Kajmaku

prodhim bylmeti nga yndyra e qumeshtit
(Përcjellë nga Pana (Gatime))

Kajmaku (turqisht: kaymak) është një produkt bulmeti në trajtë krem, që bëhet nga qumështi i buajve, lopëve, deleve ose dhive. Kajmaku zakonisht gjendet në Azinë Qendrore, disa vende të Ballkanit, krahina të Turqisë, si dhe në Iran dhe Irak.

Kajmaku turke

Mënyra tradicionale për të bërë kajmakun është duke zier ngadalë qumështin, pastaj duke e lënë për dy orë në një nxehtësi të ulët. Pasi shymët burimi i nxehtësisë, ajka nxirret dhe lihet për t'u ftohur për disa orë ose ditë. Kajmaku ka përqendrim të lart yndyre qumështi, gjithnjë gati mbi 60%. Ka një dendësi të trashë dhe kremoze (jo krejt kompakte për shkak të proteinave të qumështit) dhe një shije të pasur.

Referimet

Redakto