"Pak ndryshe" (histori, art, poezi, politikë, kulturë) me autor Astrit Lulushi. Shtëpia botuese "Tirana Times", viti i botimit 2009. Faqet e librit 491. ISBN 978-99956-847-0-9

Ky libër përmbledh shkrime ndër vite të autorit Astrit Lulushi i cili prej kohësh është i pranishëm me gjini të ndryshme të letërsisë, i vlerësuar për fjalën e tij të pjekur, kërkimin e avancuar në aspektin e mesazhit filozofik. Tashmë ky autor shqiptar është i pranishëm edhe në mjedisin e librit dhe botimeve shqipe.

Ky vëllim përfshin rreth 130 ese të tematikave të ndryshme dhe është një libër i këndshëm i shkruar me objektivitetin e një të emigruari shqiptar, larg politikës dhe ndikimeve ideologjike të partive të shumta në atdhe.