Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Arome-shqiptare/sandbox. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Skeda:RAMAZAN ÇEKA
Biografia Artistike


Biografia artistike

  Ramazan Ҫeka ka lindur në Shkodër më 11.5.1957, ku jeton e punon edhe sot.
  Ai ka shumë vite që është aktivizuar në sektorin e artit dhe kulturës, duke u specializuar edhe në kurse të drejtimit kulturor, për t'u bërë më vonë edhe punonjës në këtë sektor, një detyrë që e ka ushtruar rreth 20 vjet.
  Me krijimtari artistike, kryesisht në fushën e poezisë, është marrë që në moshë të re. Këtë krijimtari e ka intensifikuar më shumë pas viteve '90 dhe nga pena tij janë shkruar me mijëra tekste e poezi që janë kompozuar nga emra të shquar të muzikës shqiptare, si dhe janë interpretuar nga këngëtarët më të njohur shqiptarë.
  Një fushë tjetër që ka lëvruar me pasion është edhe ajo e gazetarisë, ku në gazeta prestigjoze shqiptare si: "Telegraf", "Dita", "Shekulli", "Nacional", "Sot", "Tema", etj, në ato Kosovare, në Ulqin, gazeta "Bota Sot" në Europë, e deri në Amerikë gazeta "Dielli" dhe Revista "Votra", ka botuar një cikël shkrimesh për personalitete të shquara të kulturës shqiptare, si dhe ka pasqyruar aktivitete të rëndësishme kulturore e artistike të zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë. 
   Këtë punë e ka bërë me shumë pasion dhe vërtetësi dhe ka marrë shumë vlerësime nga personalitete dhe shoqata të ndryshme të kësaj fushe. 
   Në maj të vitit 2017 dhe qershor 2019 ka marrë pjesë në Festivalin Shqiptaro-Amerikan në Michigan, në dy edicione si libretist i këtij Festivali, duke qenë edhe vetë prezent atje.
  -Ka marrë pjesë rregullisht në promovimin e këngëve me tekstet e tija nga këngëtarë të shquar, si dhe në promovimin e librave të autorëve të njohur në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut e Kosovë, për të cilët ka publikuar edhe në shtypin shqiptar, si dhe në gazetat e shoqatave shqiptare jashtë Atdheut.
  -Ka marrë pjesë në evenimente artistike të organizuara brenda dhe jashtë vendit, në Ulqin, Tuz, Shkup, Tetovë, Preshevë, Bujanovc, deri në Diasporë.
   -Ka marrë pjesë në festivale kombëtare e ndërkombëtare, ku në disa raste ka qenë edhe anëtarë jurie.   
  -Është anëtar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
  -Gazetar në televizionin "Kultura Shqiptare" në Amerikë. 
  -Anëtar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve në Shkodër. 
  -Anëtar i Shoqërisë Kulturore "Tradita" Ulqin.	
  Si rezultat i eksperiencës gjatë kohës së ushtrimit të profesionit si gazetar ka fituar aftësi në organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore-artistike. Është komunikues, kërkues dhe korrekt në realizimin sa më cilësor të aktiviteteve, duke u bërë kështu kordinator i tyre në televizionet shqiptare dhe në Amerikë.
  Për një pjesë të këtyre veprimtarive, kryesisht të organizuara në Amerikë ka qenë skenarist dhe libretist i tyre.	      
  -Gjatë veprimtarisë së tij artistike është vlerësuar me çmime në aktivitete të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si dhe është vlerësuar me çmime e tituj të ndryshëm:
  1-Në vitin 2013 në Kosovë, në Festivalin "Zhurma Show" ka fituar çmimin e parë me këngën "Dy bilbila në një gem".
