Palokë Gj. Berisha
Palokë Gjelosh Berisha (1935) është pedagog, profesor universitar dhe historian i arsimit nga Malësia e Madhe.
Biografia
RedaktoPalokë Gjelosh Berisha u lind në fshatin Gurrec të Malësisë së Madhe. Kreu Shkollën Normale dhe studimet e larta në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Zagrebit.[1]
Veprat
Redakto- Puna edukative e arsimore e konvikteve të Kosovës, Prishtinë, 1986.
- "100 vjet dritë" Shkolla Fillore në Hot, Podgoricë, 1993.
- Zhvillimi i shkollave dhe arsimi i shqiptarëve në Mal të Zi 1878-1988, Ulqin, 1997.
- Shkollat dhe arsimi në Malësi të Madhe të aneksuar nga Mali i Zi, Prishtinë, 2000.
- Shkolla e Mesme në Tuz 1971- 2001, Ulqin, 2001.
- Shkolla dhe arsimi i shqiptarëve në territorin e komunës së Plavës dhe Rozhajës deri në vitin 2001, Prishtinë, 2003.
- Gjoni e Agroni në shërbim të arsimin dhe të shkencës, Ulqin, 2003.
- Shkollat dhe arsimi shqip në territorin e sotëm të Ulqinit dhe Tivarit deri në vitin 2001, Prishtinë, 2003.
- Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi 1916-1966, Prishtinë, 2006.
- Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi 1916-1971, Prishtinë, 2007.[2]
- Meteorët e arsimit shqip në Mal të Zi 1887-1964, Tuz, 2013 [3]
- 10 vjet punë të programit studimor për arsimimin e mësuesve në gjuhën shqipe në Pogoricë 2004 - 2014, Podgoricë, 2015.[4]
- Çka mendojnë të rinjët për jetën bashkëshortore,
- Katër mallet e Malësisë së Madhe dhe
- Biografia dhe veprimtaria e Gjergj Hasanajt[5]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 218.
- ^ Gjekë Gjonaj:Arsimi shqip në Mal të Zi, Revista "Buzuku" Nr. 26, Ulqin, E enjte 3 korrik 2008, fq. 14
- ^ PËRURIM: VEPRA PËR ARSIM SHQIP NË MAL TË ZI UL INFO, 28 gusht 2013, Vizituar më 15.10.2016.
- ^ 10 vjet punë të programit studimor për arsimimin e mësuesve në gjuhën shqipe në Pogoricë 2004 - 2014, Malësia.org, 23.02.2016. Vizituar më 15.10.2016
- ^ https://ul-info.com/karamanaga-biografia-dhe-veprimtaria-e-gjergj-hasanajt-shkruar-nga-paloke-gj-berisha/