Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Andi Ballshi/Unë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Andi Ballshi Masoneria (Muratoret e lirë)

Redakto

Andi Ballshi Masoneria (Muratoret e lirë) I.

(Një hyrje e shkurtur mbi Masonerinë në përgjithësi)

Masonët, siç pohojnë edhe vet, prejardhjen e kanë nga njeriu i parë - Adami, rreth 4.000 apo saktësisht 3.760 vjet para Krishtit. Sipas kalendarit hebraik të vitit 1975, njeriu është paraqitur në Tokë para 5.736 vjetëve. &. Kalendari hebraik, i përcaktuar sipas të dhënave të Besëlidhjes së Vjetër, i vendos këto data saktësisht: gjysma e dytë e vitit të krishter kalendarik 1975 i përgjigjet vitit 5.736 të krijimit të Botës. Nga erdhi njeriu i parë - Adami? A erdhi vërtetë, apo, doli nga uji siç pohonte Anaksimandri nga Mileti, 593 vjet para Krishtit, apo nga majmuni, siç pohon natyralisti Çarls Darvini? Jo, jo, nga majmuni kurrsesi, na mësojnë Muratorët e lirë, apo Frankmasoneria, siç quhen muratorët e lirë, pjestarë të organizatës së fshehtë filozofike fetare, e cila, sipas një versioni, u formua në shekullin e mesëm dhe që ekziston edhe sot. Bibla e shenjtë, por edhe Kurani i Madhërueshëm, na mësojnë, se çdo gjë filloi kur Zoti Perëndi, Allahu i Plotëfuqishëm e i Gjithëdijshëm - Arkitekti i Madh i Gjithësisë, sipas masonëve, arkitekti i të gjitha botërave të dukshme e të padukshme, nga pluhuri, sipas gjasimit të vetë, krijoi Adamin - Ademin, e pastaj nga brinja e Adamit, krijoi Evën - Havën. Pastaj Zoti, në krahinën e Edenit, mbolli një kopsht. Aty vendosi njeriun. Në mes të kopshtit gjindeshin dy pemë: pema e jetës së përjetshme dhe pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes. Zoti perëndi i tha njeriut: “Mund t’i hash frutat nga çdo pemë e kopshtit, përveç frutave nga pema që jep njohjen e së mirës dhe të së këqes… Në qoftë se do t’i hashë, do të vdesësh – për këtë të jeni të sigurtë” (zan.2/5-15). Edhe Adami edhe Eva e hëngrën. Adami fajin ia la Evës, ndërsa Eva djallit që kishte marrë formën e gjarpërit. Për këtë mosbindje dënimi qe i tmerrshëm - u ndëshkuan rënd edhe Adami edhe Eva edhe gjarpëri, madje edhe toka. “Pluhur ishe dhe në pluhur do të kthehesh”, i tha Zoti krijesës së parë të quajtur njeri! Kjo kishte ndodhur, gjithnjë sipas biblës, por edhe masonëve, diku rreth para 6.000 vjetësh. Sipas masonëve Adami ishte i pari dhe i vetmi njeri që u pa ballë për ballë me Krijuesin, Arkitektin e Madh të gjithësisë, i cili ia tregoi të gjitha të fshehtat… Këto të fshehta Adami ia la Setit, shpresës së madhe, meqë dy djemtë e parë, i “shkuan”, Kaini mbyti Abelin e pafajshëm dhe humbi… Faji i mbeti Evës. Edhe hebrenjtë edhe të krishterët pohojnë se Adamin e mashtroi gruaja e tij Eva. Këtë mendim e përkrahën edhe disa dijetarë islamë. Andaj gruaja mbeti burim, bazë e të gjitha fatkeqësisëve-shkaku kryesor i mjerimit njerëzor, mikrob i së keqes. E keqja vazhdoi edhe pas përzënies nga kopshti i Edenit, parajsës. Adami jo vetëm që ishte i detyruar të siguronte bukën nga toka tani më e mallkuar me plot ferra, por i ndodhën edhe shumë të këqija; djali i madh Kaini vrau vëllain e vogël, Abelin. Shkak (sipas një legjendeje) ishte përsëri gruaja-xhelozia. Kaini, krimineli i parë, nuk deshi, nuk mundi të pranojë që Abeli, viktima e parë, të martohej me motrën që ishte më e bukur e që sipas rendit i takonte atij! I vetmi ngushllim i Adamit mbeti Eva. Thuhet se Adami ishte plotësisht i vetëdijshëm për urdhërin e Zotit të cilin e shkeli, por këtë e bëri i shtyrë nga dashuria tepër e madhe që kishte për Evën e bukur, e që ishte disa vjet më e re. Adami filloi të ngushllohej edhe duke përkujtuar jo vetëm Parajsën që kishte humbur por edhe prezencën, takimet, bisedat ballë për ballë me Zotin Perëndi- kënaqësitë që kishte ndier në prezëncën e Tij. Të gjitha këto i dinte i lumi Perëndi andaj edhe, pas një pendimi dhe shumë lutjesh, ia fali mëkatin Adamit.

FSHEHTËSITË

Në mesin e të gjitha fshehtësive ishte fshehtësia e gurit. Adami, nga takimet, bisedat ballë për ballë me Zotin Perëndi, kishte mësuar shumë fshehtësi nga Arkitekti i madh i gjithësisë të cilat edhe i kishte shënuar në dy shtylla prej guri, të cilat edhe quheshin “fshehtësitë e gurit” ku ishin kalitur të gjitha dijet e botës, e vçmas fshehtësia e jetës. “Fshehtësin e gurit” Nou, Noahu (Noehi) ia pati dorëzuar Shemit, djalit të madh. Por ndodhi përmbytja, me urdhërin e zotit, dhe sipas besimeve biblike, besim të cilin e kanë pranuar edhe masonët, të gjitha shkencat dhe urtësiët njerëzore sipas kujtimeve të Adamit, kanë qenë të skalitura në ato dy shtylla prej guri. Njëra pas përmbytjes është gjetur, ndërsa për të dytin hulumtohet edhe sot. Në atë shtyllë është shënuar edhe fshetësia jetës së gjatë… Fshehtësitë ishin skalitur me shenja, simbole, meqë sipas Masonëve s’është më fshehtësi nëse i “besohet” ngjyrës dhe letrës. Këto fshehtësi, më vonë ia zbuloi Zoti Moisiut. Ato ishin të skalitura në pllaka guri, dhe të shënuara me simbole që vetëm rabinët mund t’i dëshifronin. Ishin të shënuara në gjuhën kabalistike. Gjer te këto, fshehtësi mbi të gjitha fshehtësitë, që i dinë vetëm rabinët dhe masonët, është arritur përmes Salomonit, njëri ndër më të urtit dhe sunduesit më të madh hebrenj. Sipas masonëve, pas këtyre ngjarjeve biblike, fshehtësinë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar-shpallur Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi, në Sinaj. Moisiu, këto fshehtësi ua zbuloi 70 urtakëve. Librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpetimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët. Këto urtësi janë bartur gojë pas goje meqë, masonët besojnë se çdo fshehtësi që “besohet”- shkruhet me ngjyrë dhe letër, nuk është më fshehtësi, ndërsa religjioni i tyre esencën e ka në fshetësi-misteriozitet - tinzi… Hebrenjt Jezusin e kryqëzuan mu për këtë shkak, pse kishte zbuluar një nga këto fshetësi-mënyrën e ngjalljes së njeriut, duke ringjallur lazrin.

PËRMBYTJA E MADHE

Por ç’ndodhi më vonë?! U prish mbarë njerëzimi. Përsëri shkaktar ishte femra! Disa nga qeniet qiellore, (engjëjt an), duke i parë vajzat e asaj kohe që ishin shumë të bukura, i pëlqyen shumë, i dëshiruan edhe më shumë dhe u martuan me to. Nga këto martesa filluan të lindnin njerëz viganë, meqë ishin përzier qeniet njerëzore me ato qiellore. Dhe, kur Zoti pa se sa të këqinj ishin bërë njerëzit, dhe se në kokat e tyre kishte vetëm mendime të këqija, i erdhi keq që i kishte krijuar njerëzit dhe një ditë vendosi t’i zhdukë njëherë e përgjithmonë, përveç Noahut-Noehit, ndaj të cilit Zoti kishte mëshirë, meqë ishte i vetmi njeri i drejtë dhe i urtë. “Hyji i tha Noehit: “Për mua erdhi dita të zhbij çdo njeri. Toka është mbushur me ligësi për shkak të njerëzve dhe, ja, unë do t’i zhbij ata nga toka. Punoje një arkë nga druri rrëshinor… E ti hyr në arkë me bijtë e tu, gruan tënde e gratë e bijve të tu. Zan. 6/18… sepse ty të gjeta të drejtë para syve të mi në këtë brezni. Noahu-Noehi, sipas porosive të Zotit, ndërtoi arkën ku qëndroi në të mbi një vit, bashkë me bijt, gratë e tyre dhe gruan e vet dhe nga të gjitha llojet e gjallesave, femër e mashkull…(Zanafilla-6,7). Legjenda, miti mbi përmbytjen në mes të Tigrisit dhe Eufratit, që ishte e tmerrshme, që e përmend edhe Bibla edhe Kurani, përmendet edhe te shumë kombe të lashta, johistorike. Më i njohuri dhe ndoshta më i vjetri është Epi i Gilgameshit, rreth dhjetë (10) shekuj para Homerit. Nga kjo legjendë edhe mendohet se kanë dalur, himnet, lutjet, psalmet, betimet e kallëzimet (Shih: lufta e tij për pavdekësinë…) Sipas Biblës: plasën të gjitha burimet e humnerës së madhe e u hapën pendat e qiellit… ra shi për dyzet ditë e dyzet net…( sipas epit të Gilgameshit: “Gjashtë ditë e net porsi rrëke ra shi, të shtatën ditë shtrëngata zuri t’ndalet”. Ujët qe më i lartë pesëmbëdhjetë kutë përmbi malet, vazhdon libri i shenjtë… Çdo gjallesë në tokë vdiq – çdo zog, çdo kafshë, çdo njeri. Çdo gjë që merr frymë vdiq.

Përmbytja zgjati një vit, dy muaj e 10 ditë.

Derisa Bibla thotë se kataklizma ishte një dënim për gjithë njerëzimin, pra ishte një përmbytje globala që e kishte përfshirë të gjithë botën. Sipas Harun Jahja, Kurani nuk e pohon një gjë të tillë, përkundrazi, ajetet përkatëse të lënë të kuptosh se përmbytja ishte e pjesshme dhe përfshinë vetëm popullin e Nuhut. H. Jahja: “Popujt e zhdukur”. Një dallim tjetër nga Bibla është, Kurani nuk e përcakton as kohën e përmbytjes dhe as sa zgjati kjo përmbytje. Dallim tjetër është, edhe ky: në Kuran përmnedet djali i Nuhut që u mbyt me të gjithë të tjerët. Shkaqet e përmbytjes janë gati të njejta: prishja e njerëzimit dhe dënmimi i tyre!

Edhe sipas Epit të Gilgameshit, zoti Ea, në gjumë, i thotë Upnapishtit, se do të shfarosë gjithë gjininë njerëzore, dhe e udhëzon që ta ndërtojë një arkë-barkë ku do të gjen shpëtim ai dhe familja e tij bashkë me të gjitha llojet e gjallesave… Edhe hebrenjtë edhe masonët u shërbyen dhe shfrytëzuan këto legjenda të popujve të lashtë, si të sumerëve, babilonasëve, asirëve, hetitëve e më vonë edhe të popullit semit…e veçmas të Biblës. Andaj, sa popuj dhe zotëra, po aq edhe verzione, rreth të njëtit tregim mbi zanafillën-krijimin e botës, urtësitë e zotit, të cilat u janë besuar dhe kushtuar vetëm një numri të vogël të zgjedhurish dhe të drejtë, ashtu siç e theksojnë në zhargonin e tyre masonët.

NDËRTIMI I TEMPULLIT TË SALOMONIT

Davidi Davidi profet, i pari dhe kryet e të gjithë profetëve, qe i biri i Izait apo Jeseut. Lindi 3.000 vjet mbasi u krijua bota, 1.000 vjet para Krishtit. Salomoni, që do të thotë Paqedashë, i biri i Davidit e i Bersabesë, (Betsabeja) 1.035 vjet para Krishtit, u quajt edhe u urti Salomon, për shkak të dijes dhe urtisë së tij… Në të katërtin vjet të sundimit të tij, Salomoni, sipas urdhërit të Zotit, filloi për ta ndërtuar tempullin e Tinëzot, në mal të Morisë, (në afërsi të Jerusalemit) Ishte pikërisht vendi ku Jakobi e kishte parë shkallën e ku Davidi, me bahen e bariut e kishte mbytur Goliatin e filistejnjv prej Getit. Një filist i parrethprerë që i poshtronte izraelitëtë…Davidi nxorri gurin dhe e gjoi me bahe...

Ishte po ai vend ku Davidi e kishte parë një engjëll me shpatë në dorë i cili e urdhëroi të ndërtonte një altar. Davidi dëgjoi dhe e shestoi atë vend për të ndërtuar tempullin. Ndërsa sipas Mihailo Popovskit, Sallomoni hypi në fronin e mbretit hebre më 975, para Krishtit. Fronin e trashëgoi nga i ati, Davidi, që po ashtu ishte mbret dhe profet hebre. Sallomoni ishte bir i Davidit dhe Betsabesë (Betshevasë), një gruaje ushtari të tij, i cili u mbyt me urdhër të Davidit, që të kishte të drejtë të martohej me Batshevanë e bukur. Ndërtimi i Tempullit (që ishte edhe një lloj testamenti i Davidit) filloi të ndërtohet katër vite pas trashëgimit të fronit, nga 153.600 ndërtuesë.

Salomoni i shkruan Hiramit, mbretit të Tiriit: Ti e di mirë se im atë Davidi nuk mundi të ndërtonte një shtëpi për nder të Emrit të Zotit, Hyjit të tij… Unë mendoj të ndërtoj një tempull për nder të Emrit të Zotit, Hyjit tim, ashtu siç i ka thënë Zoti Davidit, babës tim, kur i tha: “Biri yt, të cilin do ta vë mbi fronin tënd në vend tënd, ai do ta ndërtojë tempullin për nder të emrit tim…

Davidi e sheshoi vendin ndërsa e përfundoi Salomoni

Ishte një tempull i tërë nga mermeri i bardhë nga Pari, na thotë Bogdani. Ndërtimin E ndihmoi Hirami, mbreti i Tirit, miku i atit të Davidit me dru të qitros, të prerë në mal të Libanit. E ndihmoi edhe me 120 talenta të arit… Ndërtimi zgjati shtatë vjet e gjysmë, prej muajit të prillit të katërtit vjet deri në muaj të shtatorit të njëmbëdhjetit vjet të sundimit të Salomonit Në ndërtimin e tempullit morën pjesë 153.600 punëtorë, duke përfshirë këtu edhe përgjegjësit që ishin 3.300 Sipas Biblës. Libri i parë i mbretërve,7/13 Hirami ishte bir i nje vejushe prej fisit të Neftaliuit. ishte një mjeshtër bronzi dhe i pajisur me një aftësi të madhe teknike, me dije e zotësi të madhe dhe mjeshtër i spikatur për të kryer me mjeshtri çdo vepër në bronz.

