Lana është një përrua që përshkon Tiranën tejpërtej nga lindja në perëndim. Lana është kolektor i ujërave të zeza.

Lana
Përroi i Lanës is located in Earth
Përroi i Lanës
Përroi i Lanës (Earth)
Vendndodhja
Shqipëri
Vetitë fizike
Burimi 
 • vendndodhjaLanabregas
Derdhja 
 • vendndodhja
Lumi i Tiranës
 • koordinatat
41°23′52″N 19°42′2″E / 41.39778°N 19.70056°E / 41.39778; 19.70056
Vetitë e basenit
PërshkimiTiranaIshmiDeti Adriatik
Sistemi ujorBaseni i Ishmit

Morfologjia

Redakto

Lana krijohet në 455 m lartësi si bashkim i tre rrëkeve: Përroi i Gurrës, Përroi i Mellës, dhe Përroi i Qafë-Shtogut.[1] Rrëkeja kryesore është ajo e Gurrës, e cila buron në perëndim të Majës së Cem Rrumit, në faqen perëndimore të vargmalit të Dajtit. Gurra i afrohet Kalasë së Dajtit duke kaluar nga Gurra e Perrisë. Në zbritje bashkohet me rrëketë e tjerë duke formuar Lanën. Lana vazhdon rrjedhën midis Kodrës së Ltinit dhe Kodrës së Malit duke dalë në Lanabregas. Aty një pjesë e ujit devijohet dhe ruhet në një depo uji.

Në lagjen Kashar të Shkozës hyn në periferinë urbane të qytetit të Tiranës. Në afërsi të Uzinës së Autotraktorëve, poshtë rrugës Ali Shefqeti, uji i Lanës kanalizohet në një shtrat betoni. Kanali ka një gjatësi prej 6,75 km dhe përfundon poshtë rrugës së Kavajës. Prej aty shtrati i Lanës është natyral.

Pasi përshkon qytetin e Tiranës derdhet në Lumin e Tiranës. Përroi është 29 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut është 67 km², lartësia mesatare është 179 m dhe pjerrësi prej 24 m/km.

Urbanistika dhe ndotja

Redakto

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Lana është lumi i dytë më të ndotur në Shqipëri, pas Gjanicës së Fierit.[2]

Në hyrje të Tiranës, Lana rrjedh në një kanal te sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranës në verilindje të Bërxullës nga ku formohet lumi i Ishmit.

Pas viteve 1990 brigjet e Lanës u mbushën plot e përplot me kiosqe e ndërtime pa leje të cilat u prishën në vitin 2001 kur kryetar bashkie erdhi Edi Rama. Skarpatat e saj u rregulluan dhe u pejsazhuan.

Duke qenë kolektor në qiell të hapur, Lanës i vjen një erë të rëndë. Era vazhdon të rëndohet gjithnjë pas shiut dhe në muzg kur ulen temperaturat por toka është ende e nxehtë. Afshet e mbeturinave në Lanë bëhen më të forta dhe më të ndjeshme.[2]

Përmbytjet

Redakto

Kur ka reshje të forta, Lana del nga shtrati vet në disa vende, si te "Pallati me Shigjeta". [3]

Shih edhe

Redakto
  Commons: Lana River – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ "Kadastra Ujore". Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2022. Marrë më 30 shtator 2022.
  2. ^ a b "Mos, as për dhjetë vjet nuk zgjidhet puna e Lanës!".
  3. ^ "VIDEO | Reshje të dendura shiu, përmbytet Tirana".