[1]Cisco Packet Tracer është një program i rrjetave kompjuterike simulues që i'u mundëson studentëve që të mirren me sjelljet e rrjetave dhe përgjigjet në pyetjet "qka nëse" .Packet Tracer mundëson simulimin, vizualizimin, autorizimin, aftësitë e vlerësimit,bashkëpunimin dhe lehtëson mësimdhënien dhe mësimin e koncepteve komplekse të teknologjisë.


Packet Tracer është një protokoll simulator që është zhvilluar nga Dennis Frezzo dhe ekipi i tij në Cisco Systems. Packet Tracer (PT) është një vegël dinamike dhe e fuqishme që paraqet protokollet e ndryshme që përdoren në rrjete, qoftë ato në modin real apo në modin e simulimit. Kjo përfshinë protokollet e shtresës së dytë siç është Ethernet-i, protokollet e shtresës së tretë siç janë IP, ICMP, dhe ARP, dhe protokollet e shtresës së katërt siç janë TCP dhe UDP. Ky laborator ka për qëllim familjarizimin tuaj me ndërfaqen kryesore të Packet Tracer, duke përfshirë shtimin dhe fshirjen e pajisjeve në rrjetë, llojet e kabllove që përdoren në rrjetë.

Vetitë e Packet Tracer

Redakto

Verzioni aktual i Packet Tracer mbështet një rreshtim të protokoleve të stimulimit,po ashtu routimin bazikë me RIP, OSPF, dhe EIGRP,me përmasa të kërkuara nga kurrikuli aktual CCNA. Përderisa Packet Tracer lejon simulimin real të rrjetave funksionale,aplikacioni në vete mbështet vetëm se një numër të vogël të përparësive të gjetura brenda harduerit aktual që ekzekuton verzionin aktual të CISCO IOS.Për këtë Packet Tracer nuk preferohet për modelimin e rrjetave të produksionit,në verzionin 5.3 disa shtesa janë vendosur duke përfshirë këtu BGP-në. BGP nuk është pjesë e CCNA ,por pjesë e CCNP.

Packet Tracer 6.0 - Implementimet e reja

Redakto
  • IOS 15
  • HWIC-2T dhe HWIC-8A modulet
  • 3 cisco rutera të rinjë (Cisco 1941, Cisco 2901, Cisco 2911)
  • HSRP mbështetje
  • Activity Wizard dhe Variable Manager përmisimet
  • BGP konfigurimet

Packet Tracer 5.3 - Implementimet e reja

Redakto

Linksys modelet e përmisuara, siguria e wirelessit Kabllot dhe DSL zgjerimet Call Manager Express (Mbështetja e Voip) FTP server dhe routerat/switchat - Serverët dhe Klientët Sistemi i emailave (SMTP – POP3) - Serverët dhe Klientët BGP – implementimi i limituar që lejon më shumë për një përfaqësim më real të internetit për skenarë IP Gjeneruese dhe pajisjet – për të krijuar më shumë shkathtësi në krijimin e pajisjes Activity Wizard – më shumë variacione të skenarit

Si të përdoret Cisco Packet Tracer

Redakto

Startimi i Packet Tracer

Redakto
 
1 Menu Bar Këtu gjenden menutë File,Edit,Options,View,Tools,Extensions dhe Help.Në këto menu mund të gjeni komandat bazë siq janë Open,Save,Print dhe Preferences.Në menunë Extensions gjendet edhe Activity Wizard.
2 Main Tool Bar Në këtë rresht gjenden ikonat shortcut për të hapur komandat e menuve File dhe Edit. Këtu gjithashtu gjenden butonat për Zoom, për vizatim Palette, Acitivity Wizard, Copy, Paste etj. Në anën e djathtë gjithashtu mund të gjeni butonin Network Information, të cilin mund ta përdorni për të shkruar përshkrim për rrjetën aktuale
3 Common Tools Bar Këtu mund të gjeni veglat që përdoren më së shpeshti në Packet Tracer: Select, Move Layout, Place Note, Delete, Inspect, Add Simple PDU dhe Add Complex PDU.
4 Logical/Physical Workspace and Navigation Bar Ju mund të kaloni nga Hapësira Logjike e punës në atë fizike duke klikuar në butonat e paraqitur në figurën e mësipërme. Në hapësirën logjike të punës ju mund të krijoni një cluster të ri, të zhvendosni objektet, të ndryshoni prapavijë. Përderisa në hapësirën fizike të punës, juve ju lejohet që të navigoni përgjatë lokacioneve fizike, të krijoni një qytet të ri, të krijoni një ndërtesë të re, të krijoni një closet të ri, të ndryshoni prapavijën si dhe të shkoni të working closet.
5 Workspace Në këtë fushë do të krijohet rrjeti, do të shikohen simulimet dhe lloje të ndryshme të informacionit dhe statistikave
6 Realtime/Simulation