Sipas Mihailo Popovskit, Salomoi i shkruan Hiramit, mbretit të Tirit: Ashtu siç i ke drëguar dru qedri për të ndërtuar oborrin mbretëror, ashtu më dërgo edhe mua. Meqë kam vendosur të ndërtoj tempullin e Jahves Zotit tim. Hirami i përgjigjet Salomonit: “Po ta dërgojë mjeshtrin tim Hiramin e Abifit, një specialist të aftë dhe të talentuar, një njeri të urtë, të dijshëm… ku di të punojë në ari e argjend, në bronz e në hekur në gur e në dru, në përpur, në pëlhurë ngjyrëvjollce e në pëlhurë të kuqe. Di të gdhendë çdo gdhendje që ia pret mendja hollë e, çka i sheh syri ia qet dora… Ai mund të përpunojë çdo plan që i besohet. Kronika-Analet: Ndërtimi i tempullit më të bukur i të të gjithë zotërave dhe i të gjitha kohërave zgjati, sipas kësaj legjendeje (M.P.), shtatë vjet dhe gjashtë muaj. Tempulli mund t’i zinte 300.000 besimtarë. Lidhur me ndërtmin e këtij tempulli masonët thonë: “Ky ndërtim i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshë ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Të gjithë ata që e vizitonin habiteshin me mjeshtritë më të mrekullueshme dhe përsosshmërin e këtij ndërtimi, meqë Salomoni i urtë ishte mjeshtër i madh llozhës së Tirit, ndërsa mjeshtri kryesor, Hiram Abifi ishte i frymëzuar dhe i ruajtur nga vetë qielli, ndërsa fisnikët-aristokratët dhe dijetarët e konsideroni për nder që ishin ndihmës të këtij mjeshtrit të jashtëzakonshëm dhe kolegë të esnafëve më mendjehollë.

ZANAFILLA

Një version tjetër mbi zanafillën e masonëve e kemi nga e ashtuquajtura “tradita esnafësh”, sipas të cilës ekzistojnë shtatë shkenca të lira: gramatika, metodika, dijalektika, matemetika, (mbi numrimin) gjeometria, muzika dhe astronomia. Të gjitha këto janë bazuar në një shkencë – gjeometri. Parimet e të gjitha shkencave i kanë gjetur-shpikur dy të bijtë e Lamehut, Juvali dhe Toveli. Edhe këta dijet e tyre i kishin kalitur në dy shtylla guri, që ishte e mundur të gjendeshin pas Përmbyjes së Noit. Germesi gjeti njërën shtyllë për çka dhe njoftoi njerëzimin më dijen që ishte kalitur në atë shtyllë. Masonët për herë të parë u përmendën me rastin e ndërtimit të Kullës së Babilonit. Me rastin e ndërtimit të Ninivejit dhe qyteteve të tjera në Lindje, Nevrodi dërgoi 30 masonë, të cilëve ui dha këto urdhëra:/18 “T’i besoni njëri-tjetrit, ta duani çiltërisht-sinçerisht njëri-tjetrin, dhe t’i shërbeni me besnikëri patronit, për nder dhe famë të mjeshtrit dhe për nderin tuaj./19. Bartje: Simon Cox/91, në librin e përmendur, shkruan: Zanafillat e para të Masonerisë qëndrojnë të mbështjella me mistere, pavarësisht vitetve të tëra me hulumtime intensive të drejtuara nga historianë masonikë, nga teoricienët e konspiracionit dhe nga autorë të historisë alternaive. Veprimtaritë e zhvilluara në vitete e para të Masonerisë (që mendohet se i takojnë shekullit XIV) regjistroheshin shumë pak, për këtë arsye thjesht nuk ekzistojnë prova të dokumentuara.

Duke qenë të pakta të dhënat historike, është spekulluar lirisht dhe kanë lindur shumë legjenda, që i përkasin zanafillave të shoqërisë. Ka plot teori mbi transmetimin e nja kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve të arratisur (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skoci, pasi ishin përndjekur nga Kisha. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skoci nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur”...

Shpjegimi më prozaik, por gjërësisht i pranuar, i zanafillës të Masonerisë mbështet idenë se ajo lindi nga Xhilda (esnafëria) e muratorëve (në anglisht mason) mesjetarë. Kur në Mesjetë ndërtoheshin kështjellat, katedralet dhe kishat e Evropës, specialistët muratorë ishin artizanë thellësisht të respektuar.... Harun Jahja thekson: : Masoneria teorike apo organizata bashkëkohore e Masonerisë është themeluar nga esnafët, ndërtimtarë mesjetar që i referojmë si Masoneria Vepruese Operative an)./43 Por, ata që sollën elementet teorike themelore të këtij krijimi ishin antarët e organizatave të caktuara që studiuan sistemet e fshehta parahistorike dhe njohurinë që ato përmbanin. Më e rëndësishmja nga këto organizata ishin Tamplierët dhe rosikrusanët (Kryqi Trëndafilt). Ky rend, i dëgjuar për herë të parë në shek. e 15-të, krijoi interesim të madh për alkiminë, e posaçërisht në Europë, për çka antarët e tij thonin se posedonin njohurinë sekrete. Por trashëgimia më e rëndësishme e sotshme rendit Rose Cross është filozofia natyraliste, dhe idea e evolucionit, që është pjesë e saj. Revista Mason thotë se rrënjët e Masonerisë shtrihen tek Tamplierët dhe rosikrusianët, duke e theksuar filozofinë e mëvonshme evolucioniste... Disa hulumtuesë thonë se Masoneria, është Vëllazëria më e vjetër në botë, dhe, meqë fillet e saja kanë humbur në lashtësi, askush nuk di saktësisht se sa e vjetër është ajo. Një gjë e sigurt, thonë të tjerë, ajo rrënjët i ka te shoqatat e para zejtare të muratorëve të cilët në Mesjetë, kur muratorët filluan të ndërtonin kështjella, ura kisha e katedrale dhe se, në fillim, ishte një shoqatë e përbërë vetëm nga meshkujt dhe nga muratorët profesionistë Për masonët ka edhe mendim të tjera, herë, herë shumë kontradiktore: - Masonët janë një shoqatë secrete që gjasonjë ngapak në “scary”, kjo edhe është qëllimi i tyre, që gjithçka ka të bëjë me forcën dhe parat, e gjithë lufta e tyre, që nuk zgjedhë as mënyrë as mjete, ka të bëjë me pushtetin e paras… - Masoneria është një klub i zakonshëm shoqëror... po jo nje klub kalmajash apo "prinderisht" te cilet kerkojne ndopak eksitim ne kete jete, jane shume shume me teper se kaq... Haruni Ata janë: një ogurzi, gogol, njollë, “scary”... një klub - clubi povver (një Klub i fuqishëm??) Është edhe një grup tjetër që i barazojnë edhe Masonizmin edhe Iluminizmin (Illuminatin) me okultizmin e para mijera vjetesh... &. Masonët edhe sot janë një shoqatë secrete që sundon botën… dhe që janë njerëz të shquar... janë “elita e shoqërisë botërore” e cila drejton proceset shoqërore dhe krijon historinë. Masonët jane nje grupim si mijera te tjere por se çfarç fshihet brenda lozhes masone dhe se çfarë shkruhet jane spekullime dhe hipoteza, pasi sekreti ruhet ne menyre perfekte. (Nje tjeter urdher (mendohet dege e Masonerise) ne shekullin XIX ishte Illuminati, (Iluminizmi). Flitet qe njerezit me te pushtetshem ishin anetare te ketij urdhri. Behet fjale per presidente, mbreter, kryeministra etj.

Per masonerinë flitet se është organizata më e pushtetshme ne toke, dhe qe vendimet perfundimtare mbi shumicen e çështjeve politike merren ne kuadrin e Masonerise, dhe se ne kurrë nuk kemi per ta marre vesh kurre te verteten... Edhe pse shumica e kanë emëruar si një organizatë shumë sekrete ka edhe mendime të kundërta që me plotë gojën theksojnë të kundërtën duke theksuar se kjo shoqatë nuk është fare secrete meqë askush nuk i ndalon që të deklarohen si të tillë… se ekzistojnë regjistrat e anëtarëve të tyre se të gjitha mbledhjet i kanë publike, etj, etj... & Masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtetë nuk janë. &. Principi i tyre: “Me rëndësi është të besosh; se si e quajnë krijuesin Zot, Allah apo Natyrë, nuk është e rëndësishme... Edhe studentët, madje edhe nxënësit theksojnë se shumica e profesorëve i mbrojnë masonët??? ........... Dhe në fund, kur Abrahami me gruan e vet erdhi në Egjipt egjiptianëve ua solli shtatë shkencat. Nxënësi i tij i denjë ishte Euklidi. Ai ishte mjeshtër i të gjitha 7 shkencave, dhe nxori këtë ligj parimor: “Masonët në rradhë të parë duhet t’i jenë besnik udhëheqësit të vetë dhe vendit ku jetojnë! Ta duan dhe të kenë besim në njëri-tjetrin. Njëri tjetrin ta quajnë shok ose vëlla, e kurrsesi shërbëtor. Ta emërojnë për mjeshtër, më të mençurin prej tyre, por kurrsesi në bazë të prejardhjes ose dashurisë e simpatisë së madhe ndaj tij…”. Ekziston edhe një version: Përzierja e gjuhëve pengoi zgjerimin e shkencave, artit dhe adeteve. Filluan të përhapen përsëri vetëm atëhere kur njerëzit mësuan t’i përdorin shenjat-simbolet dhe me anën e tyre të kuptoheshin dhe ta shprehinin atë që nuk mund thonin me fjalë. Nga kjo edhe lindi shprehia-praktika e masonëve të komunikonin përmjes shenjave. Këtë shprehi, si besohet-mendohet, e pruri në Egjipt Micraimi, i biri i Hamovit, kur u shpërngul në luginën e lumit Nil. Nga këtu kjo shkathtësi u përhap në të gjitha anët e botës. Por, duke iu falëmdëruar Salomonit në muratori mbetën vetëm ato shenja që tregohen me duar. Përgatiti Andi Ballshi


Andi Ballshi: Ç'është Masoneria (Muratoret e lirë I.

Redakto

Perkthyer dhe perpunuar materiale te nxjerra nga disa studiuesë të kësaj lëmie, si:

Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005;Jose Antonio Ullate Fabo: Kundër Kodit të Da Vinçit, Dituria, Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.); Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj. Janar 2010 shih te Forumi Stdentor)


HYRJE

Kush e përbën këtë Shoqatë misterioze, të qujatur: edhe Rrymë e Lëvizje, edhe Organizatë, edhe Rend e Urdhër, Institucion, edhe Shoqëri edhe Vëllazëri, Klub etj. por gjithnjë i-e fshehtë? Anri Tur, Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe Franceze, në hyrje të librit të përmendur, shkruan: Në të vërtetë njerëzit që nga moti kanë shprehur interesimin për këtë institucion të quajtur “i fshehtë” por edhe “mistik”, dhe, edhe sot pyesin: Ç’është masoneria? Pse masoneria? Cila është natyre e saj? Cili është qëllimi? Cilat janë planet e masonerisë”... Pra, pse masonët? Pse njerëzit bëhen masonë? Pse ajo fshehtësi? Çfarë duan ata? Cilat janë qëllimet e tyre? Vërtet duan ta sundojnë botën apo kjo është vetëm një shpifje”?! A janë të gjithë masonët të rrezikshëm? A është e vërtetë se ata organizuan të gjitha luftërat, të gjitha revolucionet, me karakter botëror por edhe lokal? A është e vërtetë se asnjë kryetar shtetesh, as kryeministër nuk mund të zgjidhet pa “izën” – pëlqimin e tyre?! Këto janë pyetje që shtrohen më së shumti për masonët dhe veprimtarinë e tyre, që gjithnjë quhet ekzotike, e fshehtë e mistike por edhe shumë e rrezikshme. Përgjigjet janë të ndryshme, dhe shumë kundërthënëse, varësisht nga ata që merren me këtë çështje. Është vështirë të jipet një përgjigje e saktë, kur për këtë Lëvizje, ka mendime tejet të skajshme e kontradiktore. Ka mendime se përgjigjja e saktë nuk mundtë të jipet fare. Disa studiuesë mendojnë se përgjigjen e saktë këtë mund ta jepë vetëm ndonjë mason apo iluminat!. Natyrisht, ATA që i takojnë kësaj organizate, si dhe miqtë e simpatizuesit e tyre, flasin dhe shkruajnë vetëm për anët pozitive, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm për anët negative, deri në skajshmëri të thellë, duke fajsuar për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, madje, madje edhe për sëmundjet epidemike, si për sidën, katastrofat, termetet, etj. Për disa, përgjigjja është farë e thjeshtë: Masoni (muratori i lirë) është pjesëtar i vëllazërisë më të vjetër, që quhet edhe Masoneri, dhe se “Gjithçka ka filluar me formimim e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Masoneria është një vëllazëri që paraqet një grup meshkujsh (mu ashtu siç paraqesin motrat një grup femrash) që bashkohen meqë: Ekziston diç që ata duan të bëjën në këtë botë, në rend të parë për vetveten, por edhe për të tjerët – ATA janë për progresin, dhe që duan ta ndryshojnë botën, natyrisht për të mirë, siç theksojnë vetë por edhe miqtë e tyre, që nuk janë të pakët. “Ishin ata njerëz që besonin në lirinë, dhe të drejtat njerëzore, Ishin ata që besonin në arsimin, përparimin…Qëllimi më i lartë i tyre ishte dhe është t’i shërbejnë jo vetëm kombit që i takojnë por edhe mbarë njerëzimit...” Për të tjerët ata janë një shkollë e çoroditur filozofike me karakter materialist e për disa vetëm një Mafie ndërkombëtare – një Grup njerëzish i organizuar në mënyrë të fshehtë, për të nxjerrë fitime me mjete dhune dhe të jashtëligjshme... Njëri ndër hulumtuesit më serioz, në këtë lëmi, turku, me pseudonimin Harun Jahja thotë: “Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtet ata nuk janë”. Heshtjen masone e theksojnë shumë autorë. Masoneria, vazhdon Harun, ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhequr vëmendjen pasi ka karakter të mbyllur, të rezervuar dhe mistik. Në të njejtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind; ajo tenton që t’a prezentojë veten si një “institucion i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore të organizatës... Anri Tur, ndër të tjera shkruan: “Masoneria është një pjesë e historisë njerëzore. Ajo mund të kuptohet vetëm nëse e vëmë në kontekstin historik, shoqëror dhe kulturor... Duke iu falënderuar masonerisë, vazhdon Tur, kam njohur njerëz nga të gjitha nacionalitete, nga të gjitha racat, të të gjitha religjioneve, të gjiha filozofive, senzibilitetet dhe idetë e të cilëve kanë qenë dukshëm të ndryshme madje shumëherë edhe të kundërta. Njëkohësisht kjo njohje më ka sjellë miqësi të forta e të ngushta të cilat më janë të pazëvendësueshme...”.

