Përmbledhja
Përmbledhja është një punë me shkrim ne krijojmë nje tekst tjetër; ky tekst ka nje numër te kufizuar fjalesh, te cilat na sjellin shkurtazi permbajtjen e teksti origjinal. Ne permbledhje nuk perdoren fjalët pershkruese.
Per te shkruar një përmbledhje ndiqen këto veprime sipas rradhes:
Fiksimi i te dhenave kryesore | Rishkrimi i te dhenave |
---|---|
- Lexohet teksti me kujdes | - Shkruhet ngjarja e permbledhur. |
- Ndahet teksti ne paragrafe kryesore. | - Arrihet ne konkluzionin e mesazhit te tekstit. |
Permbledhja perbehet prej tri pjesesh :
• Hyrja --> i shpjegon lexuesit se çfare përmban dhe çfare është e rëndesishme lidhur me
temen.
• Zhvillimi --> ose permbajtja shpjegon shkurt rrjedhin e ngjarjeve me detajet me kryesore.
• Mbyllje --> jep perfundimet qe merr rrjedha e ngjarjeve.
Permbledhja zakonisht shkruhet kur shkrimet janë shumë te gjata dhe lexuesit duan te mësojnë gjerat ne menyre te permbledhur.