Aleksandër Ndoja ka lindur në fshatin Kodër Rrëshen më 20. 04. 1967. Që në vitin 1996 nis të shfaqet me shkrime të ndryshme problematike në shtypin e kohës, duke u përqëndruar përfundimisht si reporter i Mirditës në gazetën “Koha Jonë”. Janë të mirnjohura shkrimet e shumta problematike, reportazhet, portretet, opinionet e përditshme në “Koha Jonë”. Shumë shpejt do të bëhej ndër pendat më të spikatura, i vlerësuar me mirnjohje dhe çmime të rëndësishme në shkallë vendi. Pasi largohet nga “Koha Jonë”, për shumë vite me rradhë, madje që në numrin e parë është prezent në gazetën “Tirana OBSERVER”. Jo vetëm gazetar i lajmit, por në këtë periudhë spikasin opinionet e shumta sidomos politike, me një stil të veçantë denoncimi. Ajo çfar bie në sy më sëshumti në shkrimet e tij është guximi për të denoncuar fenomenet negative tej çdo kompleksi, duke depërtuar në nivelet më të larta të pushtetit politik dhe ekzekutiv. Për këtë fakt është i kërkuar edhe në mediat vizive, por siç thota ai, është më i profilizuar në median e shkruar. Sot në iventarin e tastierës së tij janë mijëra shkrime nga të gjitha gjinitë e gazetarisë. Eshte bashkëthemelues i revistes periodike "Mirdita" dhe kryeredaktor i kesaj reviste. Si njohës i mirë i teknologjisë informatike, prej vitesh ka punuar në Bashkinë Mirdite si webmaster dhe gazetar pranë faqes zyrtare të Bashkisë Mirdite. Aktualisht është drejtor i sektorit të ambienteve sportive “Arjana ARAPI” Mirditë.