Shpirti çifut i masonerisë

Shumë kritikë, e sidomos ushtaraku i njohur gjerman Erich von Ludendorff, pohojnë se Masoneria është një institucion çifut. Historia shkallët-gradat zyrtare, parullat dhe deklaratat, në tërësi janë çifute. Masoneria e fshehtë, vazhdojnë ata, është çifute. Masoni, nëse nuk është çifut, ai në lozhë shndërrohet në një "Çifut artist”, respektivisht ai përvetëson mentalitetin dhe cilësitë çifutet. Masoneria u shërben interesave çifute, ngritjes dhe sundimit të tyre me tërë botën, përfundon Ludendorffi, ashtu si dhe shumë bashkëmenditarë të tij. “Edhe pse pohimet e Ludendorff-it deri diku mund t’i konsiderojmë të tepruara, megjithatë, në tezën themlore të Ludenrorff-t, ka të vërteta, se masoneria është një refleks dhe vepër e shpirtit çifut. Nëse hollësisht i shikojmë ideologjitë masone, simbolet dhe ritulate e tyre drejtpërdrejt shihen ndikimet dhe influenca e tyre. Andaj është i pamohueshëm fakti se masoneria në të kaluarën më së shumti u ka shërbyer interesave të popullit çifut, i ka ndihmuar të lirohet nga getoja (Ghetta), ndarja nga bota tjetër, dhe u ka shërbyer të jenë në të gjitha rrethet diplomatike... Shpirti çifut ka depërtuar thell dhe është feymëzim i masonerisë, andaj sot janë dy nocione të pandashme. Janë dy binjak që me vështirësi mund të dallohen. Janë mu si zoti i lashtë - Janusi (Janoshi) me dy fytyra” thuhet në një fletushkë kroate të viteve të 30-ta... (Kromika sociale moderne). Iva Zhic, kroat, në librin Sociologjia (për vitin II), lidhur me Historinë dhe zhvillimin e masonerisë, shkruan se masonët, që nga shoqatat e para të muratorëve, themelimit të Lozhës së Madhe, përhapjes së tyre në shumë vende dhe përzierjes në disa revolucione, kanë qenë një shoqatë mistike... Për ta kuptuar masonerinë, në rradhë të parë duhet ta njohim historinë e saj, që zë fill nga Mesjeta. Zanafilla e saj është mjaft specifike, me çka edhe dallon nga grupet tjera mistike. Qëllimet e masonëve kurrë nuk janë zbuluar. Fshehtësia e ruajtur me një fanatizëm shpesh ka qenë një nxitje për të hyrë në këtë vëllazëri të fshehtë... Masonët janë një shoqatë në përgjithësi filantropike, dhe se njëri nga qëllimet e tyre është “shqyrtimi i të gjitha çështjeve shoqërore e ekonomike” që kanë të bëjnë me fatin e njeriut“, përfundon Zhic. Por, sipas promasonëve qëllimi i bashkimit në Masoneri është “Dëshira për ta ndryshuar, jo vetëm vetvetën por edhe mbarë njerëzimin e me këtë edhe vetë botën. Në Librin e Simon Cox: Sekretet e engjëj & djaj”, thuhet: Kjo shoqëri e ashtuquajtur e “fshehtë”, që numëron rreth katër milionë anëtarë dhe që ka qenë objekt i më shumë se gjashtëdhjetë mijë (60.000) librave, është njëra prej organizateve më të njohura të botës. Në tre shekujt e fundit, kjo vëllazëri në gjrin e saj ka përfshirë presidentë, senatorë e gjykatës të Shteteve të Bashkuara, anëtarë të familjes mbretërore britanike, përveç kryeministra, gjeneralë të ushtrisë dhe shefa të policsë së Mbretërisë së Bashkuar. Por, edhe në vende të tjera, ka prej kohësh një peshë të madhe... Viteve të fundit janë publikura, sidomos në internet, shumë vepra e dokumnte të ndryshme për masonerinë, veprimtarinë e saj dhe veçmas rolin në zhvillimin e ngjarjeve më të mëdha botërore, duke filluar nga revolucioni Anglez, Revolucioni Francec e revolucionet tjera ku shihet roli i madhe i kësaj lëvizjeje. Por, mjerisht në gjuhën shqipe, përveç disa shkrimeve, më shumë pseudonime, në internet, sa dimë ne, kemi fare pak ose aspak botime të kësaj natyre. Fatos Aliu ka përkthyer dhe botuar Procesverbalet e pleqësisë sioniste, me titull: Sekreti i sundimit të botës, Tiranë, 2002, për të cilat është shkruar e përfolur shumë se prodhim i kujt janë: Të masonëve-çifutëve apo të kundërshtarëve të tyre. Edhe libri i përkthyer i Nikola Nikolov, Komploti botëror, Tetovë, 2003, trajton po këtë temë...-- "" 8 Shkurt 2010 21:25 (CET)

Emri - Nocioni Mason

Redakto

Fjala mason përdorët shumë shpesh dhe me shumë kuptime e intepretime, madje edhe me njëfarë droje! Sipas Klaiqit masoni, (francmaçon, murator i lirë), është anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike... Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë. Ndërsa për Masonerinë, thuhet se ajo “është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë”. Në SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953, për Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm. Freimaurerei, (shqip Masoneria) thuhet që është një SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shëmbëlltyrat, në shumicë, të muratorëve ,(masonëve) përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët jan të tubuar në oraganizata të veçanta, lozha. Ndahen në tri kategori: në shegertë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Msoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjtarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë. Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën - Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave. Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Entit Leksikografik,1964, thuhet: Masoneria e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“ Nga Enciklopedia mbi të gjitha religjionet, është nxjerrë ky definicion: Masoneria është një emërtimi i përbashkët për vallazëritë sekrete dhe bashkësitë e ngjashme të dala nga shoqëritë e muratorëve të Mesjetës” (Andaj ata janë muratorët...” Darius, (anonim nga Int.), ndër të tjera shkruan: “ Frankmasoneria është në fakt një organizatë vetëm për të iniciuarit (shuguruarit a.n.) dhe ka një karakter filozofik, vëllazëror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnjë dogmë dhe nuk perpiqet të fitojë pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: "NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT...


ZANAFILLA E MASONERISË

Redakto
Masonët dhe krijimi i njeriut të parë - Adamit

Edhe lidhur me zanafillën e Masonerisë ka mendime dhe rrëfime të ndryshme, të skajshme, madje dhe për atë moderne që, siç u tha në fillim, merret viti 1717, kur u themelua Lozha e Madhe Angleze, dhe ai i Konstitucioneve (Kushtetuta e Andersonit, viti 1723. Sipas masonëve ekzistojnë vetëm dy teori: 1. Zanafilla e tyre fillon që në lashtësi, në Greqinë antike, madje në Egjiptin e vjetër... dhe 2. Masonët rrënjët i kanë te esnafët gurëgdhendësit e Evropës mesjetare… Në fakt, edhe pse Masoneria zyrtarisht ishte themeluar dhe pranuar vetëm në fillim të shek. 18-të, (më 1717) në Angli, mendim i përbashkët i shumicës së historianëve është se gjeneza e kësaj lëvizjeje zë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të, dhe se janë vazhdues të Tempullarëve... Por, për të tjerët, masoneria rrjedh drejtpërdrejt nga çifutët. Ndërsa disa pohojnë se lozhat e para masone i themleuan protestantët... Origjinën e masonerisë, sipas Harun Jahjas, por edhe shumicës së studiusve të tjerë që u morën me këtë çështje, e gjejmë (edhe më herët): te paganizmi, te magjistarët, priftërinjtë dhe materialistët e Egjiptit të Vjetër; te druidët e lashtë, te kabalistët, te judaizmi, te Abrahami e veçmas te Salomoni, madje edhe te Adami dhe bijt e tij,... “Ajo është themeluar nga qytetërimet e lashta pagane të Egjiptit të vjetër, Greqisë antike dhe Romës dhe verbërisht pason traditat e faraonëve dhe magjistarëve të tyre... Masoneria është pasuese e Tempullarëve, rosikrusantëve, e veçmas e Iluminizmit që konsiderohet si një degë e saj, përfundon Haruni por edhe të tjerët... Studiuesi tjeter, turk, Dr. Selami Isindag, në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjeter në origjinen e Masonerisë shkruan: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."

Masoni i njohur rus, Elagini, sipas Popovskit, thotë: “Masoneria nuk është trilluar nga mendja e njeriut, por ka ardhur nga vet Perëndia, meqë është fjalë e Zotit”. Ndërsa sipas interpretimit të një mësuesi të masonerisë, “Muratorët e Lirë” – Masoneria është “shkenca më e vjetër e shenjtë sekrete e cila ka ekzistuar me shekuj që nga fillimi dhe është “mbuluar” fshehur me alegori dhe simbole, kurrë nuk do të mbetet në harresë dhe nuk do të ndryshojë. Është e njëjta urtësi – mençuri e madhe që është ruajtur te patriarkët e Dhjatës së vjetër, pastaj në tempujt haldeje, egjiptiase, në shkollat e Salomonit, jeseje, sinaje dhe mësimet e Gjonit Pagzues, pastaj i është zbuluar Krishtit si bekim i ri... 

Masonët për herë të parë u përmendën me rastin e ndërtimit të Kullës së Babilonit. Me rastin e ndërtimit të Ninivejit dhe qyteteve të tjera në Lindje, mbreti Nevrod, që edhe vetë ishte mason, dërgoi 30 masonë, të cilëve ju dha këto urdhëra: “T’i besoni njëri-tjetrit, ta duani çiltërisht njëri-tjetrin, dhe t’i shërbeni me besnikëri patronit, për nder dhe famë të mjeshtrit dhe për nderin tuaj... Duke i hulumtuar rrënjët e veta, Muratorët e lirë (masonët) konstatojnë se në zhvillimin e tyre ka ndikuar edhe veprimtaria e shoqatave fetare dhe vëllazëritë të cilat kërkonin kthim në shkencën e drejtë dhe të pastër të Krishtit. Shoqata të tilla kishte në të gjitha vendet e Evropës të shekullit XVII. Në Çeki ishte e njohur “Vëllazëria Çeke”. Udhëheqës i saj ishte pedagogu i shquar Jan Amos Kamenski... Një version tjetër, sipas, Popovskit e të tjerëve, thotë se zanafilla e muratorëve të lirë – masonëve, rrjedh nga e ashtuquajtura “Tradita esnafe”, sipas të cilës ekzistojnë shtatë shkenca të lira: gramatika, metodika, dijalektika, matemetika, gjeometria, muzika dhe astronomia. Të gjitha këto janë bazuar në një shkencë – gjeometri. Parimet e të gjitha shkencave i kanë gjetur dy të bijtë e Lamehut, Juvali dhe Toveli. Edhe këta dijet e tyre i kishin skalitur në dy shtylla guri, që ishte e mundur të jenë gjetur pas përmbytjes së Noit. Germesi gjeti njërën shtyllë për çka dhe njoftoi njerëzimin me dijen që ishte skalitur në atë shtyllë... Edhe Adami, madje edhe vetë Zoti ishte mason! Për zanafillën, e masonëve dhe traditën masone ka edhe shumë mendime të tjera dhe ekzistojën shumë legjenda e rrëfime të ndryshme. Shumë hulumtuesë e studiuesë, thonë është fakt se nuk kemi shënime të besueshme mbi ekzistimin dhe veprimtarinë e tyr para sh. XVII, edhe pse, siç u tha, ka mendime se kjo organizatë, jo nën këtë emër, ka ekzistuar edhe para Krishtit që nga kabalizmi... Masonët për vete, pohojnë se prejardhjen e kanë nga njeriu i parë, e Ai njeri i parë, edhe sipas Biblës, edhe sipas Kuranit, edhe sipas masonëve ishte Adami. Sipas hebrenjve Adami erdhi rreth 4.000 apo saktësisht 3.760 vjet para Krishtit. Sipas masonëve Adami ishte i pari dhe i vetmi njeri që u pa ballë për ballë me Krijuesin, Arkitektin e Madh, të të gjitha botërave... Pra, sipas tyre, masoneria filloi me Adamin e të bijtë e tij, vazhdoj me Noun, pastaj përmendet Abrahami, i cili edhe e shpiku gjeometrinë, të cilën ia mësoi Euklidit. Nga shkrimet e Euklidit bota mësoi gjeometrinë. Salomoni, sipas shumë autorëve ishte njëri nga më të njohurit, me ndërtimin e Tempullit të shenjtë mbretëror, e sidomos Kryemjeshtri i këtij Tempulli, Hiram Abifi... Edhe Krishti sipas tyre ishte mason... Dhe mu për atë që zbuloi fshehtësinë e ringjalljes, ngjalli Lazrin, masonët e kryqëzuan! Simon Cox, në librin e përmendur, shkruan: Zanafillat e para të Masonerisë qëndrojnë të mbështjella me mistere, pavarësisht vitetve të tëra me hulumtime intensive të drejtuara nga historianë masonë, nga teoricienët e konspiracionit dhe nga autorë të historisë alternative. Veprimtaritë e zhvilluara në vitet e para të Masonerisë (që mendohet se i takojnë shekullit XIV) regjistroheshin shumë pak, për këtë arsye thjesht nuk ekzistojnë prova të dokumentuara. Duke qenë të pakta të dhënat historike, është spekulluar lirisht dhe kanë lindur shumë legjenda, që i përkasin zanafillave të shoqërisë. Ka plot teori mbi transmetimin e një kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve, (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skotlandë, pasi ishin përndjekur nga Kisha. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skotlandë nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur”, shkruan ndër të tjera Simon Cox. Harun Jahja thotë se Masoneria teorike apo organizata bashkëkohore (moderne a.n.) e Masonerisë është themeluar nga esnafët, ndërtimtarë mesjetar që i referojmë si Masoneria Vepruese (aktive, operative). Por, ata që sollën elementet teorike themelore të këtij krijimi ishin anëtarët e organizatave të caktuara që studiuan sistemet e fshehta parahistorike dhe njohurinë që ato përmbanin. Më e rëndësishmja nga këto organizata ishin Tempullarët dhe rosikrusanët, (Rosenkreutz) të cilët quheshin sipas një udhëtari të imagjnuar, me emrin Rose Cross... (Kristian Rozenkrojci). Ky rend, i dëgjuar për herë të parë në shekullin XV, tregoi interesim të madh për alkiminë, posaçërisht në Evropë, për çka anëtarët e tij thonin se posedonin njohurinë sekrete. Por trashëgimia më e rëndësishme e sotshme e rendit Rose Cross është filozofia natyraliste, dhe idea e evolucionit, që është pjesë e saj, shton Haruni Jahja. Lidhjen e rrënjëve të masonerisë me Tempullarët, (që sipas Simon Cox, ishte i pari Urdhër i Murgjëve Ushtarak, i krijuar më 1118, kur një kalorës i Shampanjës, një farë Huges de Peins, dhe tetë (8) shokë të tij...) e përkrahin gati të gjthë ata që mërren më këtë temë. Edhe Haruni thotë se Rendi i Tempullarëve ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Ata u akuzuan si heretikë dhe u përndoqën e u dënuan që nga viti 1307, nga Kisha dhe nga mbreti francez Filipi i Bukur- (Philip Le Bel). Sipas Simonit Tempullarët ishin bërthama e parë prej së silës u zhvillua urdhëri i njohur më pas si Parësia (Priorati) e Sionit, kjo kishte ndodhur gjatë Kryqëzatës së Dytë... Disa të tjerë, nuk e mohojnë ekzistimin e Parësisë, por theksojnë se nuk kanë lidhje me tempullarët. Sipas historianit britanik, Dejvid Stivensonit, gjithçka fillon në vitin 1598 në Skotlandë, në Edinburg (Edinburgh), kur Vilijam So, ministër në mbretërinë e pavarur skoceze, themelon profesionin e muratorëve - ndërtimtarëve dhe futi gradat (shkallët) në kët profesion. Njëkohësisht territorin e ndau në ”lozha”, që në fillim ishin vetëm baraka për mjeshtrit. Ky ishte thjesht një profesion operativ muratorie, për dallim nga frank-masoneria, e ashtuquajtur murator të lirë ”spekulativ”... Siç shihet shumica pajtohen se gjithçka ka filluar në Mesjetë, me esnafët e muratorëve mesjetare - formimin e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Përndryshe vetë masonët historinë e tyre e ndajnë në dy periudha: I. kohën kur në lozhë pranoheshin vetëm muratorët dhe II. në kohën kur shumicën e përbënin ndërtuesit simbolik- ndërtuesit e harmonisë dhe shkencës botërore... Shpjegimi më prozaik, por gjërësisht i pranuar, i zanafillës së Masonerisë, është ideja se ajo rrënjët i ka te shoqatat (Xhilda (esnafëria) e muratorëve mesjetarë) e para zejtare të muratorëve të cilët në Mesjetë, kur muratorët filluan të ndërtonin kështjella, ura, kisha e katedrale dhe se, në fillim, ishte një shoqatë e përbërë vetëm nga meshkujt dhe nga muratorët profesionistë... Nje tjeter Urdhër. (mendohet degë e Masonerise) ne shekullin XIX ishte Illuminati (Iluminizmi an.). Flitet qe njerezit me te pushtetshem ishin anëtarë të këtij Urdhri. Bëhet fjale për presidentë, mbretër kryeministra, njerëz të fesë, peshkopë e kryepeshkopë e kardinalë, etj. Emil Çiç, historian, kritik dhe muzikantë kroat, lidhur me zanafillën e masonerisë, pasi pohon se, edhe pse teza më e popullarizuar është: „Masoneria është një vazhdimësi i rendit të tempullarëve, mendim të cilin e përkrahin shumë autorë...“, thekson se versionet e përmendura janë pak të besueshme, dhe se sot edhe masonët edhe një pjesë e madhe e kundërshtarëve të tyre këto tregime i hedhin poshtë si legjenda dhe si version zyrtar pranojnë se masonët rrënjët i kanë nga organizatat e pavarura zejtare, (cehët) të Mesjetës. Shumica e historianëve pajtohen se Masoneria, është Vëllazëria më e vjetër në botë, dhe, meqë fillet e saj kanë humbur në lashtësi, askush nuk di saktësisht se sa e vjetër është ajo.


