Pallati Grasalkoviç është një pallat në Bratislavë dhe rezidenca qendrore e Presidentit të Sllovakisë. Ai gjendet pranë Pallatit të Kryepeshkopëve. Ndërtesa është e stilit arkitekturor Barok/Rokoko, dhe ka një kopsht të stilit francez. Në të gjendet dhe statuja e perandoreshës Maria Tereza dhe Shatërvani i të Rinjve. Ai u ndërtua në 1760 për kontin Antal Grasalkoviç, një aristokratik fisnik hungarez me origjinë kroate, që ishte kryetar i Dhomës Mbretërore Hungareze (i ngjashëm në funksion me ministrin e ekonomisë dhe financës të Mbretërisë së Hungarisë) dhe këshilltar i perandoreshës. Arkitekti i kësaj ndërtese ishte Anton majerhofer. Ky pallat shquhet për madhështinë dhe bukurinë e dhomave të tij. Shpesh ky pallat ishte ndërtesa e eventeve shoqërore të klasës aristokratike.