Edhe për këto dy çështje ishin marrë vendime në dobi të Shqipërisë por Jugosllavia nuk donte t'i vinte në jetë. Kryetari i delegacionit shqiptar F. Noli mori disa herë fjalën në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Ai mbrojti me këmbëngulje të drejtat e Shqipërisë dhe hodhi poshtë pretendimet shoviniste të fqinjëve, duke kritikuar njëkohësisht ngadalësinë me të cilën po shqyrtohej kjo çështje nga Fuqitë e Mëdha. Ai kërkoi që çështja e kufijve të Shqipërisë të zgjidhej përfundimisht para dimrit. Por nga të tria çështjet e mësipërme, vetëm ajo e fshatrave të Korçës gjeti zgjidhje gjatë qëndrimit në fuqi të qeverisë së Fan Nolit. Qeveria greke u detyrua më në fund të tërhiqej dhe në tetor 1924 këto fshatra u morën në dorëzim nga qeveria shqiptare.Jugosllavia nga ana e saj nuk e ndryshoi qëndrimin e vet, ajo nuk u tërhoq as nga Shën-Naumi, të cilin edhe Këshilli i Lidhjes së Kombeve, me vendimin e tij të 6 tetorit 1924, ia njohu Shqipërisë. F. Noli e shfrytëzoi rastin e pjcsëmarrjes së tij në sesionin e Asamblesë të Lidhjes së Kombeve për të mbrojtur edhe interesat e pakicës shqiptare në tokën e Greqisë. Pas nënshkrimit në Lozanë më 30 janar 1923 të konventës midis Turqisë dhe Greqisë për shkëmbimin e popullsisë grekc e turke, qeveria e Athinës, në kundërshtim me zotimet që kishte marrë dhe me dispozitat ndërkombëtare, po ndiqte kundër shqiptarëve çamë, që kishin mbetur në Greqi pas caktimit të kufijve më 1913, politikën e shpërnguljes me forcë nga vatrat e tyre për në Turqi duke i paraqitur si turq.Në fund të shtatorit 1924 F. Noli mori fjalën përpara këshillit të Lidhjes së Kombeve dhe dënoi qëndrimin e komisionit mikst (të ngarkuar me shkëmbimin e popullsive), i cili bënte punën e shovinistëve grekë, duke përfshirë në shkëmbim edhe shqiptarët çamë që banonin në Greqi. F. Noli kërkoi që këshilli të ndërmjetësonte pranë qeverisë së Athinës për ta përjashtuar nga shkëmbimi gjithë krahinën banuar nga shqiptarët. Por këshilli nuk mori asnjë vendim dhe e shtyu shqyrtimin e kësaj çështjeje për një kohë të pacaktuar.
Nderhyrja e huaj ne Shqiperi dhe shtypja e revulucionit
RedaktoQeveria jugosllave mobilizoi gjatë kufirit me Shqiperinë forca prej disa mijëra vetësh, ushtarë të rregullt, rezervistë, bjellogardistë rusë të strehuar në Jugosllavi dhe mercenarë të rekrutuar nga A. Zogu dhe C. Kryeziu. Nga ana tjetër, shoqëria monopoliste vajgurore angleze Anglo- -Persian vuri në dispozicion të A. Zogut shumën prej 50 mijë stërlinash si paradhënie për të siguruar përfundimisht koncesionin e vajgurit pas kthimit të tij në Shqipëri. Qeveria shqiptare i tërhoqi disa herë vëmendjen qeverisë jugosllave mbi përgatitjet që bënte ajo për agresionin kundër shtetit shqiptar, por pa ndonjë frut Kështu, më 10 dhjetor, bjellogardistët rusë sulmuan Lumën ,për të gozhduar në vend qysh në fillim forcat e udhëhequra nga B. Curri. Më 14 dhjetor mercenarët e M. Libohovës dhe K. Kotës, të nisur nga Greqia, sulmuan në kufi, i pari në drejtim të Gjirokastrës, i dyti në drejtim të Korçës. Të nesërmen u sulmuan Peshkopia dhe qendra të ndryshme në zonën e Shkodrës. Menjëherë ngritën krye bandat reaksionare brenda vendit në Lumë e Mat, të cilat sulmuan forcat qeveritare. Lajmi i ndërhyrjes së huaj ngjalli protesta energjike nga ana e popullit, organizatave demokratike dhe qeverisë. Më 18 dhjetor Fan Noli kërkoi nga qeveritë angleze, franceze dhe italiane si edhe nga Lidhja e Kombeve që të ndërhynin pranë qeverisë jugosllave për t'i dhënë fund agresionit. Por fuqitë