Andi Ballshi: MURATORËT (MASONËT) ISHIN NDRYSHE

Redakto

Sipas Xhasper Ridlit, në Angli, në Francë, dhe në Evropën e Mesme, në Mesjetë, ka mbisunduar mendimi se muratorët janë ndryshe – dallojnë nga njerëzit tjerë. Ata ishin specialistë muratorë... ishin artizanë thellësisht të respektuar... Në Evropën e Mesme, shumica e popullësisë ishin çifçinj që punonin në pronat e feudalëve, që kurrë nuk ishin larguar nga vendlindja, përfveç ndonjëherë deri në tregun më të afërt... Muratorët udhëtonin në tërë vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndërtonin me gurë, në fillim ishin të rralla ndërtimet me gurë, vetëm pallatet mbretërore ngriheshin me gurë, dhe ndonjë ndërtim që më parë jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kështjella apo ndonjë urë me rëndësi.... Në Francë, në mes të viteve 1050-1350 u ndërtuan 80 katedrale, 500 kisha të mëdha dhe shumë famulli Në Angli ndërtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndërtimi i tyre kërkonte mjaft shumë fuqi punëtore – profesionale dhe jo profesionale (argat). Muratorët ishin punëtorë profesionalë. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parë: “gurgdhendës-murator i thjeshtë” ose “Gurgdhendës i vrazhdë”. Kategoria tjetër quhej “murator fin”, muratorë me profesion të lartë, të cilët latonin dhe zbukuronin fasadet... Këta punonin me gurë të butë kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej në Angli por edhe në vende të tjera të Evropës) dhe quhej “Gur i lirë”, ndërsa muratorët që përpunonin-latonin këtë gur quheshin “muratorët e gurëvë të lirë”, që shpesh shkurtohej në “Muratorë të lirë”. Meqë ishin të njohur për shkathtësitë dhe aftësitë e tyre muratorët ftoheshin nga peshkopët dhe abatët për të ndërtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që ta lënin punën dhe të shkonin atje për fitime-mëditje më të larta. Peshkopët dhe abatët dëshironin të pengonin shkuarjen e tyre pa përfunduar punimet, andaj, kushtet e përfundimit të punimeve caktoheshin me kontrata. Shpeshherë me këto kushte, muratorët nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytëzonte fuqinë dhe autoritetin e vet që t’i detyronte ata që të punonin për të, madje edhe me dhunë barteshin deri në vendpunishte. “Masoneria ka një mendim të lartë, një mburravecëri për vete se ajo është diç e veçantë “ Mu për atë që Zoti i krijoi njerëzit që të jenë mbi të gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonët që të jenë mbi të gjithjë njerëzit tjerë. E gjithë kjo ishte një ide e pakuptimët, por masonëve kjo u pëlqente. Meqë besonin atë që dëshironin, lexojmë në librin e përmendur të Xhasper Ridlit. Në periudhën 1555-1700, shkruan Ridli, u bënë ndryshime edhe në masoneri... Sindikatat e muratorëve, të cilat kishin pranuar doktrinën e Kishës katolike, tash nuk ishin më të paligjshme. U krijuan organizata intelektualësh të cilat ishin të gatshme për një tolerancë fetare dhe për miqësi në mes të njerëzve të feve të ndryshme. Mendonin që një besim i thjeshtë në Zotin mund të zëvendësojë doktrinën kundërthënëse fetare. Me gjuhën e asaj kohe “muratorët e pranuar” ose “zotërinjë muratorët”, si quheshin më shpesh në Skotlandë, u zëvendësuan me “muratorët operativ”, më vonë muratorët e pranuar u quajtën “muratorë spekulativ”, por këto shprehje nuk janë shfrytëzuar gjer në vitin 1757. Nuk ka prova të sigurta se si u bën këto ndryshime, ka vetëm supozime dhe skjarime që janë në kundërshtim njëra me tjerën si të vetë masonëve po ashtu të antimasonëve... Ka qenë një traditë e gjatë e shoqatave zejtare që për anëtarë të pranonin edhe njerëz që nuk ishin kurrëfarë zejtarësh. Shoqata e zejtarëve të Londrës (shoqata më e vjetër ishte e endësve, e formuar më 1155), në fillim përbëhej vetëm nga anëtarë të një zejeje të caktuar… Muratorët spekulatorë (në kundërveprim me muratorët e vërtetë, ata “veprues”, në realitet, ishin anëtarë nderi. Me kalimin e kohës dhe me mbizotërimin e “spekuluesve” këto esnafëri punëtorësh u shndërruan në (free masons) vëllazëri të muratorëve të lirë ose të pavarur. Muratorët që punonin me gurë ranorë në Skotlandë ishin më pak të suksesshëm, sa i përket pozitës së priveligjuar (nuk gëzonin privilegje) meqë në Skotlandë nuk kishte gurë të tillë. Në Skotlandë koha e shegertit u shkurtua për të fituar gradën e mjeshtrit murator, andaj ata u përpoqën të përforcojnë pozitën e tyre përmes parullave të cilat i dinin mjeshtrit muratorë, por jo shegertët paraprak. Në kët mënyrë njiheshin mesveti dhe u pamundësonin shegertëve të kryenin punët e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Në Skotlandë ishte bërë shprehi të ftoheshin njerëzit me influencë për r’u bërë anëtarë të shoqatës...

Konstitucionet (Kushtetuta) e Andersonit

Siç pamë më lart ekzistojnë shumë rrëfime dhe legjenda mbi zanafillën dhe zhvillimin e masonerisë. Pas themelimit të Lozhës së Madhe të Londrës (1717), sipas urdhërit të Lozhës së Madhe, thekson Xhasper Ridli, në vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), në librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutë e diku Statut). Në Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit; të lidhet për fenë që përcaktohen shumica: nuk guxon të përziehet në komplote kundër të mirave të vendit; të mos përzihet në politikë dhe religjion, etj... Popovski thotë se Andersoni punoi në këto dokumente plot gjashtë vjet, titulli i të cilave ishte: Detyrat e muratorëve të lirë të nxjera nga arkivët e vjetër, si nga lozhat përtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, për nevojat e Lozhës në Londër – për t’i lexuar me rastin e pranimit të vëllezërve të rinj apo kur këtë urdhëron Mjeshtri”. Shihet se Andersoni është bazuar dhe frymëzuar në idetë e Valentin Andresë dhe Jan Komenskit. Këtë e vërtetojnë detyrat që dalin për muratorët e lirë: Muratori i lirë ka për detyrë t’u nështrohet ligjeve të moralit dhe nëse detyrën e vet e kupton mirë, nuk do të jetë i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anëtarë i lejohet përcaktimi i lirë fetar… Idetë e Komenskit, thekson Popovski, u përkrahën në tërësi, ndërsa pjesë të librit u përshkruan me dorë, u përhapën dorë pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, që janë ruajtur deri më sot: “Drita duhet t’i afrohet gjithë njerëzisë… Nga dezorganizimi e shkatërrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtësia, nga dhuna kah liria. Të gjithë jetojmë në një vatër. Në Tokë, të gjithëve na ngroh një frymë jetësore. Të gjithë jemi krijuar nga e njëjta materie. Kush mund t’na pengojë që të bashkohemi në një bashkësi, me të njëjtat ligje... Për të arritur këtë duhet t’i kthehemi rrugës së mbretërisë, gjegjesisht dritës hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugës së bashkimit dhe lirisë... Rruga e lirisë kërkon që njerëzimi të hulumtojë, të vlerësojë dhe të bëjë vepra të mira, jo nga shpërblimi apo nga frika, por nga dëshira, vullneti i lirë... Liria është hyjnore të cilën vetë Zoti, sipas shembëlltyrës së tij, ia ka dedikura njeriut...Të gjithë ju që keni në zemër shpëtimin e juaj dhe të familjes suaj, dhe i frikësoheni Zotit, pavarësisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, të gjithë juve që u janë neveritur mashtrimet njerëzore, të krijojmë një bashkësi e cila di se çka do, çka duhet të gjakojë dhe çka duhet të bëjë…. Ejani ta lidhim një marrëveshje të shenjtë: që të gjithë ne ta kemi parasyshë një qëllim të përbashkët – shpëtimin e njerëzimit. Gjuha, kombësia, sekti, të jenë të parëndësishme... Më 1734 në Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetëm një vit më parë kishte hyrë në Lozhën Shën Gjoni, në Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni të viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini më 5734. Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes së Krishtit, krijoi Botën. Masonët mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonëve, thekson Xhasper Ridli. Edhe Anri i kushton një vend të gjërë Konstitucioneve të Andersonit, dhe ndër të tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnë me të kaluarën e “Vëllazërisë Masone, që nga koha e Biblës deri në sh. 17”. Në vazhdim përshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonëve; pasojnë rregullat e përgjithshme dhe mënyra se si themelohen lozhat e reja. Në fund libri përmban një numër kengësh masone: Kënga e Mjeshtrit; Kënga e Mbikëqyrësit; Kënga e Kompanionit dhe Kënga e kallfës...Neni I i Konstitucioneve të Andersonit përmban dhe përmbledh filozofinë e tolerancës. Na përkujton, se nëse në të kaluarën masonët në secilin vend ose komb ishin të detyruar ta përfaqësonin religjionin e atij vendi dhe të atij kombi, pavarësisht cili ishte”, tash si më i përshtatshëm konsiderohej religjioni që përfaqësonin shumica” (me çka tregohej njëfar ndërgjegjeje universale...


Andi Ballshi: ZHVILLIMI HISTORIK I MASONERISË NË BOTË

Redakto
Shumica e autorëve që janë marrë me këtë temë, Harun Jahja, Xhasper Ridli, etj., pajtohen se masoneria e re, apo mederne, karrierën e vet e ka nisur dhe zhvilluar në Angli, zyrtarisht nga viti 1717, dhe nga ky shtet janë përhapur lozhat nëpër gjithë botën (gjë që vërtetojnë të gjitha burimet relevante), dhe thuhet se ajo që është Roma për katolikët, për shumicën e masonëv është Londra. 

