Polivinil Kloruri

sajda tallushi
(Përcjellë nga PVC)

Polivinil kloruri (ose PVC) është polimer termoplastik i treti në përdorim pas polieteni dhe polipropenit. Ai është një nga produktet më të rëndësishëm ne industrinë kimike. Në gjithë botën mbi 50 % e PVC që prodhohet përdoret në ndërtim. Si material ndërtimi, PVC është me kosto të ulët, i fortë, dhe i lehtë të montohet. Tregu botëror i PVC rritej me një mesatare prej 5 % në vitet e fundit dhe ndoshta do te arrije një volum prej 4,000 milion ton në vitin 2016. Ajo mund të bëhet më e butë dhe më e përkulshme duke i shtuar substanca te tjera. Në këtë formë mund të përdoret në rroba dhe tapiceri, dhe të bëjë çorape fleksible dhe tuba, dysheme, çati, mbulesa membranore dhe izolues te telave elektrik. Gjithashtu ajo përdoret në produkte që mbushen siç janë dyshekët me ujë dhe lodrat me ujë dhe ne ajer.

Gatitja

Redakto
 

Polivinil kloruri prodhohet nga polimerizimi i monomerit klorur vinili (VCM), siç tregohet. Rreth 57 % e masës të tij është klor për të krijuar një mas të caktuar të PVC kërkon më pak nafte se çdo polimer tjetër. Deri tani procesi që përdoret gjerësisht është polimerizimi. Në këte proces, klorur vinili dhe uji

futen në rektorin e polimerizimit dhe një nismëtar polimerizimi bashke me kimikate të tjera.

 

Përmbajtjet e enës se reaksionit trazohen vazhdimisht të mbajnë shpërndarjen dhe të sigurojnë një formë të njëtrajtshme të reshires te PVC. Reaksioni është ekzotermik dhe kërkon një mekanizëm ftohjeje të mbaje perberjet e reaktorit ne një temperaturë të caktuar. Ndërkohe që vëllimi zvogëlohet (PVC ka densitet më të madh se VCM) uji shtohet vazhdimisht që të trazohet të mbajë shpërndarjen.

Pasi reaksioni ka marre drejtimin e tij, përzierja gjysme e lëngshme e PVC që krijohet është degazuar dhe është nxjerre VCM e tepërt (që riciklohet në reaksionin tjetër) pastaj kalon një centrifug të hiqet uji i tepruar. Përzierja gjysme e lëngshme thahet në ajër të nxehte dhe pluhuri përfundimtar sitiset përpara magazinimit. Në proceset normale PVC përfundimtare ka mbetje VCM me pak se 1 në 1 milion.

Produkti i procesit të polimerizimit është i pamodifikuar. Përpara se PVC të përfundoje ajo gjithmonë kërkon të kthehet në një përbërje me përmbajtje te shtesave siç janë stabilizues nxehtësie, stabilizues ultraviolet, lubrifikant modifikues termal, mbushës, frenues te zjarrit, biocide (substance helmuese për organizmat e gjalle siç janë pesticidet), agjent fryrës dhe shtypës tymi.

Histori

Redakto

PVC u zbulua aksidentalisht në dy raste të ndryshme në shekullin e 19, në fillim në 1835 nga Henri Victor Regnault dhe në 1872 nga Eugen Baumann. Në të dy rastet polimeri u shfaq i ngurtë brenda shisheve te klorur vinilit të kanë qenë të ekspozuara në dritën e diellit. Në fillim të shekullit te 20 kimisti Rus Ivan Ostromislensky dhe Fritz Klatte nga Gjermania te kompanisë kimike Griesheim-Elektron të dy u përpoqën të përdorin PVC në produktet tregtare, por vështiresite në përpunim, disa herë polimeri i brishte bllokoi përpjekjet e tyre. Në 1926, kompania Waldo Semon dhe B. F. Goodrich zhvilluan një mënyre për të bëre plastik PVC duke i shtuar përberes të ndryshëm. Rezultati ishte një material me i lakueshëm dhe më i lehtë për tu prodhuar që shpejt fitoi shtrirje në përdorimin tregtar.

