Panairi i librit "Tirana 2014" u zhvillua në datat 12-16 nëntor 2014 në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.. Ky ishte panairi i 17-të i librit shqip. Organizimi i tij ishte ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.