Pando Sinica
At Pando Sinica prift patriot shqiptar, sinicar. Ka qenë një nga firmëtarët e Memorandumit që gjashtë klerikë ortodoksë shqiptarë që jetonin në Amerikë, me në krye Nolin, i kishin dërguar presidentit amerikan, Willson, sekretarit të Shtetit Lasing si dhe disa ambasadave në vitin 1918, për mos copëtimin e trojeve shqiptare. Ky Memorandum, u dërgua disa ditë para mbledhjes së Konferencës së Paqes në Paris, si dhe para nisjes së delegacionit shqiptar në atë konferencë, e cila u zhvillua në janar të vitit 1919. Ka ndërruar jetë në Uster (SHBA) më 1922.