Papilio alexanor
lloj i insekteve
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Flatrat e përparme të verdha me 4 shirita të zi (2 të shkurtër) me njollat e verdha përgjatë buzës anësore katërkëndëshe; flatrat e pasme të dhëmbëzuara, të verdha, me një shirit të zi të drejtë, një të dhëmbëzuar pranë buzës anësore (me mesin vjollcë), me njollëzë të zezë në mesin e flatrës, me njollë të kuqe pranë këndit fundor dhe me një zgjatim ("bisht") të gjatë e pjesërisht të verdhë. Hapësirat e flatrave variojnë nga 55 - 85mm. Takohet rralë, kryesisht në mjedise gurore me bimësi të ndryshme e shkurre.
- Mbreteria: Animalia
- Tipi: Arthropoda
- Klasa: Insecta
- Rendi: Lepidoptera
- Familja: Papilionidae
- Lloji: Papilio
- Specia: Papilio alexanor
- Zbuluesi: Esper, 1799