Panairi i librit "Tirana 2013" u zhvillua në datat 13-17 nëntor 2013 në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Ky ishte panairit i 16-të i librit shqip ku morën pjesë rreth 100 ekspozues, shtëpi botuese vendase e të huaja, institucione të arsimit të lartë dhe organizata të tjera që punojnë me librin.