Panairi i librit "Tirana 2008" u hap më 14 nëntor 2008 në Pallatin e Kongreseve. Ky ishte panairi i 11-të i librit shqip, në të morrën pjesë rreth 160 botues jo vetëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, por edhe nga India, Irani, Kroacia, Italia, etj. Panairi zgjati deri më 18 nëntor 2008.

Të dhënat për panairit:

- 5000 m2 sipërfaqe ekspozuese.

- 2000 m2 prej të cilave ishin sipërfaqe që e zinin stendat.

- 160 shtëpi botuese pjesëmarrëse.

- 50 mijë ishin titujt e librave që u ekspozohen në ditët e panairit.

- 1500 ishin titujt e rinj të botuar në hapësirën mbarëshqiptare.

- 120 ishin takimet promovuese të parashikuara gjatë ditëve të panairi.

- 100 000 fletushka informative u shpërndan para çeljes së panairit dhe gjatë mbajtjes së tij.

Çmimet e edicionit të 11-të:

1. Shkrimtari i Vitit-Juria e SHBSH.

2. Përkthyesi i Vitit- Juria e SHBSH.

3. Paraqitja më e mirë në Panair-Juria e Gazetarëve.

4. Libri më i realizuar i grafikisht-specialistë të librit.

5. Autori më i vlerësuar për fëmijë, si bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve për fëmijë.