Paleologët
Familja e Paleologëve ishte në Bizant përfaqësuese e aristokracisë tokësore të Azisë së vogël. Sipas historianit Ilirjan Gjika në vitin 1258 njëri prej pinjollëve të saj Mihal Paleologu (1261-1282), erdhi në krye të Perandorisë se Nikesë, njërit prej tre territoreve Bizantine, që nuk u pushtuan nga kryqëzata e katërt në vitin 1204. Ai ishte një ushtarak i talentuar që gëzonte edhe përkrahjen e kishës, gjë që bëri që një vit më vonë të merrte titullin "bashkëregjent". Duke qëndruar në krye të shtetit të Nikesë Mihali u pregatit ushtarakisht që të debonte kryqtarët latinë nga Kostandinopoja. Pas përpjekjesh të mëdha ai e arriti këtë gjë në vitin 1261 duke hyrë triumfalisht në kryeqytet. Kështu Mihal Paleologu ripërtëriu përsëri Perandorinë Bizantine dhe u kurorëzua në Shën Sofi me titullin Mihali VIII. Gjatë ushtrimit të pushtetit të tij ai u dallua si njeri energjik dhe me talent në politikë, megjithëse Perandoria tashmë kishte një territor të kufizuar, ku mungonin burimet, forcat e gjalla dhe energjitë për ripërtëritje.
Veprimtaria
RedaktoPerandori spikati si Diplomat, kur i kërkoi Papatit bashkimin e dy kishave. Si ushtarak Mihali i VIII-të u përpoq që të rimerte deri diku territoret e dikurshme të Perandorisë dhe të vendoste në to një gjendje të qëndrueshme politike. Në vijim të kësaj politike ai pushtoi disa qytete porte në Detin e Zi, theu princin latin Vilhelm Vilehaurden në Greqi, luftoi kundër Anzhuinëve në Shqipëri, si dhe kundër Bullgarëve, tartareve etj. Por vepra më e madhe e tij për të evituar rreziqet ndaj Bizantit ishte veprimtaria Diplomatike dhe agjenturore, e cila luajti rolin kryesor në shpërbërjen e Mbretërisë së Napolit në vitin 1282. Kështu Mihali i VIII-të jo vetëm që rilindi Perandorinë Bizantine, por e bëri atë përsëri një qëndër rreth së cilës vërtitej politika e shteteve mesjetare. Ai përballoi me sukses agresionin e perëndimit, zhduku rrezikun latin në Greqi, eleminoi shtetin e Epirit, rivendosi sundimin Bizantin në territoret që i përkisnin Perandorisë. Gjithashtu ai vendosi një pushtet të qëndrueshëm, duke themeluar dinastinë më jetëgjatë të shtetit Bizantin, e cila e qeverisi atë deri ditën e fundit të tij.
Epoka e Andronikut
RedaktoPër të siguruar vazhdimësinë e dinastisë së tij Mihali i VIII-të emëroi bashkëperandor në vitin 1272 të birin, Andronikun e II-të, me të cilin bashkë qeverisi deri në vitin 1282. Ky i fundit ishte njeri i kulturuar dhe me interesa intelektuale, shkencore e letrare. Androniku i II-të i mbiquajtur i vjetri mbretëroi nga viti 1282 deri në vitin 1328, ndërkohë që në vitet 1292 deri 1320 ai bashkëqeverisi me të birin Mihalin e IX –të. Si person me një formim të tillë ai u tregua edhe një burrë i shquar shteti. i detyruar nga financat e dobëta të shtetit Androniku u përpoq që ta kufizonte ushtrinë, e cila bëri që Bizanti ta humbiste statusin e një fuqie ushtarake. Këtë gjë ai u përpoq që ta kompensonte në një veprimtari të vrullshme diplomatike. Në traktatet dhe aleancat e shumta që nënshkroi Androniku i II-të synonte të ruante dhe siguronte kufijtë e Perandorisë. Kështu që ai u martua për mëse dy herë. Gruaja e tij e parë ishte Ana e Hungarisë, ndërsa e dyta Irena e Monferratos. Por qeverisja e tij u shoqërua me disfata ushtarake siç ishin disfata me Venedikun dhe Pushtimi i gjithë Azisë së vogël nga Turqit.Gjithashtu trazira të mëdha shoqëruan Bizantin pas sulmeve turke, ku Androniku II-të ftoi për ndihmë Princin gjerman Roxherin e FLORIT me repartet e tij Katalanase. Ndërsa ngjarjet më të çuditshme dhe me të komplikuara Androniku II-të i përjetoi me të nipin Andronikun III, birin e Mihalit të IX-të. Midis të dy bashkë Perandorëve u zhvilluan 3 luftëra civile, të cilat përfunduan me abdikimin e Andronikut të II-të në vitin 1328. Dy vjet më vonë ai u bë murg me emrin Andon dhe vdiq në 13 shkurt 1332.
Kultura dhe Arti Bizantin
RedaktoGjatë kohës së sundimit të Andronikut të II-të nuk u vazhdua politika e mëparshme e afrimit me Papatin që ishte nisur nga i ati Mihali VIII-të. Rëndësia e kishës dhe roli i saj në jetën shpirtërore arriti kulmin. Ndërkohë që kjo periudhë u konsiderua e artë për manastiret në aspektin kulturor, shpirtëror dhe material. Ato u përkrahën nga Perandori me diploma, prona tokësore dhe privilegje. Kështu koha e sundimit të Paleologëve ishte edhe periudhë e lulëzimit kulturor të artit Bizantin.