  2-Në maj të vitit 2015 në Kosovë, në Festivalin e Këngës për Fëmijë është vlerësuar me çmimin "Teksti më i mirë i Festivalit".  
  3-Në vitin 2014 dhe 2015 në Festivalin "Akullore Fest" në Shkodër, ka fituar dy vite radhazi çmimin e dytë.
  4-Në vitin 2015 nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë "Nderi i Unionit".
  5-Në vitin 2016 në Festivalin "Akullore Fest" në Shkodër, ka fituar çmimin e parë me këngën "Të duam të mirë".
  6-Në vitin 2016 në Amerikë është vlerësuar me "Mirënjohje" nga Qendra Kulturore "Imperial House" dhe Televizioni i Komunitetit Shqiptar "ACTV" Michigan. 
  7-Në shkurt të vitit 2017 nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u vlerësua me "Çertifikatë Mirënjohjeje".
  8-Në qershor të vitit 2017, në edicionin e 55-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, për herë të parë arriti që në këtë Festival të sjellë një fëmijë nga Plavë-Gucia, ku kënga me tekstin e tij u vlerësua me "Mirënjohje".
  9-Në qershor të vitit 2017 nga Komuna e Gjakovës u vlerësua me "Mirënjohje".
  10-Në gusht të vitit 2017, në Festivalin Folklorik Kombëtar "Kënga dhe vallja shqipe na bashkon", u nderua me "Mirënjohje".
  11-Në dhjetor 2017 Shoqata Atdhetare "Dukagjini" e nderoi me "Mirënjohje".
  12-Në vitin 2018 në edicionin e tretë të Festivalit për Fëmijë "Akullore Fest" u vlerësua me "Mirënjohje" si pjesëmarrës në çdo edicion dhe si fitues i çmimeve në çdo festival.
  13-Në vitin 2019 në Festivalin Mbarëkombëtarë të Fëmijëve u vlerësua me çmimin e dytë.
  14-Në vitin 2021 në Festivalin e Këngës për Fëmijë, në Ferizaj u vlerësua me çmimin "Teksti më i mirë".
  Në Festivalin e Fëmijëve "Bletëzat" në Tetovë u vlerësua me dy çmime: "Teksti më i mirë i Festivalit" dhe "Çmimi i dytë" i Festivalit. 
  15-Ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e Festivalit "Luleborë" në Shkodër dhe është vlerësuar me çmime në të gjitha edicionet.
  16-Më 20 janar në vitin 2022 është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", me motivacion: "Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin dhe vlerat e mëdha krijuese si poet, publicist dhe tekst-shkrues i muzikës popullore dhe qytetare shkodrane, e cila këndohet nga shqiptarët, anembanë botës, si dhe për bukurinë e fjalëve dhe të melodisë së saj". 
  Ndër këngët më të suksesshme që kanë marrë edhe vlerësimin e publikut mund të përmendim: "Dy bilbila në një gem", "Zemren ta kam fal", "Të kam motër sa t'jem gjallë", "Nja dy fjalë shqiptarie", "Nuseron jarja me ty", "Lot e mall", si dhe shumë të tjera.
  Kjo është një pjesë e jetës së tij artistike dhe publicistike, prej 45 vitesh në art e kulturë, ku me punë e pasion, me penën e tij, është munduar të përçojë vlerat më të mira të artit shqiptar tek artëdashësit dhe bashkëkombasit tanë, duke i vënë detyrë vetes që të jetë sa më pranë brezave të ri.
  Edhe sot e kësaj dite Ramazan Çeka është aktiv me krijimtarinë tij si në fushën letrare-aristike dhe në atë publicistike.
  Në planet e tia janë edhe tre libra: Një monografi për "Nderin e Kombit" këngëtarin Bujar Qamili, një përmbledhje artikujsh dhe portretesh të personaliteteve të kulturës dhe artit, si dhe një vëllim me poezi nga krijimtaria e tij.
  Janar 2022

Start a discussion about Përdoruesi:Arome-shqiptare/sandbox

Nis një diskutim
Return to the user page of "Arome-shqiptare/sandbox".