Përjashtueshmëria e ndërsjellë
Në teorinë e probabilitetit dhe logjikë, dy ngjarje (ose propozime) janë reciprokisht ekskluzive ose të shkëputura nëse nuk mund të ndodhin të dyja në të njëjtën kohë. Një shembull i qartë është grupi i rezultateve të një hedhjeje të vetme monedhe, e cila mund të rezultojë në kokë ose pil, por jo të dyja.
Në shembullin e hedhjes së monedhës, të dyja rezultatet janë, në teori, bashkarisht shteruese, që do të thotë se të paktën një nga rezultatet duhet të ndodhë, kështu që këto dy mundësi së bashku shterojnë të gjitha mundësitë. [1] Megjithatë, jo të gjitha ngjarjet ndërsjellasi përjashtuese janë bashkarisht shteruese. Për shembull, rezultatet 1 dhe 4 të një hedhje të vetme të një zari me gjashtë faqe janë ndërsjellazi përjashtuese (të dyja nuk mund të ndodhin në të njëjtën kohë) por jo bashkarisht (ka rezultate të tjera të mundshme; 2,3,5,6).
- ^ Miller, Scott; Childers, Donald (2012). Probability and Random Processes (bot. Second). Academic Press. fq. 8. ISBN 978-0-12-386981-4.
The sample space is the collection or set of 'all possible' distinct (collectively exhaustive and mutually exclusive) outcomes of an experiment.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)