Panairet e para tradicionale në Shqipëri
Në disa krahina të Shqipërisë, panairet e para tradicionale dëshmohen që nga shek.XI. Nga shek.XVII – mesi i shek.XIX ato morën një përhapje të gjerë, që nga Kosova deri në Çamëri, duke ndihmuar në gjallërimin e ekonomisë monetare dhe në shkëmbimin e mallrave të krahinave të ndryshme. Ndërsa fillimisht në panaire shkëmbeheshin kryesisht prodhime bujqësore e blegtorale, më pas zunë vend sendet e artizanatit. Panairet më të rëndësishme ishin: i Elbasanit, i Prishtinës, Tiranës, Strugës, i Pogonit e i Ajdonatit etj. Gjatë panaireve zhvilloheshin edhe veprimtari artistike popullore.