Panairi i librit "Tirana 2018" u zhvillua në datat 14-18 nëntor 2018 dhe ishte panairi i 21-të i librit shqip që u zhvillua në qytetin e Tiranës. Panairi i Librit shqip, si zakonisht, ishte një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.