Përsqopi
Persqopi është qyteza e lashtë ilire, pararendëse e Petrelës, Bashkia Tiranë. Ndodhet rreth 600 m në juglindje të Petrelës së sotme. Karakterizohet nga portat hyrëse me mure ciklopikë, me gurë të mëdhenj të mbivendosur mbi njëri-tjetrin pa llaç. Është një nga qendrat e parthinëve, ku ka jetuar paria apo mbretërit parthinë, varri i njërit prej tyre gjendet në pjesën lindore të qytetit.