Viti 1717, ishte viti kur katër (4) lozha angleze vendosën të themelojnë Lozhën e Madhe Kombëtare, e cila do ta shtrijë pushtetin në të gjitha lozhat e Anglisë. Tri lozhat e para, në shumicë, përbëheshin nga muratorë ose gurgdhendës aktivë, ndërsa anëtarët e lozhës së katër ishin zotërinj dhe ndonjë fisnikë... Masonët u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit... Për dallim nga vitet e më hershme, masonët filluan të tërhiqnin vëmendjen e opinionit. Me rastin e festës së tyre, më 24 qershor, për çdo vit gjatë procesionit, rrugëve të Londrës dhe të Uestminsterit, parakalonin të veshur me uniforma muratorësh, në ballë të tyre ishte Mjeshtri i Madh... Masonët përjetuan një fitore të madhe, kur më 1737, mjeshtri i madh kishte hyrë në oborrin e princit nga Uelsi dhe kishte pranuar princin në rendin e masonëve. Ata i shfrytëzuan të gjitha mjetet e tyre për një publicitet në gazeta, por njëkohësisht nuk zbuluan fshehtësinë e tyre, përndryshe nuk do t’i tërhiqnin njerëzit të bëheshin masonë, ndërsa tërheqja, simpatia ishte ideja që të uleshin në një tyezë me ndonjë dukë apo fisnik. Masonët, në shumë gjëra, imitonin oborrin mbretëror dhe fisnikët (p.sh. të pirët e duhanit që ishte e ndaluar, etj.) Deri në vitin 1730 u themeluan lozha masone në Holandë, në Francë, Gjermani, Perandorinë Austriake, në disa shtet italiane, në Spanjë, dhe në Suedi. Disa lozha i themeluan përfaqësuesit e Lozhës së Madhe angleze, disa vendasit, që ishin të pavarura nga Lozha e Madhe, por të frymëzuar sipas shembujve anglezë. Masonët i joshën fisnikët dhe klasën e mesme në Evropë, edhe pse ata shkaktonin njëfarë frike. Në Angli fisnikët kishin siguruar një prestigj por ishte përhapur edhe njëfarë dyshimi për veprimtarinë e tyre... Idetë e masonëve, anglezë, thekson Popovski, filloi t’i simpatizojë aristokracia e cila u bënë ithtare më të flakët e saj, edhe pse ajo, si për nga prejardhja, si për nga tendencat, ishte institucion qytetar. Në Angli, në krye të lozhave do të vijnë madje edhe mbretër. Po kështu do të ndodhë edhe në Gjermani, edhe në Rusi. Në Angli, masoneria, madje, filloi të zhvillohet nën mbrojtjen e mbretit, ndërsa princi nga Uellsi hoqi dorë nga Mjeshtri i Madh, pas hypjes së Eduardit VII në fronin e mbretit. Në vend të tij, mjeshtër i Lozhës së Madhe të Londrës, u emërua i vëllai, Augustus Frederiku, ndërsa Mjeshtër i Madh i lozhës së madhe të Yorkut u bë i vëllai, Eduard Augusti. Të dy vëllezërit arritën t’i detyrojnë këto dy lozha të mëdha t’i harrojnë dallimet mesveti dhe të bashkohen. Lozha e Madhe e bashkuar u themelua më 1813, ndërsa për Mjeshtër të Madh u emërua August Frederiku... Sipas Zhicit Lozha e Madhe Angleze gjatë gjithë shekullit XVIII vazhdoi të themelojë lozha masone në tërë botën. z. Stamford Raffles themeloi lozhën e masonëve në Singapur... Britanikët formuan shoqata të masonëve në Australi që në vitet e para të kolonializmit. Lozha e parë në Zelandën e Re u thmeleua më 1842. Edhe pse Britanikët heret filluan të themlonin lozha në Indi, ishin të gatshëm të pranonin vetëm myslimanë, por jo hindusë, me arsyetim se hindusit pranonin shumë zotëra, dhe jo vetëm një – Arhitektin e Madh të gjithësisë. Masonët francezë Lozhës angleze, (Loge Anglaise) thotë Ridli, ia ndërruan emrin dhe e emëruan Lozha e Madhe Franceze, (Grand Loge de France), ndërsa më 1773 e emëruan Lozha e Madhe Nacionale ose Orienti i Madh Francez (Grand Orient)... Lozha e madhe franceze sot konsiderohet si lozha më e madhe masone në botë. Masoneria franceze, pati shumë probleme, ajo u zhvillua nën kërcënimet e kishës dhe të shteti... Muratorët francezë, sipas Iva Zhic-it, sidomos muratorët që kryenin punimet latuese dekorative në gurë ranorë, ishin elita e fuqisë punëtore e punësuar në ndërtimin e katedraleve. Ajo iu bashkangjit Kompanionëve, (compagnon- ortak). Kompanionët pranonin punëtorë nga të gjitha profilet dhe organizonin udhëtimet deri në vendet e punës. Mbertërit dhe qeveria e Francës këtë nuk e lejonin andaj nxorën ligje dhe vendime kundër kompanionëve... Në Gjermani dhe në Evropën Qendrore, në Steinmetzen, muratorët, po ashtu ishin një elitë e fuqisë punëtore e punësuar në ndërtimin e katedraleve. Shoqatat e tyre zejtare kishin përcaktuar rregullat e veprimtarisë. Zhvillonin organizatën nacionale e cila mbulonte tërë Gjermaninë dhe Evropën Qendrore... Në fillim të sh. XVII, pas 30 vjetësh lufte në Gjermani, vërehet një dukuri, edhe pse në pakicë, për nje tolerancë ndaj fesë. Disa pranuan sektin Rozenkrajs. Disa nuk ishin inkuadruar në asnjë lëvizje ose organizatë, ndërsa disa ishin bërë muratorë të lirë – m a s o n ë. Sipas Zhicit, i cili thirret në librin e Ridlit, më 1610, në Gjermani ishte paraqitur një sekt i ri fetar, i quajtur rozenkrojcerët, (Rosenkreutz) ose Vëllezërit „Kryqi i trëndafiltë”. Këta doktrinën e vetë e kishin zhvilluar sipas librit “Reformacioni universial dhe i përgjithshëm i mbarë botës”, që si besohet, kishte qarkulluar në dorëshkrim që nga viti 1610, edhe pse së pari ishte botuar në Kassel, në Rhineland, më 1614. Në këtë libër përshkruhej se si një anëtar i shoqatës, duke bredhur nëpër pyll, kishte hasur në varrin e Kristian Rozenkrajcit (Christian Rosenkrantz), që u përmend më lartë, dhe pranë këtij varri kishin qenë tre libra ku Rozenkrojci kishte paraqitur vizionin e vet mbi Parajsën e ardhshme, në të cilin njerëzit besojnë në Zotin ose Qenien superiore. Ndërsa liria e fesë do të jetë e garantuar. Shumica mendojnë se Rozenkrajci as që ka ekzistuar, ndërsa librin e përmendur e ka shkruar Johan Valentin Andrea, teolog luterian gjerman. Masonët u përhapën në Gjermani dhe zgjuan interesimin e Fridrihit, pretenduesit të Prusisë, i cili më vonë zuri fronin e mbretit të Prusisë, Fridri II, që në histori njihet si Fridrih i Madh. Në vitin 1738 Fridrih, në mënyrë të fshehtë u bë mason, andaj ai inkuadroi masonerinë në Prusi. Në Çeki lozha masone u shfaq më 1730, ndërsa disa vite më vonë edhe në Austri dhe Hungari. Në Norvegji lozha e parë e masonëve është themeluar më 1745. Gjithnjë derisa Norvegjia ka qenë nën sundimin e Suedisë, masoneria është zhvilluar nën mbrotjen e Mjeshtrit të Madh, mbretit suedez. Kur Norvegjia u nda nga Suedia, më 1905, dhe u bë monarki e pavarur, masonët me sukse vazhduan veprimtarinë e tyre. Shtrirja e Masonerisë, në botë, sipas Popovskit Lidhur me gjeografinë e masonerisë Popovski shkruan: Sipas burimeve autentike amerikane, “Harta botërore” e masonëve të sotit (1984) perfshinë: Argjentinën, Belgjikën, Bolivinë, Brazilin, Kanadanë, Amerikën Qëndrore, Çilin, Kolumbinë, Kostarikën, Kubën., Republikën Dominikane, Eskavadorin, El salvadorin, Anglinë, Finskën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Hondurasin, Izraelin, Italinë, Holandinë, Nikaragvën, SHBA, Panamanë, Paragvain, Perunë, Filipinet, Skocinë, Turqinë, Urugvain, Venecuelën, si dhe vendet skandinave: Danimarkën, Norvegjinë dhe Suedinë. Në këtë hartë janë të përfshira vetëm Lozhat e mëdha, të cilat nën juridiksionin e tyre kanë edhe organizata të shteve të tjera.. Psh. Lozha e Madhe e Atinës, ka themeluar pesë lozha në pesë qyetet të Qipros, e nën jiridiksionin e saj janë edhe llozha e Kaires dhe Aleksandrisë. Kështu është rasti edhe me lozhat e Indisë të cilat veprojnë nën patronazhin e Lozhës së Madhe Agleze. Kjo hartë e masonëve të botës po ashtu zbulon se kjo lëvizje më e përhapur është në Shtetet e Bshakuara të Amerikës, se ka mbi 10 milionë anëtarë dhe se është mjaft e pasur me aktivitete dhe manifestime të hapura… Kështu p.sh. më 6 nëntor 1974, komandant i lartë Henri C. Klausen, ishte i ftura në Shëtpinë e Bardhë të cilin e priti kryetari Ford.... T’i kthehemi edhe një herë Evropës, ku kjo lëvizje është në numër më e vogël, por aspak më me pak ndikim. Kuvendi i përgjithshëm i masonerisë franceze, tubohet për çdo vit në Paris, dhe gjithnjë në muajin shtator. Lozha e Madhe “Grand Orient” apo Orienti i Madh, është ndër më të mëdhat në Francë… Në kunvendet e veta tubon rreth 500 delegatë – mjeshtër të mëdhenj të lozhave më të vogla, të cilat veprojnë nën ombrellën-mbrojtjen e saj. Pas këtij kuvendi mbahen edhe kunvendet e lozhave të tjera- të Lozhës së Madhe Franceze, lozhës “Të drejtat njerëzore” dhe të Lozhës së Madhe të femrave franceze. Zhak Miterani, për rëndësinë e këtyre takimeve shkruan: “Atmosfera, në mes vëllazërisë, në kuvende të habitë, mund të them se gati nuk ka kurrfarë gjashmërie me kongreset dhe konfercat tjera të ngjashme, në të cilat, për dallim nga këto tonat, as përafërsisht nuk arrihet ajo që dëshirohet…” Megjithatë për masonët më mirë dihet kur për ta shkruajnë dhe flasin të tjerët. Vetëm atëherë P.sh. mund të zgjidhet enigma e tyre se çdo të thotë në zhargonin mason “deputat”, çfarë është për Tajvanin dhe Kinën “vëllai” H. Mun Shen nga Sakramenti. Masonët grekë. Por, përveç “Ofiçinave” publike dhe atyre të regjistruara, ekzistojnë edhe lozha të fshehta.. Kështu ishte që moti. Masonët grekë, në udhejzën e Jonit (ekzistojnë që nga viette 1740) kishin “Ofiçinën” ilegale deri në vitin 1925, kur Kryetari i Republikës, (pas rënies të mbretit Konstatin), nënshkroi dekretin mbi legalizimin e lozhave masone. Por pas konstatimit se Lozha e Madhe e Athinës ishte themeluar me ndihmën e akcioneve të kompanive dhe bankerëve të mëdhenj, me para të huajaj e jo të masonëve vendas, përsri kaloi në ilegalitete… Edhe pse më shumë vepronin jashtë ligjit, ata janë shumëzuar dhe sot në Greqi numërohen rreth 10 mijë anëtarë... Edhe mbreti Konstantin ishte mason. Masoneria greke nuk do të ishte interesante sikur Liço Gjeli, mjeshtër i madh i Lozhës sekret italiane “P-2”, të mos ishte shumë i afërt me “vëllazërinë” greke. Françesk Siniskalki, ka pohuar para gjykatësve hetues se Gjeli ka dhënë shuma të mëdha parash për masonët grekë dhe se ka patur lidhje dhe ka intriguar me CIA-n dhe Huntën ushtarake greke. Se Liço Gjeli ishte një “zog” i madh dhe një figurë qëndrore spiunazhi, tregon fakti se ai pati mundësi nga burgu shumë i siguruar në Zvicër, të “Fluturoi”… Gjeli “humbi” por policia zbuloi listën me 953 emra të italianëve më të shquar, anëtarë të Lozhës së fshehtë… Në kët listë ishte Pjetro Longo, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialodemokrate, sicialisti dhe ministri Enriko Manko, dy ministra nga partia Demokristiane, Franko Foski dhe Adolfo Sarti e shumë emra të tjerë të njohur… Shumë prej tyre gjenden në burgjet hetuese, por jo pse ishin anëtarë të ‘vëllazërisë të paligjshme, por për veprimatri mafie, vjedhje dhe krime…


Masonët akuzat politika dhe roli i tyre (në organizimin e revolucioneve etj.)

