Pandi Cici (lindur në 1914Korçë vdiq në 1992), Shqipëri.

Pandi Spiro Cici


Biografia

Redakto

Lindi në vitin 1914 në Korçë, në një familje të vjetër dhe me emër në qytetin e Korçës.

Në vitin 1927 fillon liceun francez të Korçës në të cilin profilizohet për degën e letrave, duke e mbaruar me rezultate shumë mirë në vitin 1936.

Në vitet 1936-1940 kryen studimet në Universitetin e Letrave, të qytetit të Lionit në Francë, duke u diplomuar për Psikologji dhe Pedagogji.

Në vitin 1937 merr pjesë në demostratën e organizuar nga studentët shqiptarë në Grenobël dhe St. Etien kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste.

Ne vitin 1940 kthehet në Shqipëri, në qytetin e tij të lindjes, Korçë dhe fillon si profesor i gjuhës frënge dhe i gjuhës shqipe në Liceun francez të Korçës, (më vonë u kthye në shkollë teknike italiane) ku vazhdon deri në mbylljen e tij në vitin 1944.

Në janar të vitin 1945 ngarkohet të rihapë shkollën teknike në Korçë, e mbyllur nga lufta dhe emërohet Drejtor i saj.

Në vitin 1946 kthehet sërish në lice si profesor i gjuhës frënge dhe gjuhës shqipe, por dërgohet në Durrës ku si i diplomuar në Pedagogji dhe Psikologji, ngarkohet të organizojë kursin e përgatitjes së mësuesve të parë të shkollave fillore në Shqipërinë e mbas-luftës.

Në vitin 1947 kthehet në Korçë dhe emërohet Drejtor i parë i shkollës së re “Fuat Babani”, por shumë shpejt emërohet mësues i gjuhës shqipe në gjimnazin “29 nëntori” në Shkodër.

Në vitin 1948 Ministria e Arsimit vendos hapjen e katër shkollave pedagogjike me korrespondencë (Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Berat) dhe emërohet Drejtor i shkollës Pedagogjike të Beratit.

Në vitin 1949, emërohet Drejtor i parë i shkollës Pedagogjike në Peshkopi, ku qëndroi deri në vitin 1951.

Në vitin 1951, emërohet profesor i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë në shkollën Pedagogjike të Korçës dhe profesor i Psikologjisë dhe Logjikës në Gjimnazin e Korçës.

Në vitet 1954-1966, Drejtor i shkollës Pedagogjike në Korçë dhe më vonë për arsye shëndetësore si profesor i Psikologjisë dhe Pedagogjisë.

Ndonëse kishte mbushur moshën e pensionit, me hapjen e filiales, nga viti 1968, fillon si profesor i Pegagogjisë dhe Psikologjisë, deri në vitin 1974.

Ndahet nga jeta në vitin 1992.

Prof. Pandi ia kushtoi jetën e tij arsimit dhe arsimimit.

Breza të tërë mësuesish, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë, kanë qenë nxenësit e tij dhe kanë mësuar prej tij gjuhën frënge, pedagogjinë dhe psikologjinë, logjikën dhe dashurinë për gjuhën shqipe. Ai u përcolli me përkushtim gjeneratave të tëra të nxënësve dhe mësuesve, mendësinë dhe kulturën evropianë që solli nga Lioni drejt Korçës, për ta kthyer atë në pronësi të të gjithë atyre që besonin, se arsimi dhe arsimimi janë mënyra dhe mjeti më i qëlluar për të rimëkëmbur një komb të lodhur nga luftrat dhe të mjegulluar nga historia.

Shembulli model i mësuesit të përkushtuar, serioz, të drejtë, të përgatitur, të papërtuar e të palodhur, për t’u përçuar brezave të rinj dashurinë për dijen dhe arsimin, profesionin e nderuar të arsimtarit dhe mësimdhënien. Kjo traditë dhe kjo dashuri u trashëgua nga familja dhe vazhdohet nga fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të tij. Nxënë, bashkëkënxënës, koleg dhe profesor i figurave të shquara të kulturë, shkencës, historisë dhe letrave shqipe dhe frënge, si Dick Hakmann, Stefan Luarasi, Leon Perret, Behar Shtylla, Xavier de Courville, Dhimitër Shuteriqi, Aleks Buda, Jules Bailly Comte, Reiz Malile, Nasho Jorgaqi, Teodor Laço e shumë të tjerë, Profesor Pandi Spiro Cici, është pjesë e rëndësishme e historisë dhe traditës së qytetit arsimdashës dhe frëngjishtfolës të Korçës dhe mishërim i një kontributi të pazëvendësueshëm mes figurave më të rëndësishme të arsimit në qytetin e Korçës.

Vlerësime

Redakto

Është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Dekoratën e lartë “Mësues i Merituar”.