Panairi i kufomave
Panairi i kufomave është vepër eseistike e autorit shqiptar Veli Karahoda.
Panairi i kufomave | |
---|---|
Gjinitë letrare | Eseistikë |
- Përmbajtja
"(...) Në eseistikën shqiptare, kritikë dhe, përgjithësisht, në studimet tek ne, deri më tashti, asnjëherë nuk është shtruar në formë të prerë problemi i platformës estetike zhdanoviste. Kjo nuk do të thotë se tendencat e tilla, domethënë të zhdanovizmit si platformë estetike që mbështetet në ekzamplarin e artit të instrumentalizuar, nuk janë mohuar, madje përmes praktikës krijuese, mirëpo në librin e V. Karahodës Panairi i kufomave i gjejmë si tema dhe si çështje që problematizohen... Që nga ideja e Leibnizit për t’u inkuadruar në grupin e mistikëve Rosycrossianëve, të cilët dështojnë për shkak të pamundësisë për ta zëvendësuar Krishtin me një prototip të ngjashëm, e deri te ideja e anonimit, i cili është i detyruar të durojë vlerën dhe vlerësimin e provincës, shtrihet ideja e subjektit dhe e subjektivitetit. Kjo ide-fiksion pastaj përpunohet në shumë mënyra duke nxjerrë në shesh parimin komplementar, idenë e dekonstruksionit. I gjithë angazhimi eseistik i Karahodës është lufta kundër destruksionit dhe afirmimi i dekonstruksionit..." (R. Musliu, Reafirmimi i subjektit, 1993)
"(...) Kryesisht autori merret me çështje të anatemuara duke i shpallur ato me një kureshtje të veçantë dhe duke u dhënë atyre një qasje specifike. Esetë e tij janë të shkruara me një gjuhe të qetë, të zhveshur nga patetika romantike dhe euforia. Thjesht aty mbizotëron një lëndë që është shkarkuar nga paragjykimet dhe tendencat..." (A. Selmani, Flaka e Vëllazërimit, 1993)