Redakto

Kundër Masonerisë u nxorën, u shpallën,u lëshuan edikte, enciklika, bula, dekrete, ndalesa të ndryshme... Por, dënimi (gjykimi) dhe qortimi më i ashpër dhe më gjithëpërfshirës i masonerisë është shpallë nga papa Luani (Leoni) XIII më 1884 Iva Zhic shkruan: Shpesh ndodhë që njerëzit, por edhe organizatat, të bëhen asosh për çfare i akuzojnë kundërshtarët e tyre. Kur masonët u akuzuan se po përgatitnin revolucion në lozhat e tyre, shumë revolucionarë të rinj iu bashkangjitën masonëve, madje me kohë disa lozha vërtet u bënë qendër e agjitaconeve revolucionare. Është e vërtetë se edhe në Revolucionin Francez edhe në atë Amerikan, shumica e udhëheqësve kanë qenë masonë, mirëpo edhe pse ata, gjithnjë mbanin anën e të fortiti, të fituesit, ka patur edhe në anën e kundërt, ka pasur masonë që e kanë dënuar Komunën, konstatojnë disa të tjerë. Lozha e Madhe, më 1793, ditën kur Britania i shpalli luftë Francës, kishte dërguar Mjeshtrin e Madh, princin nga Uellsi, që, në emër të tyrë, t’i dorëzojë një letër mbretit, për t’i shprehur lojalitet dhe përkrahje në luftë. Zhirondinët në Lion (Lyon) morën kontrollin mbi lozhat e masonëve. Masonët e Lioni kanë lozur rolin kryesor kundër jakobinëve të Parisit, konstaton Zhic. Sipas Nikola Nikolovit, e disa të tjerëve, masonët (dora e fshehtë), kanë qenë organizuesë të të gjitha revolucioneve, të të gjitha luftërave, si asaj të parës, ashtu Luftës së Dytë Botërore, por edhe luftave lokale. Revolucionin Francez, si dhe të gjitha revolucionet tjera i organizuan një grup i vogël ultrakapitalistë të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me popullin, por ata vetëm i mblidhnin frytet e mundit të tij, përfundon Nikolov. Xhasper Ridli shkruan: Në Perandorinë Austro-hungareze Maria Tereza ka udhëhequr një plotikë antimasone, edhe pse i shoqi i saj, mbreti Franjo I, kishte vdekur si mason... Për befasinë e të gjithëve dhe zhgënjimin e masonëve, Josipi II, i njohur si liberal, më 1785, lëshoi ediktin, me të cilin pohonte se egziston rreziku nga masoneria, i cila është një organizatë e fshehtë, dhe se lozhat e tyre mund të keqëpërdorën për veprime revolucionare, andaj e kufizoi numrin e lozhave në mbretërinë e tij. Në mbretërinë austriake si dhe në Francë, ka patur kundërthënie sa i përket poltikës ndaj masonëve. Çështja u ashpërsua edhe më shumë kur në Bavari u shfaq shoqata e fshehtë “Iluminat”, themeluar nga Adam Vajshopi ( VVeishapt), çifut, i cili kishte pranuar krishterimin, profesor i së drejtës kanonike në universitetin rimokatolik të Ingoldstaidit në Bavari... Në Skotlandë, thotë Zhic, ashtu si dhe në Angli, në fillim masonët kishin mjaft simpati dhe gjenin fisnikë për t’u bërë Mjeshter të mëdhenj. Andaj edhe disa revolucionarë, rreth viti 1797, iu bashkangjitën lozhave të masonëve... Fshehtësia e lozhës shërbente si shkak për përgatitjen e revolucionarëve skotlandezë... (Lëvizja revolucionare në Skotlandë nuk bazohej në lojalitetin religjoz). Sipas Ridlit, në shtetin Nju-Jorkut, më 1826, ndodhi një vrasje të cilin siç besohej, e kishin kryer masonët. Fjala ishte për Uilliam Morganin, i cili ishte mason. Ai ishte grindur me disa anëtarë andaj e kishte braktisur shoqatën. Pastaj ishte kërcënuar se kinse kishte shkruar një libër për masonët, andaj ata kishin bërë përpjekje që ta pengonin, në çdo mënyrë. Besohej se e kishin kidnapuar dhe dërguar në Niagare dhe atje e kishin likuiduar, por asgjë nga kjo nuk është dëshmuar... Rasti i Morganit kishte nxitur një fushatë kundër masonëve, andaj edhe kishte rënë numri i anëtarëve... Mirëpo kah fundi i shekullit 19, Masonët në SHBA u këndellën, kështu që derisa gjatë fushatës më të madhe antimasone, më 1830, në SHBA ishin 40.000 masonë, në vitin 1870 u bënë 500.000, ndërsa në vitin 1995 arriti numrin në 4.600.000 anëtarë. Nga 41 kryetarë të SHBA,15 prej tyre kanë qenë masonë. Masonët në SHBA nuk janë ndonjë lëvizje politike, ata janë lojal ndaj politikës së SHBA dhe Flamurit amerikan. Rdili, shton se studimet e fundit kanë treguar se, sa i përket ndikimit të masonëve në Revolucionin Amrekan, është tepruar... Në Spanjë, shkruan Zhic, masoneria, më shumë se në cilindo vend në botë, ka organizuar komplote revolucionare. Ferdinandi VII më 1814, ndaloi lozhat ilegal, ato ishin organizata revolucionare shoqërore mjaft mirë të organizuara. Kishin një mbështetje të caktuar nga fisnikët, por mbështetja më e rëndësishme ishte ajo nga oficerët në ushtri... Ndjekja e masonëve në Spanjë ishte ndërprerë pas vitit 1829, pas martesës së Mbretit Ferdinand me princeshën Maria Kristin. Ajo e bindi mbretin ta ndërpres ndjekjen dhe të bëjë ndërrime në Ligjin e trashëgimeve. Kjo shkatoi një luftë në mes të izabelistëve dhe karlistëve. ( Maria Kristina dëshironte të ndërrohej Ligji mbi trashëgimninë me qëllim që mbretin ta trashëgonte e bija e saj, Isabeal. Pas vdekjes së Ferdinandit vëllai i tij Don Carlo refuzoi të pranonte Isabelën për mbretëreshë. Kjo shkatoi luftë qytetare në mes izabelisëve dhe karlistëve. Izabelistët mbështën klasën e mesme, liberalët dhe revolucionarët të majtën ekstreme antiklerkiale, shumica e udhëheqësve ishin masonë. Karlistët i mështeti Kisha, pronarët e mëdhenj dhe fshatarësia). Fituan Izabelistët. Në luftërat qytetare që kishin shpërthyer në Brazil dhe Argjentinë, masonët morën pjesë në të dy anët. Në Meksikë udhëqeqës i puçit ishte masoni gjeneral Augustin de Iturbide, i cili edhe u vetëshpall mbret i Meksikës. Kjo shkaktoi pakënaqësi andaj gjenerali Antonio Lopez de Santa Anna, po ashtu mason, me ndihmën e liberalëve e largoi. Më vonë u kthye kundër tyre dhe u shndërrua në një diktator. Shumë qytetarë të Shteteve të Bashkuara, u ngulitën në krahinën e Meksikës, në Teksas. Edhe në Teksas po ashtu, më 1835 shëpërtheu revolta. Masonët francezë në Orijentin e Madh, pas Revolucionit të 1830, ishin lojal ndaj mbretit Luigji (Luj) Filipit. Policia kujdesej për masonët dhe herë pas here raportonte se si disa lozha masone merreshin me veprimtari politike. Kur për këtë u njoftua Lozha e Madhe e Orientit të Madh, ajo i përjashtoi nga anëtarësia lozhat revolucionare. Më 1847 masonët organizuan disa bankete ku oratorët kritikonin qeverinë. (Kishte vazhduar tradita e banketeve masone të para revolucionit të 1830, kur Lafajeti (La Fayett) kritikonte qeverinë e Karlit X). Masonët ishin deklaruar se besojnë në monarkinë kushtetuese. Karbonarët dhe masonët kanë patur rolin kryesor në revolucionin Milanos. Kur Luigji Filip abdikoi, ndrësa në Francë u shpall republika e dytë, Lozha e madhe e Orientit të Madh, u deklarua se përkrah regjimin e ri, Republikën dhe qeverinë e përkohshme... Revolucionin në Hungari e udhëhoqi masoni Lajosh Kossuth. Premijer i Hungarisë u emrua grofi Gyula Andrassy, i cili po ashtu ishte mason. Dhe pas vitit 1867 lozhat masone ishin plotësisht të lira. Lozha e parë masone në Greqi u themelua në Kërf, më 1814, pastaj u përhapën edhe në gjithë Greqin. Lozha e quajtur Filiki Eteria (Shoqata e miqve) i priu Revolucionit grek më 1821, kundër sundimit të Turqisë, e cila arriti pavarësinë më 1830. Në Turqi ka pasur shumë masonë të cilët luftonin për pushtetë. Masonë të njohur ishin: Cleant Scalieris, Midhat pasha, princ Murati, Talaat begu, i cili më vonë u quajt Mehmet Talaat pasha, që ishte edhe Mjeshtër i Madh i Orientit të Madh turk, pastaj Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku, etj. Në Çeki pas viti 1872, ekzistonte shoqëria e cila në të vërtetë, edhe pse nuk emërtohej si e tillë, ishte lozhë masone, (edhe pse ende zyrtarisht masonët në Austri ishin të ndaluar??). Në Spanjë, më 1940, Frankoja, formoi Gjyqin mbi ndalimin e masonëve i cili u anulua në vitin 1963, meqë e kishte kreyer detyrën-duke çrrënjosur masonët. Ndalimi i masonëve në Spanjë ka vazhduar gjatë gjithë sundimit (jetës) të Frankos. Pas vdekjes së tij, më 1975, mbreti Juan Carlos anuloi ndalimin. Ngjashëm ishte edhe në Portugali. Regjim diktator i dr. Oliveir Salazarait kishte ndaluar masonët Salazari kishte arritur të pengojë revolucionin dhe luftën qytetare. Pas vdekjes së tij, u rivendos demokracia në Portugal, dhe u lejua veprimtaria e lozhave masone. Lozha e Lautarës vazhdoi të luajë një rol aktiv në politikën meksikane. Pas rënies së Santa Annesë, në pushtet erdhi kryetari liberal Ignacio Comonfort, i cili ishte mason. Kisha Katolike ishte kundër liberalëve, masonëve dhe Benita Juárezit, i cili ishte ministër i drejtësisë, po ashtu mason. Lufta qytetare e udhëhequr nga Juárezi, zgjati tre vjet. Juárezin e trashëgoi Porfirio Díaz, një diktator prej 35 vitesh, që ishte mason. Disa kryetarë të Meksikës, në sh. XX ishin masonë. Masonët nga lozha e Lautarosë, gjatë sh. 19 e 20, vazhduan me veprimtarinë revolucionare në Amerikën Latine. Këta patën një rol të madh edhe në çlirimin e Kubës nga sundimi spanjoll. Masonët kanë lozur një rol të madh edhe në ndarjen-shkëputjen e Filipineve nga Spanja. Përçarja në mes të masonëv anglezë dhe atyre të kontinentit u shtua kur Lozha e Madhe angleze më 1929, shpalli kushtet sipas të cilave pranohen masonët e huaj dhe bëhet bashkëpunimi me ta. Kushti për përjashtimin e femrave ka qenë dukshëm i theksuar. Më 24 qershor 1967, në tubimin e madh, në Albert Holl, në Londër, festuan 350 vjetorin e themelimit të Lozhës së Madhe. Sot, në Angli dhe në Uels, ka më shumë se 8000 lozha masone. Roli i masonëve në zhvillimin e revolucioneve ka qenë tepër i zmadhuar. Megjithatë ka qenë e vërtetë se parimet e masonëve kanë trimëruar njerëzit për një besim në Liri, Barazi dhe vëllazërim dhe që të veprohet kundër despotizmit dhe monarkisë apsolute si dhe kundër Kishës Katolike, thekson Zhic. Sa i përket pjesëmarrjes në politikë Anri Tor, ka gati një mendim krejtësisht të kundërt me shumicën e kritikëve të masonerisë. Ai ndër të tjera shkruan: “Masoneria, për shkak të principeve të veta përjashton çdo anim partiak... tradiconalisht masoneria, veçmas lozha e Madh Franceze, e cila në Daklaratën e vet thekson: ‘Lozha e Madhe franceze, si edhe lozhat e saj nuk përzihen në kurrfarë diskutimesh që kanë të bëjnë me çështje vepron…Si një institucion i pavarur e sovran, Lozha e Madhe franceze “është kundër çdo asimilimi… Masoneria, si institucion, nuk i jep të drejtë vetës që të intervenojë në jetën publike, përveç në rast të rrezikimit të ekzistencës dhe identitetit të vetë… Përveç kësaj masoneria është përcaktuar si një institucion me karakter pluralist, duke përfshirë njerëzit nga të fgjitha pozitat, kombet, racat, fetë, filozofitë, dhe nga anëtarët e vet kërkon tolerancë të ndërsjelltë. Njeriu nuk është vetëm një homo politicus ose homo oeconomikuc, por është edhe një “shkencëtar”, “poet”, “filozof”, “artist”. Në vazhdim autori përmend veprat e Anjshtanit, Bodlerit, Valeries, Betovenit, Shubertit, të cilët i përjashton nga politika… duke e mbyllur me këtë konstatim: Nuk është çdo gjë politika në jetën e njeriut… ekziton lëmia e religjionit, shkecës, artit, ose filozofisë të cilat nuk mund të reduktohen sipas kriteriumeve politike… Kështu që religjioni është përcaktuar për të gjetur shpëtimin, shkenca për të gjetur të vërtetën, arti gjakon për të bukurën… Nëse ekziston partia e “majta, e “djahta” ose e qendrës” nuk ekziston shkenca e djathtë ose e majtë… Njeriu është qytetar por edhe poet, edhe artist, muzikant, filozof etj… andaj nuk mund të reduktohet njeriu vetëm në një dimension… Konstitucionet e masonerisë na përkujtojnë principet e larta të njeriut: respektimi i paqes, lojaliteti ndaj sovranitetit, sigurimi dhe respektimi i ligjit, garancioni i lirisë etj. Lidhur me këtë, Anri Tor citon filozofin Alen, i cili thotë: “Njeriu duhet të mësohet të ndëgjojë njeriun”...” Pohimet mbi ndikimet masone në politikën globale është një mit… Edhe kur ndonjë mason gjendet në politikë, ai nuk është mason për shkak të funksionit, por me dëshirë që këtë botë ta bëjë më të mirë… Masoneria nuk është organizatë (drejtim) politike… Politika i ndanë njerëzit, masoneria i bashkon… thekson, Gustav Rafi, mjeshër i madh i Lozhës së masonerisë Italiane…