Bar

Kur ndodhemi në barin e Realtime kemi butonat për Power Cycle Devices, Fast Forëard Time, Play Control si dhe tek modi i simulimit kemi edhe butonin e Event List gjithashtu.toggle button in Simulation Mode. Pavarësisht se në cilin nivel gjendemi, gjithmonë na paraqitet ora
7 Network Component

Box

Kjo pjesë përmban pjesën e zgjedhjes së pajisjes dhe pjesës e pajisjeve specifike. Pra, këtu ju mund të selektoni pajisjet dhe lidhjet që dëshironi të vendosni në dritaren punuese.
8 Device-Type

Selection Box

Kjo pjesë përmban llojet e pajisjeve dhe lidhjeve që i përkrah Packet Tracer. Kjo pjesë do të ndryshoj varësisht nga lloji i pajisjeve që ju selektoni
9 Device-Specific

Selection Box

Pajisjet apo lidhjeve që paraqiten në këtë pjesë ndryshojnë varësisht prej selektimit të llojit të pajisjeve apo lidhjeve të cilat duam t’i përdorim.
10 User Created Packet

Window

Kjo dritare i menaxhon paketat që ju i vendosni në rrjetë gjatë modit të simulimit. Për më shumë shikoni seksionin e “Simulation Mode”.

Vendosja dhe lidhja e pajisjeve

Redakto

Hapi 1: Krijoni një diagram te rrjetës me dy kompjuterë

[2]E hapim simulatorin e rrjeteve kompjuterike Packet Tracer. Në dritaren që do të paraqitet në ekran e vendosim miun në pjesën e poshtme të majtë, ku janë te paraqitura grupet e pajisjeve të rrjeteve siç janë Ruter, Switch apo kompjuterë.

 

Për të zgjedhur një pajisje, së pari e zgjedhim kategorinë ku ndodhet ajo pajisje. Pasi ta kemi zgjedhur kategorinë, do të na paraqiten opsionet për selektim të pajisjeve që bëjnë pjesë në atë kategori. E zgjedhim pajisjen që na nevojitet për të krijuar topologjinë tonë.

a. Nga opsionet që ndodhen në pjesën e poshtme të majtë të dritares e zgjedhim kategorinë End Devices.

b. Klikoni në ikonën e kompjuterit me emër Generic PCs (PC-PT) dhe zhvendoseni atë në dritaren punuese të Packet Tracer. E përsëritni ketë hap edhe për vendosjen e kompjuterit të dytë.

c. Në pjesën e poshtme në të majtë e zgjedhim kategorinë Connections, e cila kategori ka të grupuar lloje të ndryshme të kabllove.

Vegla Funksioni
Copy Kopjon pjesët e selektuara
Paste Vendos pjesët e kopjuara
Undo Kthen një veprim mbrapa
Redo Rikthen veprimin e kthyer mbrapa
Zoom IN Rrit dritaren punuese
Zoom Reset E kthen dritaren punuese në gjendjen normale
Zoom Out Zvogëlon dritaren punuese
Drawing Palette Krijon vija, rrathë, elipsa etj.
New Cluster Krijon një cluster-i të ri
Move Object Kjo pjesë i referohet seksionit të mësipërm, për të lëvizur objektet
Set Tiled Background Opsion për ndryshimin e prapavijës
Viewport Paraqet një version më të shkallëzuar të faqen punuese
Select Klikoni objektet dhe zhvendosni kudo që ju dëshironi. Kjo është vegla e parazgjedhur. Me anë të kësaj vegle ju mund të selektoni më shumë se një pajisje Që të qasemi në këtë opsion mjafton të klikojmë butonin Esc.
Move Layout Zhvendos tërë topologjinë.
Place Note Shkrim të shënimeve dhe paraqitje të tyre në hapësirën punuese.
Delete Mundëson fshirjen e objekteve nga hapësira punuese. Kur selektoni veglën Delete, kursori i miut do të ndryshoj në një “X” dhe pastaj çdo objekt, lidhje apo shënim që selektoni do të fshihet.
Inspect Mundëson shikimin e tabelave të pajisjeve (si tabelave të ARP, NAT dhe

MAC).

Resize Shape Mundëson ndryshimin e madhësisë së formave që janë vizatuar me Drawing Palette. Kur selektohet vegla Resize Shape, në fund të formave paraqitet një katror u kuq. Selektoni atë katror të kuq dhe ndryshoni formën e caktuar.
Add Simple

PDU

Vendos një PDU(Protocol Data Unit) të thjeshtë
Add Complex PDU Vendos një PDU(Protocol Data Unit) kompleks

d. E zgjedhim tipin e kabllit Copper Straight-Through.

e. Klikoni në kompjuterin e parë, PC0, dhe lidheni kabllin në kartelën e rrjetës Fast Ethernet.

f. Klikoni në kompjuterin e dytë, PC1, dhe lidheni kabllin në kartelën e rrjetës Fast Ethernet. Lidhjet e krijuara do të duken si në figurë.

 

Linqet e jashtme

Redakto

Web-Faqja zyrtare e paketës

Mësimet dhe simulimet (voip, bgp,...) për Packet Tracer 5.3 & 6.0

Referimet

Redakto