Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" në Përmet
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" në Përmet u ngrit në kuadrin e vënies në jetë të planit urbanistik të qytetit të Përmetit në vitet '60 të shekullit XX, u ngrit në zbatim të Vendimit Nr. 69 datë 11.08.1960 të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Përmet dhe u përurua me 28 nëntor 1962, në kuadrin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.