MASONËT NË (BALLKAN) ISH-JUGOSLLAVI

Redakto

Sipas Xhasper Ridlit, historia e masonëve në Ballkan është vështirë të interpretohet, meqë është shumë e maskuar dhe e përcjellë me akuza më fantastike. Idetë liberale kanë pasur ndikime të madh te masonët, në Kroaci, në Slloveni, në Bosnjë e Hercegovinnë, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, ashtu si dhe në vendet të tjera.... Asapak nuk befason fakti që në Jugosllavi, më tepër se çdokund tjetër, propoganduesitë reaksionarë masonët i kanë akuzuar për krime më të llahtarshme dhe si përgjegjës për gjithë të këqijat që kanë përjetuar popujt e Ishullit Ballkanik, gjatë shekulli të tmerrshëm XX. Sulmi ndaj masonëve ka qenë veçanërisht i shprehur në Kroaci, ku Kisha rimokatolike ka ndjekur revolucionarët, kritikët liberal dhe ateistë, në atë masë që askund nuk ka qenë përveç në Spanjë. Shtypi vazhdimisht ka sulmaur masonët, shembulli i fundit është nga e kaluara e afërt, maj 1999* Edhe para Luftës së Parë Botërore masonët janë akuzuar si agjentë të Lozhës së Madhe angleze dhe të shërbimit të fshehtë britanik, të cilët veprojnë për të krijuar haos në Ballkan, në mënyrë që qeveria britanike të shfrytëzonte këto fshehtësi. Ka qenë e njohur se Eduardi VII ishte Mjeshtër i Lozhës së Madhe. Është konsideruar si njeri kryesor për lidhjen e qeverisë britanike me masonë. Autorët kroatë, si dhe gjermanët Ludendorf dhe Kustos, kanë akuzuar masonët për organizimin e vrasjes së princit trashëgimtar Ferdinadit në Sarajevë më (18 qershor) 1914, me qëllim që të shpërthejë lufta e Parë Botërore, dhe me aleatët e tyre të shkatërrojnë Gjermaninë. Ridli, shkruan se sikur masonët britanikë dhe Eduardi VII, të mos e rrëzonin Dinastinë e obrenoviqëve, Serbia, në Luftën e Parë Botërorë, do të luftonte si aleate e Austrisë, si të gjithë ballkanasit. Aleatët fituesë nuk do ta shpërblenin Serbinë më 1918, me krijimin e shtetit të ri – Jugosllavinë, ku mbisundonin serbët. Serbia nuk do të kishte forca të mbrohej nga presioni gjerman më 1941 dhe nuk do të hynte në luftë në anën e Britanisë. Aleatët fitimtarë të 1945, në Jaltë, nuk do ta impononin një Jugosllavi komuniste... Serbia u bë aleate e Rusisë, ndërsa Bullgaria kaloi në anën e Austrisë dhe të Gjermanisë. Princin trashëgimtar, Ferdinandin, në Sarajevë nuk e vranë masonët por anëtarët e grupeve të fshehta nacionaliste serbe. Është pak e besueshme se ata kanë patur një plan më të gjërë për provokimin e një lufte me karakter evropian. Është e mundur se ata kanë vepruar nga urrejtja ndaj Austrisë, e cila 6 vjet më parë me forcë aneksoi Bosnën e Hercegovinën. Aleatët fitimtarë, krijuan shtetin e ri – Jugosllavinë. (Sipas Çerçilit ky ishte njëri nga gabimet më mëdha të Evropës, shënim i përkthyesit në gj. shqipe). Mbreti serb, tashti ishte mbret i Jugosllavisë..., Serbët kishin sunduar kroatët, sllovenët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit, andaj këta ishin shumë të zemëruar. Meqë Jugosllavia ishte anëtare e koalicionit të cilin aleatët e kishin formuar kundër Rusisë bolshevike, komunistët, ashtu si edhe nacionalistët kroatë – ustashët iu kundërvunë qeverisë jugosllave andaj edhe u ndaluan... Qeveria ustashe e Pavleviqit, me përkrahjen e Kishës kroate katolike, vrau armiqtë e fesë katolike – serbët ortodokës, hebrenjtë dhe komunistët. Ustashët kishin filluar t’i vrisnin hebrenjtë tre muaj para Hitlerit... Serbët sot thonë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ustashët kanë vrarë 750.000 serbë, ndërsa kroatët pohojnë se janë vrarë më pak se 70.000. Histarianët asnjanës thonë se janë vrarë diku rreth 330.000. Ustashët, me përcjelljen dhe bekimin e klerit katolik, në kampin e përqëndrimit në Jasenovac, por edhe nëpër fshatra, kanë likuiduar një numër të madh, dhe kanë vrarë të gjithë serbët ortodokës të cilët refuzonin të pranonin fenë katolike... Nëse fëmijët kryqëzoheshin sipas ritit katolik, nga e majta në të djathtë, ua kursenin jetën, por, nësë kryqëzimi bëhej nga e djathta në të majtë, sipas traditës së kishës serbe ortodokëse, atëherë i vritin... Ustashët i ndoqën edhe masonët, por, ashtu si edhe nacistët në Gjermani, ndaj tyre ishin shumë më tolerantë se ndaj hebrenjve dhe komunistëve. Propoganda e qeverisë pandërpreje akuzonte masonët, ndërsa gazetat publikonin edhe emrat e tyre, duke shprehur një urrejtje të hapët ndaj tyre, ashtu siç kishte vepruar edhe Shërbimi i Fajoit për shoqatat e fshehta në Francë... Megjithatë, në Kroaci, nuk janë likuiduar masonët ashtu si hebrenjtë dhe romët... Në Serbi po ashtu është zhvilluar një fushatë kundër masonëve, pas vendosjes së qeverisë marionetë progjermane të gjenral Nediqit dhe Dimitrie Lotiqit, nga ana e qeverisë të okupatorit gjerman. Lotiqi dhe gjermanët, më 1941, organizuan një ekspozitë antimasone në Beograd, duke i paraqitur masonët si një lëvizje revolucionare që kishte lidhje me komunizmin... Pas luftës, kroati Josip Broz Tito vendosi pushtetin komunist në Jugosllavi... Titoja, që nga 1920-ta, kur iu bashkangjit Partisë Komuniste të Jugosllavisë, me besnikëri ndoqi rrugën e caktuar nga Stalini dhe Internacianalja Komuniste në Moskë... Më vonë u rebelua kundër mbisundimit sovjetik... Partia Komunsite e Jugosllavisë u përjashtua nga Informbyroja më 1948. Shumica e komunistëve ishin kundër Stalinit, dhe e mbështetën Titon, pati edhe në anën e Stalinit. Policia e fshehtë e Titos, e kontrolluar nga ministri i punëve të brendshme, Aleksandër Rankoviq, i përcillte idhtarët e Informbyrosë. Shumë janë burgosur dhe janë mbajtur nën kushte shumë të veshitira nëpër llogore, si në Goli-otok të Adriatikut... Njëri nga baskëpunëtorët më të ngushtë ishte veterani komunist Mosha Pijade, hebrenj, nga shtresa e mesme e Beogradit. Ai ishte teoricienti udhëheqës marksist në Partinë Komuniste Jugosllave, për të cilën punoi me besnikëri 30 vjet. Mosha i dha përkrahje të madhe Titos kundër Stalinit. Megjithatë, më 1948, policia e fshehtë e kishte marrë në pyetje, ashtu si të gjithë anëtarët e Partisë, që të vërtetonte se nuk kishte lidhje me Informbyronë. Gjatë marrjes në pyetje ishte zbuluar se Mosha Pijade kishte qenë mason!.... A ishte Titoja mason?

Ridli shkruan se si pushtetar i Jugosllavisë Titoja ka udhëhequr një politikë të ekuilibruar ndërmjet popujve, ashtu si ndërmjet komunistëve të dorës së fortë dhe atyre liberalë. Në vitet e 50-ta  burgosi liberalin Milovan Gjilas. Më 1966 e largoi shefin e policisë së fshehtë, Aleksandër Rankoviq, si pasues të vijës së fortë. Diktatura e ashpër në Jugasllavi u zbut paksa nga viti 1966-1971, gjer në paraqitjen e Lëvzjes për pavarësinë e Kroacisë, kur përsëri, me urdhërin e Titos u vendos regjimi represiv.

Disa individë, në ish Jugosllavi, edhe sot besojnë se Titoja ishte mason. Për një mendim të tillë ekzistojnë dy arsye: Arsyeja i parë është, mbishkrimi mbi varrin e tij vetëm: “Josip Broz Tito, 1892 – 1980”, pa asnjë fjalë, asnjë shenjë tjetër zbukuruese, ashtu si është traditë edhe te masonët. Ka mendime se Titoja ishte fymëzuar nga varri i Franklin D. Ruzveltit, në SHBA, në të cilin ishte një mbishkrim modest: “Frenklin Delano Ruzvelt, 1882 – 1945”. Ruzvelti kishte qenë mason, andaj edhe ky me siguri do të ishte shkaku... Arsyeja tjetër ishte largimi i Rankoviqit dhe ata të vijës së fortë më 1966. Vendimi i largimit të tyre me siguri është marrë për shkaqe politike, meqë Tito besonte se atëhere ishte e mundur dhe e dëshirueshme ta zbusë diktaturën. Meqenëse Rankoviqi dhe ndihmësit e tij ishin serbë, ata kishin bindjen – sot edhe më shumë është përforcuar kjo bindje – se Titoja si kroat i kishte larguar pse nuk i donte serbët. Ata, po ashtu besojnë se masonët qëndrojnë prapa vendimit për rrëzimin e Rankoviqit me shokë, thekson Ridli. Zhvadin Simiqi, vazhdon Ridli, një aleat i Rankoviqit, dhe një personalitet i lartë në policinë e fshehtë serbe, ka pohura se Titoja ishte mason i fshehtë. Sipas disa shkrimeve të fundit, Titoja tashti na del agjent i shumëfishtë, mason i madh, që herë na paraqesin të ketë qenë anëtar i lozhës në Zagreb, e herë në Beograd e Moskë, por kohëve të fundit botohen libra ku ai paraqitet si anëtar i lozhave Angleze, Franceze, Spanjolle dhe Polake... Pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe të Kroacisë më 1991, Bosnës dhe Hercegovinës më 1992, agresionit të ushtrisë serbe në Kroaci dhe në Bosne dhe krimeve të serbëve në Vukovar e Sarajevë, në Kroaci janë publikuar fakte të reja të cilat masonët akuzohen për krime. Flitet se të gjitha fatkeqësitë në Jugosllavi i kanë planifikuar masonët si De Mikelisi, anëtar i Lozhës masone P2 të Orientit të Madh italian... Lorens S. Igël Bergeri etj. Kur filluan luftimet në Kroaci dhe Bosne, Kombet e bashkuara dërguan vëzhguesë në Jugosllavi, të cilët duhej të raportonin se ç’po ndodhë atje. Një kohë të gjatë nuk ndërmorën asgjë kundër serbëve, andaj kroatët dhe boshnjakët i akuzuan si proserbë. Më vonë propozuan që Serbisë t’i veheshin sanksionet ekonomike. Flitet se e gjithë kjo ishte një komplot mason. Me mosndërmarrjen asgjë me kohë, që në fazën e parë, e më vonë me sanksionet ekonomike, masonët siguruan vazhdimin e luftës dhe shkatrrimin e ekonomisë së Serbisë, dhe në këtë mënyrë ata krijuan haos të cilin mund ta shfrytëzonin për qëllime të veta... Sipas përkthyesëve të librit të Xhasper Ridlit, në gj. serbe, komentet lidhur me pikëpamjet e autorit (Xhasper Ridlit, a.n) mbi zhvillimet politike në Jugosllavi do të ishin të tepërta dhe kërkojnë shumë intervenime... Lozhat e para, sipas tyre, janë themeluar në Slloveni dhe Kroaci në sh. XVIII. Deri në fund të sh. 19 masonët u zgjëruan në territorin e Serbisë dhe të Bosnes. Në vitin 1912 është themeluar Lozha e Madhe në Serbi. Shtat vjet më vonë, në Zagreb është themeluar Lozha e Madhe e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, në të cilën kanë hyrë të gjitha lozhat që kanë vepruar në territorin e “kralevinës”. Kjo Lozhë e Madhe, në vitin 1929 u emërua: Lozha e Madhe “Jugoallavia”. Më 1931 lozha jugosllave me Lozhën e Madhe angleze pranuan që ta njohin njëra-tjetrën. Përfaqësuesi i parë i Lozhës angleze ishte Mjeshtri i madh Xhorxh Vajfert. Më 1940 Lozha “Jugosllavia” mori vendim që të pushojë çdo veprimtari e saj... Është dashur të kalojnë plot 50 vjet që në territorin e Jugosllavisë të ripërtrihet masoneria, pikërisht më 23 qershor 1990. Shkatërrimi i vedit ndikoi në themelimin e lozhave të reja nëpër republikat e ndara, në Kroaci më 1995, në Slloveni mkë 1999. Në Serbi dhe Mal të ZI sot veprojnë disa lozha të mëdha. Që të gjitha rrënjët i kanë te Lozha e Madhe “Jugosllavia”, andaj Lozha e Madhe e bashkuar Angleze ka njohur vetëm Lozhën e Madhe të rregullt “Jugosllavia”...


Mason Ishin: (Masonët historikë e parahistorikë-legjendarë)

Redakto

Nga të gjitha shkrimet në shqyrtim del se gati që të gjitha figurat, njerëzit më të shquar të njerëzimit, në të gjitha kohërat dhe nga të gjitha kombet e racat ishin masonë.... Ata ishin të pranishëm në të gjitha poret e jetës dhe ndikimi i tyrë në shoqëri është tejet i madh… Sipas shumicës së autorëve, në Lëvizjen masonerike kanë qenë të përfshirë, edhe sot janë, fytyrat më të shquara, duke filluar nga suverenë shtetarë, mbretër e princër, madje dhe mbretëresha, ushtarakë të lartë si gjeneralë e mareshalë, oficerë të lartë e të ulët, politikanë, njerëz në pozita të larta në qeveri dhe administratë të shumicës së shteteve, madje, shkohet aq larg sa që thuhet se asnjë ministër i asnjë shteti, nuk mund të qëndroi nëse nuk është anëtar i ndonjë lozhe masone!!! Sipas masonëve edhe Adami ishte mason, edhe Nou ishte mason (muratorinë, dhe mjeshrinë ia besoi të birit, Shemit), edhe pse arkën e ndërtoi nga druri e jo nga guri, Abrahami ishte mason. Mason ishte Salomoni, për të cilin flitete më së shumti lidhur me ndërtimin e Tempullit të shenjtë, në tokën premtuar, ashtu si dhe i ati Davidi. Mason ishte edhe Krishti, i cili zbuloi fshehtësinë e ringjalljes së njeriut, dhe mu për këtë edhe u kryqëzua! Mason ishin edhe Shën Albani e Shën Augusti. Masonë ishin: mbreti kinez, Fo Hi, Aleksandri i Maqedonisë, themeluesi i Romës – Romuli, mbreti anglez Riçardi zemër Luani… Mbreti Eduard, Henri I, Henri VII... Mbretëresha Elizabetë I nuk i donte masonët, meqë si femër nuk mund të bëhej anëtare e tyre, por, Xhemsi I, Çarlsi I, Çarlsi II dhe Viljami III ishin masonë… Eduard VII, i cili ishte Mjeshtër i Madh, por edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore vazhduan lidhjet me masonët. Mbreti Viktor Emanuel III, (si dhe gjyshi i tij), mbreti i Suedisë Gustavi, Petri i Madh etj. Ishin masonë. 14 kryetarët e SHBA, duke filluar nga Xhorxh Uashingtoni, që të dy Roseveltat, Gerald Ford, Harry Truman, Regani e deri te Bushi i vjetër dhe Bushi i ri e Klintoni, ishin masonë... Edhe Vinston Çerçil, Zhak Miterani, Silvio Berlsconi, Menahem Begini, Henry Kisinxher, Gjilasi, Mosha Pijade, Koça Popoviq… ishin masonë. Edhe Mehmet Ali Pasha edhe Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku ishin masonë.… Nga disa shkrime thuhet se masonë ishin edhe Hitleri, Lenini, e Stalini, (diku tjetër thuhet se, nga diktatorët ndërkombëtar, vetëm Stalini dhe Hitleri, nuk ishte mason), Fidel Kastro,Tito, Enver Hoxha, Pol Poti, Sadam Hyseni etj. Ishin masonë. Figurat më të shquara, të të gjitha lëmive, si dhe numri më i madh i shkencëtarëve dhe filozofëve, si Pitagora, (që kishte shpallur veten, gjysmë njeri, gjymë perëndi!), Platoni, Ciceroni, Niche, Shopenhauer, Da Vinçi, Isak Njuton, Teslla, Darvini, Garibaldi, Marksi, Engelsi, Forojdi, Zhan Poll Sartër… Zbuluesi i penicilinës, Aleksandër Flemingu, ishin masonë. Anëtarë të masonerisë franceze (Muratorëve të lirë), që nga ekzistimi i saj, ishin njerëzit më të shquar, jo vetëm enciklopedistët, Monteskjë, Volteri, (për Volterit, diku thuhet se nuk ishte mason), të cilët konsiderohen baballarë shpirtëror të Revolucionit Francez, por edhe të gjithë udhëheqësit e Revolucionit: Mirabi, Dantoni, Mara, Robespieri... të gjithë iluministët, thuhet, ishin masonë. Masonë ishin edhe filozofët e shkrimtarë, si: Franklini, Miraba, Lafajeti, Luj Blana, Renani, Litrea, Pol Bera, Helveciu, Didëro, Viktor Hygoi, Mezmeri, dhe shumë të tjerë.... Shumë ministra dhe sekretar shtetëror, si në kohën e mbretërisë ashtu edhe të Republikës së parë, të dytë, të tretë, të katërt, madje edhe të fundit ishin masonë… Nga oborri mbretëror i Bonaparatëve, gati që të gjithë meshkujt kanë qenë në pozita udhëheqëse të masonerisë… katër (4) vëllezërit e Napoleonit ishin masonë... Masonë ishin edhe Guiseppe Mazzini, Gëte, Balzaku, Kërlezha, Pushkini, Remboa, Bodleri, Oskar Vajld... Si përfundim: (Sipas promasonerisë, por edhe antimasonerisë) masonë ishin: profetë, papë, rabinë, filozofë, shkencëtarë, piktorë, shkrimtarë, poetë, romasierë, dramaturgë, profesorë universitetesh, fizikantë, gjeografë, matematicientë, publicistë, mjekë, pedagogë, gjykatës, zejtarë, farmerë, industrialistë e tregtarë të mëdhenj e të vegjël, etj. Do të ishte tepër, tepër e mërzitshme të jipej lista me të gjithë emrat e masonëve historikë, në gjithë rruzullin tokësor, vetëm nga fillimi i sh.18 e deri më sot, thuhet në një shkrim në internet.