imperialiste, që ishin organizatoret e ndërhyrjes, nuk u përgjigjën. Edhe Lidhja e Kombeve nuk mori asnjë masë për të mbrojtur një anëtar të vetin nga sulmi i një anëtari tjetër, siç e kërkonte statuti i saj. Në këto çaste të vështira arriti në Shqipëri përfaqësuesi diplomatik sovjetik, sipas marrëveshies së përfunduar qysh më parë midis qeverisë sovjetike dhe asaj shqiptare. Por qeveria e Fan Nolit jetonte ditët e fundit të saj. Nën presionin e rretheve reaksionare të vendit dhe të përfaqësive të huaja, sidomos të legatës angleze. ajo e njoftoi qeverinë sovjetike se kishte vendosur ta shtynte për më vonë shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë midis dy shteteve, «për të mos u dhënë një armë në dorë reaksionarëve». Përfaqësuesi sovjetik u detyrua të largohej nga Shqipëria. Kjo masë nuk e lehtësoi gjendjen e vështirë të qeverisë shqiptare. Agresorët vazhdonin përparimin në tokën shqiptare. Populli kërkoi armë për të mbrojtur revolucionin, por qeveria nuk bëri gjë për ta mobilizuar e për ta organizuar atë në. luftë. Ministri i Luftës K. Qafëzezi, megjithëse ishte informuar me kohë për planet agresive të Beogradit, nuk kishte marrë asnjë masë mbrojtjeje kundër agresionit. Oficerët zogistë dhe sidomos kryetari i shtatmadhorisë Bajram Fevziu, e sabotuan me të gjitha rnënyrat organizimin e mbrojtjes. Dekreti i mobilizimit u shpall me vonesë. Nuk u caktua asnjcri si komandant i operacionit. Në çastet vendimtare për fatin e vendit, në Shkodër u bënë transferime të papërligjura oficerësh dhe u liruan rezervistët. Vullnetarët vlonjatë që kishin ardhur në Tiranë nuk u çuan në luftë. Më 16 dhjetor pas një luftimi të ashpër ra Peshkopia. Me pretekstin se mos rrezikohej gjoja krahu i majtë i frontit në anën e Krujës, shtatmadhoria gozhdoi në Gollobordë trupat qeveritare dhe vullnetarët e ardhur nga Korça dhe Elbasani, rreth 2000 vetë. Gjithashtu, në kundërshtim me kërkesën e oficerëve, ajo nuk i lejoi ata të sulmonin A. Zogun që sapo kishte hyrë në Peshkopi. Çorganizimi i trupave qeveritare u lejoi forcave reaksionare të përparonin me shpejt(Si në tokën shqiptare. Në luftimet me forcat jugosllave dhe mercenarët e A. Zogut morën pjesë me nismën e tyre, repartet qeveritare që u ndodhën në Muriqan, Vukpala (Shkodër), Kukës, Gurabardhë, Mat dhe Priskë (Tiranë). Sipas urdhrit të K. Qafëzezit, u lëshuan pa luftë Tirana dhe Elbasani. Më 24 dhjetor trupat kundërrevolucionare hynë në Tiranë dhe brenda një kohe të shkurtër pushtuan pjesën tjetër të Shqipërisë, me përjashtim të disa zonave malore, ku popullsia e vazhdoi qëndresën me armë dhe për disa muaj. Qeveria e F. Nolit u përmbys. Ministrat dhe qindra luftëtarë antizogistë u arratisën jashtë vendit. Forcat e bashkuara të reaksionit të huaj dhe atij shqiptar, e shtypën Revolucionin e Qershorit. Në Shqipëri u vendos regjimi reaksionar i A. Zogut dhe u zhduk një bazë e rëndësishme e lëvizjes çlirimtare dhe revolucionare në Ballkan. .«Kthesa kundërrevolucionare e Ahmet Zogut në Shqipëri, — shkruante Gjergj Dimitrovi në korrik 1925, — e kryer me ndihmën e Jugosllavisë dhe me forcat e saj të armatosura, zgjeroi frontin e reaksionit ballkanik deri në detin Adriatik, privoi popullin maqedonas nga një bazë e luftës chrimtare dhe lëvizjen revolucionare në Ballkan nga njërën prej bazave të saj».Ky ishte nje fund jo i lumtur nga revulucioni ai nuk kishte te gjithe fuqine ne duar dhe perseri A.Zogu u kthye ne vend dhe filloi perseri sundimin e tij , kjo ishte edhe nje enderr qe bota e deshironte dhe e realizoi.