Panairi EXPOKOS
Panairi EXPOKOS i njohur edhe si EXPOKOS Porta e Ballkanit është një panair i përvitshëm ndërkombëtar i cili mbahet në Prishtinë.[1] Ndryshe njihet edhe si Panairi i Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërsa për herë të parë u mbajtë në vitin 2001.
Vështrim
RedaktoEkspozita vjetore e Panairit EXPOKOS zakonisht mbahet në muajin prill ose maj në Prishtinë. Aty marrin pjesë ekspozues nga rreth 15 vende dhe specialistë të përgjithshëm në fushën e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa vizitohet nga shpërndarjes, menaxherë kompanish publike dhe private, drejtues institucionesh, studentë, etj. Ky panair është i ndarë në katër sektorë:
- . NDËRTIM;
- . ENERGJI;
- . MAKINERI;
- . MBROJTJE DHE SIGURI.
Në vitin 2013, mbi 338 ekspozues dhe 25150 vizitorë morën pjesë për tu informuar më hollësisht mbi risitë dhe tendencat në biznesin e tyre. Kishte gjithashtu pjesëmarrës nga 15 vende, me pavijone e stenda nga Greqia, Italia, Kroacia, Republika Çeke, etj. si dhe ekspozues nga fusha e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Mbrojtjes dhe Sigurisë të vendeve tjera. Panairi EXPOKOS organizohet nga CEO- Congress Event Organization. [2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Trade show: EXPOKOS - Construction, Technology, Energetic and Furniture Fair Prishtina" (në anglisht). expodatabase.com. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2016. Marrë më 2014-03-02.
- ^ https://www.tradefairdates.com/Expokos-M7747/Pristina.html
- ^ https://www.eventseye.com/fairs/f-expokos-17164-1.html