VËREJTJE: Nga përpiluesi - përkthyesi (Andi Ballshi):

Në këtë punim, vetëm shkurtimisht e sipërfaqësisht, nga një matreial mjaftë voluminoz, lidhur me histotirikun e Masonerisë, është marrë diç nga zanafilla, organizimi në lozha dhe ritualet e tyre. Shumë gjëra të diskutueshme as që janë prekur, siç është qëllimi dhe synimi i tyre që janë shumë të kundërta, për të dhën një pasqyrim dhe një konkludim më të plotë, gjë që edhe nuk ka qenë qëllimi ynë. Do ta përfundonim me një konstatim të Emil Çiqit, që u përmend më lart: „Nëse supozojmë se ekzistojnë qëllime të tjera nga këto që paraqitëm, ndërsa refuzojmë ato që zyrtarisht janë paraqitur (vetëzhvillimi etj) si tepër banale, (sidomos në raste kur kemi të bëjmë me politikanë dhe njerëz me pozita të larta) si dhe njohuritë e vërteta okuliste, dhe marrim parasyshë regjistrin vërtet të pabesueshëm të njerëzve që kanë qenë masonë, marr guximin të përfundoj se, përveç asaj që tani më kemi thënë, (ezoterija + rrethi i elitës të shoqërisë) mund të themi, ka të bëjë edhe me povver clubin anëtarët e të cilit ndihmohen reciprokisht për të zënë pozita, përhapjen e kapitalizmit liberal etj. Këtë përfundim nuk do ta zgjëroja për të ndërtuar një teori paranoike konspirative me planet e tyre për të sunduar me botën. Historia ka treguar se në shumë raste vëllezëria masone, shumëherë janë gjetur në anë të kundërta... Duke u bazuar në literaturën e shqyrtuar dhe të dhënat në disponim, si dhe të këtij punimi të shkurtër, përfundimi mund të jetë mjaft i luhatshëm, megjithatë, unë personalisht pak besoj se të gjithë ata njerëz rastësisht kanë qenë masonë, përfundon Emil Çiq.

KREJT NË FUND

Mund të them se unë, (Andi Ballshi) në këtë punim, nuk kam paraqitur asgjë prej gjëje timen, asnjë mendim, asnjë ide, por të tëra ose janë përkthyer nga autorët e përmendur, nga një literaturë mjaftë e bollshme ose janë marrë drejtpërdrejt nga interneti, në mes viteve 1996-20006. Është, e qartë se në vitet e fundit, duke iu falëndëruar një vërshimi të shumë librave dhe tekstestev, për masonët kemi informata të bollshme. Mund të jetë e vërtetë ajo që thuhet, se në 50 vitet e fundit, është shkruar më shum se gati për pesë (5) shekuj që nga ekzistimi i tyre, por, mjerisht, më duhet edhe një herë ta përsërisë, në gjuhën shqipe ka fare pak shkrime të kësaj natyre.

Feja e shqiptarit

Redakto
"Feja e shqiptarit është shqiptaria”

Feja e shqiptarit Historiku i shkurtër (Nga Forumi Virtual-Një komb një fe)

Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit tënatyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane 5, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve). Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane. Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet. Programi i qeverisë së Zogut 6 është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare". Por ç'ishin këto reforma? Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre. Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj. Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.


Gjendja sot Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme. Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4 Propaganda fetare Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite. Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele. Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë. Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje. Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe një gazetar i huaj që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it 7. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!

Planet serbe

Redakto

Programet dhe Planet serbe për shfarosjen e shqiptarëve dhe çdo gjë shqiptare

(Përmbledhje nga disa historianë dhe politikanë shqiptarë dhe të huaj – Nga Andi Ballshi)

Synimi i serbëve, që nga Naçertania (1844) e deri te Patkoi (1999) ka qenë dhe është gjithnjë i njejtë: - jo si të jetohet me shqiptarët në Kosovë por si të shfarosen shqiptarët e Kosovës...

Zatën e tërë politika shtetërore serbe, që nga viti 1884, ishte një politikë kriminele ndaj të gjithë kombeve të tjera, veçmas atij shqiptar, ishte etnocid, dhe nuk mund behet pastrimi i ndërgjegjës shtetërore e as intelektuale pa i publikuar të gjitha ato projekte kriminale dhe pa i kërkuar sidomos popullit shqiptar falje publiksht, për të gjitha ato të zeza që i sollën në trojet e veta stërgjyshore që me shkeljen e këmbës në Dardanin antike e Kosovën historike.

Vetëm kështu, siç thotë Noel Malkolm, serbet e thjeshtë do të jenë të lirë nga e kaluara e vendit të tyre, kur të mësohen të ballafaqohen me të vërtetën. Nuk ishte Millosheviqi ai që ngriti lart ndjenjat nacionale për një Serbi të Madhe të cilat shërbejnë si një ushqim. Shkaku i të këqiave në Ballkan ka qenë nasionalizmi serb. Nacionalizmi në Serbi ka ekzistuar para Milosheviqit dhe do të ekzistojë edhe pas Millosheviqit... Nuk ka dallim ndërmjet politikanëve e intelektualëv si dhe kishës nga Millosheviqi. Të mendosh ndryshe është një gabim i madh. Politika pansllaviste serbe, për shfarosjen e shqiptarëve… ekziton që nga përpilimi i Naçertanies më 1844.

Pos Naçertanies, nga e kanë burimin edhe planet dhe programet tjera për shfarosjen e shqiptarëve, me të cilat udhëhiqet edhe sot, dhe derisa të mos i nxjerr nga sirtarët dhe t’i publikojë, këto plane, Serbia kurrë nuk do të demokratizohet. Sipas historianit Dr. Hakif Bajrami, por edhe të tjerëve që janë marrë me këtë çeshtje, edhe sot ekzistojnë këto plane:

Më 1912, Milan Obradoviq, përpiloi prog. për shfarosjen e hebrenjve, duke i therur, duke i lënë të ngordhë urie dhe duke i tembur që të ikin nga sytë dhe këmbët! Më 1913, programi i Vladan Gjorgjeviqit, për shfarosjen e shqiptarëve. &. “Krejt tokën ose asgjësim të populli kundërshtar”. Programi i likuidimit të shqiptarëv,1921 (Pushteti serb krijoi kampe të përqëndrimit për shqiptarë Programi i Çubroloviqit,1937 (për shfarosje totale…1938, lidhja e Konventes me Turqinë dhe Greqinë për depërtiminin e shqiptarëve në Anadoll Programi i Ivo Andriqit,1939 Programi i Moleviqit,1941 Programi i Drazha Mihailoviqit, 1942 Programi i Çubroloviqit, 1944 e 45; më 1945 Programi i një mësuesi serb nga Vushtria, për shfarosjen e “arnautëve”, të cilin e zbatoi me përpikëri A. Rankoviqi Programi për likuidimin e shqiptarëve,1950 Memoradumi i Akademisë serbe, 1986, si dhe shumë ligje të tjera për kolonizim, popullizimin e Kosovës me serb që nga vitit 1865 deri më 1995. (Më 1995, Milosheviqi dhe Arkani marrin vendim që të shfarosen 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe kjo trevë të serbizohet. Këto plane nuk ishin vetëm të intelektualeve e politkanëve serbë, por edhe plane të Kishës ortodokse… Vlladan Gjorgjeviq, kryeministërt serb, (1913), në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, shkruan se shqiptarët ishin indian të evropës, të cilët të kujtojnë “njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Libri i Vlladanit nuk ishte satirë, por një shkrim luftarak për pengimin e themelimit të shtetit shqiptar… (Për Milosheviqin shqiptarët, (1999), ishin “minj” !!! dhe ankohej pse evropianët, “nuk po na leni t’i vrasim…”. Pra shqiptarët, gjithnjë, sipas politikanëve, “akademikëve” serbë, por edhe Kishës Sebe, 91 vjet më parë ishin majmunë, në vitete e 90-ta, të egër, në vitet e 2000-ta minj!!!…

Jeta! ç'është Jeta! Pse Jeta?!!!

Redakto

Jetën Ia Kemi Borxh Atdheut, Vdekjen Zotit


JETA Veti thelbësore e qenieve të gjalla, që lindin, zhvillohen, ndryshojnë e vdesin dhe që kanë dukuri fiziologjike pak a shumë të njëjta e të përbashkëta, pavarësisht nga veçoritë e gjinisë, të llojit etj.


Ç’ËSHTË JETA!?

Kanë thënë për jetën: Jeta - ekzistenca s'është asgjë tjetër:vetëm një enigmë!


Feja na mëson se Jeta është një dhuratë e Zotit. Shkencërisht ende nuk dimë se prej nga vemi, ku shkojmë? Dolëm nga toka, apo erdhëm nga qielli?

Në kohën e fundit shkenca ka mundur të përqëndrohet vetëm në këto tri pohime: Jeta është e bukur (optimizmi); Jeta është e shëmtuar – pesimizmi; Jeta ka të bukurën e saj dhe anënë e shëmtuar-pesimizmi i matur. Asnë filozofi nuk ka arritur ende -as sot, të thotë e të nxjerrë ndonjë përfundim tjetër, të konkludoj, ndonjë gjë tjetër…

JETA në përgjithësi ndahet në tri etapa: e kaluara, e tashmja dhe e ardhëshmja... E tashmja është tepër e shkurtër, dhe e ardhëshmja e pasigurt, të vetmën siguri e gjemë shpesh vetëm në të kaluarën… vëtëm ajo na përket krejtësisht, meqë askush s’është në gjendja të na e rrëmbejë… Konkludon Nermin Vlora Fallaski.

Jeta e padobishme është sikurse vdekja e parakohshme. Gëte Jeta duhet të jetë një edukim i parreshtur, lypset që të mësojmë gjithjçka që nga të folurit e deri në vdekje. G. Flober Janë disa momente në jetë, për të cilat do të zëvendësonim tërë pjesën e pajetuar të jetës sonë. Bajron Në këtë jetë asgjë nuk është e lehtë Heminguej &. Jeta:i madhi Sokrat pati thënë: “jeta pa vetëdije nuk vlen as të jetohet”. Shumica e njerëzve nuk bëjnë jetë të vetëdijshme. Jetojnë jetë mekanike, me mendime mekanike, nga aksionet dhe reaksionet mekanike. Jeta e kësaj bote, sipas Kur’anit të shenjtë, nuk është tjetër vetëm se: përjetim mashtrues,... një përjetim i shkurtër, një lojë, kalim kohe, një argëtim, vetëm lojë e dëfrim... por edhe stoli! Jeta është edhe dhembje edhe gëzim, edhe e hidhur, edhe e ëmbël. Jeta është e hidhur për atë që s’di marifete e hipokrizira… Jeta është e vështirë. Jeta është vuatje. Jeta mund të prishet vetmë nga një hap! Jeta është çmendinë! Jeta është helm, e tmerrshme, pelin. - Lindim me të qarë, rritemi duke qarë, thotë poeti ynë i madh, Lasgushi. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat.. “Mos i kërkoni shumë jetës sepse jeta është koprace në mirësi, thotë shkrimtari ynë i nderuar Mitrush Kuteli. Jeta është plot halle, plot vërer e plot helm, është e pamëshimrshme, tmerrësisht e pamëshirshme, është përplot probleme që na i sjellin të tjerët, por edhe ne vetëvetës ia përgatisim ose ndihmojmë në një mënyrë ose në një tjetër në përgatitjen e tyre. Jeta është Një ëndër e parë nga një i marrë. Po nëse Jeta është një ëndërr, më lini që të jetoj, thotë Unamynos Jeta e nxehtë, e egër, e rrëmbyeshme Stefan Cvajg. Për Balzakun jeta vlen aq sa njeriu e vlerëson! Shopenhaueri thote se jeta eshte vuajteje, eshte gjendje e mjerueshme sepse do te na beje te ditur qe gjerat nuk jane kaq te lehta sa duken. Do te na veje ne gjendje alarmi. Te njejten gje thote dhe Spinoza. Per Nicen e dime te gjith pak a shume. Ndersa te tjere mendojne se jeta eshte labirint i lumturise, kopsht i lulezuar qe s'vjeshterohet kurre. JETA Ta marrë djalli! Ç’punë e ngatërruar që është jeta, apo jo? Por, le të të marrim nga ajo ç’të mundemi. Çdo gjë që mund të na japë! Jeta i ngjan një shfaqjeje. Shpesh, aty, njerëz mjaft të këqij zënë vendet më të mira! Jeta, ashtu siç është në të vërtetë, nuk është lufta në mes të keqes dhe të mirës, por në mes të keqes dhe më të keqes. Joseph Brodsky. Jeta ëshët e shkurtër, kurse shpresa e gjatë. Luis de Gongora Të mësosh t’i buzëqeshës jetës! Kjo botë (pra, Jeta Andi) është defrim, e dëfrimi më i mirë është gruaja e ndershme. Muhameti JETA është histori. Jeta nuk duhet lënë spontanitetit! Sipas shumicës së feve: Qëllimi i jetës njohja e zotit! Jeta nuk është rezultat i ratësisë!, njësia bazë e jetës një protein... ! Jeta si edhe vetë njeriu i përbërë (i tërë i bërë) prej pjesësh. Prej trupi dhe pjesëve të tij: asnëra gjymtyrë nuk mund t’i thotë pjesës tjetër nuk kam nevojë për ty, trurit, zemrës, funksioni i të cilave është krejt i ndryshëm, qëllimi jeta, lufta për jetë kundër vdekjes… e loja ndaj jetës së vetë njeriut! Secila gjymtërë – pjesë e trupi të njeriut, i shërbejnë jetës së njeriut, po aq sa dashuria e urrejtja… na mëson Dhjata e re. Jeta më e errët e më e thellë se vdekja! Jeta eshte nje dhurate... Ndonjeher nuk ka kuptim por, megjithatë eshte e bukur Jeta është dhurata, (një dhurim) më e shtrenjtë e më e shenjtë! Andaj këtë dhuratë – dhurim duhet ta ruajmë si sytë! Fjalët e gjata nuk e shtyjnë përpara punën, ashtu si fustani i i gjatë nuk të ndihmon për të ecur. I mençuri përpiqet ta shfrytëzojë sa mundet. Budallai e zë rrugën. Për t’u habitur mjafton një minutë, për të bërë një gjë të habitshme duhen shunë vjet. K. Heverci Bindja e verbër të shpinë në skllavëri të plotë, prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fiton dot përsëri lirinë. Uollt Uitman Jeta: lufta për jetë a vdekje = njeriu për njeriun armiku më i madh! Forcat më të mira, më të mëdha të intelektit të njeriut shpenmzohen për t’u mbrojtur nga njeriu… në zhdukjen e kombit, fesë.. njeriut tjetër, të ideologjisë tjetër... Tamaro

Jeta pa të gjtha ngjyrat s’ka kuptim.

Return to the user page of "Andi Ballshi/Unë".