Me përgënjeshtrim kuptojmë veprimin logjik e mendor, me anë të së cilit vihet në pah pavarësia apo karakteri I gabuar I një argumentimi.Ndërsa argumentimi ka për qëllim kostatimin e vërtetësisë së një teze, përgënjeshtrimi ka për qëllim konstatimin e pavarësisë së një argumentimi.Sado qe janë të ndryshëm përkah qëllimi I tyre, prapëseprapë përgënjeshtrimi dhe argumentimi janë të ndërlidhur ngushtë; një:pa ekzistuar ndonjë argumëntim nuk mund të ekzistojë përgënjeshtrimi dhe, dy:fundja, edhe përgënjeshtrimi është një lloj I posacëm I argumentimit, që përbëhet nga tri elemente apo pjesë përbërëse :

  • Teza e përgënjeshtrimit
  • Argumentet apo përvojat e përgënjeshtrimit
  • Demostrimi I përgënjeshtrimit

apo tërësia e rregullave, në bazë të së cilave konstatohet lidhja logjike në mes tezës, në njëren anë, dhe të provave të përgënjeshtrimit, në anën tjetër.Përgënjështrimi I argumentimit bëhet në tri mënyra :

  • Duke e flakur tezën e argumentimit dhe duke ia kundërvënë kësaj një tezë tjetër, përkatësisht antitezën.
  • Duke I lafakur argumentet apo provat si të pavërteta dhe të pabaza
  • Duke vënë në pah se mënyra e argumëntit të tezës është e gabuar, sepse nuk janë respektuar rregullat e caktuara.

Megjithatë, cështje kryesore dhe pra, më e rëdëishme në kaudrin e përgënjeshtri-mit, është përgënjeshtrimi I anitezës së argumëntit. Ekzisotjnë lloje të ndryshme të përgënjeshtrimit. Mirëpo, llojet më të rëndesishme të përgënjeshtrimit janë:

  • Përgënjeshtrimi praktik apo empirik
  • Përgënjeshtrimi teorik apo logjik
  • Argumentimi direkt dhe ai indirekt

Përgënjeshtrimi praktik apo empirik është Përgënjeshtrimi më I sigurtë dhe më I besueshme. Me Përgënjeshtrimi praktik apo empirik kuptojmë ballafaqimin e tezës së argumentit me faktet objektive dhe evidente, të cilat janë në kundërshtim me tezën e argumentit. Përgënjeshtrimi teorik, racional apo logjik paraqet konstatimin e pavërtetësisë së tezës së argumentit në mëbshtetje të së vertetave më parë të verifikuara ose në bazë të rrëgullave të përfundimit.Përveq kësaj ekzistojne dy lloje të përgënjeshtrimit :

  • Përgënjeshtrimi direkt
  • Përgënjeshtrimi indirekt

Me Përgënjeshtrim direkt kuptojmë konstatimin e pavërtetësisë apo të karakterit të bazuar të tezës së argumentit . Përgënjeshtrimi indirekt është veprimtaria logjike e nxjerrjes së pavërtetësisë së tezës argumentit.

Referime

Redakto

Murtezai, Ekrem (2006) "Logjika" ISBN 9951-07-414-6

Lidhje të jashtme

Redakto