Perdorime

Redakto
 

Karakteristikat e brendshme te PVC e bëjnë atë te përshtatshëm për një shumëllojshmëri përdorimesh. Ajo është biologjikisht dhe kimikisht rezistente, duke e bere atë të përdoret në shtëpi në tubat për largimin e ujërave të zeza dhe në përdorimin e tubave ku lendet gërryese nuk lejojnë përdorimin e metaleve.

Me shtimin e përberesve të ndryshëm ajo behet e përdorshme në kornizën e dritareve dhe dyerve. Me shtimin e shtimin substancave plastike ajo bëhet më e lakueshme mjaftueshëm për tu përdorur në instalimin e rrjetave telefonike.

Veshje

Redakto

PVC ka filluar të përdoret gjerësisht në rroba duke krijuar dhe lëkurë si material. Rrobat me PVC përdoren dhe nga stile të ndryshme mode. PVC është më e lire se kauçuku ose qumështi dhe kështu është më i leverdishëm dhe më i veshur. Ai është material i papërshkueshëm nga uji dhe përdoret gjerësisht në pallto, në xhaketa, në përparëse dhe në valixhe.

Telat elektrik

Redakto

PVC përdoret në izolimin e telave elektrik, plastiku i përdorur për këtë qellim duhet të përpunohet. Në një zjarr, telat e mbuluar me PVC mund të krijojnë tym HCL, klori shërben të pastroje radikalet e lira dhe është burimi i materialit te frenimit të zjarrit (i përmendur më lart). Ndërkohe që tymi HCL mund të ketë rrezik për shëndetin, HCL tretet në lagështi dhe zbërthehet në sipërfaqe, pjesërisht në zonat ku ajri është i ftohtë mjaftueshëm. Herë pas herë në disa përdorime ku tymi është një rrezik i madh instalimi i kabllave me PVC është i preferuar.

Aksesoret elektronik

Redakto

PVC po gjen rritje te përdorimit si një përberes për prodhimin e aksesoreve ose te produkteve elektroshtepiake. Mes një procesi bashkimi mund të fitoj aftësi për pastrim te zotëruara nga materiale siç janë leshi dhe pambuku te cilat thithin pluhurin dhe bakteriet. Ajo ka aftësi për të thithur thermija nga ekran LCD.

Dioxin

Redakto

Grupi ambientalist Greenpeace tërheq përkrahjen globale ndaj PVC pasi ata pohojnë që dioxin (përbërje toksike) prodhohet si një efekt anësor i prodhimit te klorur vinilit dhe nga nga djegja e PVC në mbeturinat shtëpiake. Industria Evropiane thotë se ka përmirësuar procesin e prodhimit duke zvogëluar emetimin e dioxin. Gjithashtu, testet shkencëtareve në bashkitë ku refuzohej mbajtja e PVC u dogjën në një furrë ku nuk doli asnjë lidhje mes përbërjeve te PVC të plehrave dhe dioxin te emetuar.

PVC prodhon HCL në djegie gati në sasi te njëjte me përmbajtjen e Cl. Studime gjithëpërfshirëse në Evropë tregojnë që Cl e gjetur dioxin të emetuar nuk përfohet nga HCl te gazi i lëngshëm. Bakri është si një katalizator në këto reaksione.

Dioxin janë kërcenim për shëndetin global sepse ato qarkullojnë në ambient dhe mund të bëjne distanca të mëdha. Në nivele të ulëta, afër atyre ne të cilin përgjithësisht popullsia është e ekspozuar, dioxin është e lidhur me shuarjen e sistemit imunitar, çregullsi në organet riprodhues, dhe një shumëllojshmëri kanceresh.

  Commons: PVC – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto