Papirusi është nje letër e trashë e cila përdoret për të shkruar. Ajo përfitohet nga bima e quajtur Cyperus papyrus e cila rritet në brigjet e Nilit. Papirusi përdorej në Egjipt që nga viti 3000 p.e.r. Në Greqi ka ardhur në shekullin e VII para erës sonë, dhe nga këtu më vonë në Romë dhe pastaj në pjesët tjera të Evropës, ku si material për shkrim është përdorur deri në shekullin e X-të. Papirusi sipas kualitetit haset në lloje të ndryshme, nga më i presuari (charta regia) deri te i papërpunuari (emparetica). Në ruajtjen dhe hulumtimin e fletëve të papirusit merret një fushë e veçantë e dijes që quhet – papirologjia. Bima e papirusit zakonisht rritet deri ne 2-3 metra. Prodhimi i letrës prej papirusi ishte një proces relativisht i lehtë i cili filloi të kryhej në Egjipt.

"Papirusi Heraklov", një fragment i dorëshkrimit grek nga shekulli 3, Oxford, biblioteka Sackler


Përpunimi i papirusit

Redakto

Papirusi prodhohet ne saje te bimës Cyperus papyrus. Për te prodhuar atë fillimisht zhvishet cipa e jashtme e bimës dhe pjesa e brendshme e cila është e perbere prej disa fijezave te holla e te imeta pritet ne shirita te holle me një gjatësi rreth 40 cm. Shiritat vendosen me pas njeri pas tjetrit ne drejtim horizontal me një sipërfaqe te forte e cila duhet te jete pak me e shkurtër se gjatësia e shiritave. Pasi kjo sipërfaqe është mbuluar nga atehere një tjetër radhe shiritash vendoset mbi te ne drejtim vertikal. Për menyren sesi keta shirita lidheshin me njeri tjetrin ka disa teori te ndryshme. Mendohet se ato lageshin me uje deri sa te fillonte dekompozimi i tyre duke rritur kështu ngjitjen mes tyre. Një tjetër hipoteze është se ato ngjiteshin me njëra tjetrën dhe mbi to ushtrohej force me nje cekic duke bere te mundur krijimin e një flete te vetme. Me pas fleta thahej dhe pastrohej. Pastrimi i fletes mendohet te jete bere me ane te një objekti te rrumbullaket (nje gur ose një guacke).

Për te prodhuar një rrip te gjate (ne menyre qe te përdorej si një doreshkrim i mbledhur) disa flete te tilla bashkoheshin me njëra tjetrën. Fillimisht ne një papirus shkruhej vetëm nga një ane e fletës por me vone filluan te perdoren te dyja anet e saj.

Ne një klime te thate si ajo e Egjiptit, papirusi është i qendrueshem duke qene se eshte i perbere nga një celuloze rezistente ndaj vyshkjes. Ndërsa ne kushte atmosferike te paqendeueshme papiruset rrezikojne te shkatërrohen nga disa lloje kërpudhash. Në Evropë papiruset kane mbijetuar vetëm disa dekada.


Përdorimi

Redakto

Fletet e papirusit nuk shiteshin veçmas, por ato bashkoheshin ne rrotulla me nga 20 flete secila. Për te bere një rrotull fletet lidheshin me njëra tjetrën ne mënyre qe te gjitha pjesët te ishin te drejtuara nga ana ku fibrat kishin drejtim horizontal. Edhe atehere cilësia e papiruseve ndryshonte ashtu siç ndryshon edhe sot cilësia e letrës. Për amballazhime përdorej një letër ma pak cilesore dhe me e lire ndërsa letra me e shtrenjte dhe me e mire përdorej për te shkruar libra apo materiale fetare. Papirusi një kohë ishte prodhimi kryesor për eksport i Egjiptit. Në një kohë pothuajse të gjitha dokumentet diplomatike, deri sa nuk ishte shpikur pergamenat janë shkruar në papirus. Çdo pjesë e papirusit ishte vulosur nga një vulë e veçantë për ta vërtetuar vlerën e saj. Ne lindje dhe ne disa pjese te Afrikes papirusi përdoret edhe sot e kësaj dite. Ai përdoret për te bere litare, gardhe, qilime, kapele, shporta etj. Gjithashtu papiruset perdoren si lende djegëse.

Papirologjia

Redakto

Papirologjia është studimi i literaturës së lashtë, korrespondencës, arkivave ligjore etj. të ruajtura në dorëshkrimet e shkruara në papiruse, e cila ishte forma më e zakonshme e të shkruarit te materialeve në qytetërimet e lashta të Egjiptit, Greqisë dhe Romës. Papirologjia përfshin edhe përkthimin dhe interpretimin e dokumenteve të vjetra në një sërë gjuhësh, si edhe kujdesin dhe ruajtjen e origjinaleve të rralla.

Papirologjia eshte një disiplinë sistematike qe nga 1890, kur disa arka të mëdha me papiruse të ruajtura mirë janë zbuluar nga arkeologët në disa vende në Egjipt, si ne : Crocodilopolis dhe Oxirhinchus. Qendrat krYesore të papirologjise përfshijnë Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Heidelbergut, Universitetin Columbia, Universitetin e Michiganit, Biblioteken kombetare te Austrise dhe Universitetin e Kalifornisë. Themeluesit e papirologjise ishin orientalisti vjenez Jozef von Karabacek (papirologjine arabe), Wilhelm Schubart (papirologjine greke), Theodor Graf , G.F. Tsereteli i cili botoi koleksionin e papiruseve të Rusisë dhe Gjeorgjisë, Frederic George Kenion, Ulrich Wilcken, Bernard Pine Grenfell, Arthur Surridge Hunt dhe të tjerë shkencëtarë të shquar.

Koleksioni i papiruseve pagane, të krishterë dhe arabe në Vjenë paraqet zbulimin e parë të madh të dorëshkrimeve në papiruse i cili te gjetur në Faium në Egjipt.

Zevendesimi i papirusit

Redakto

Në shekujt e parë para erës sonë dhe pas erës sonë, papirusi fituoi një rival si një sipërfaqe per te shkruar. Kjo ishte pergamena e cila pergatitej nga lekura e kafsheve. Fletet e papirusit ishin me te lira por ishin shume delikate dhe shume te ndjeshme ndaj lageshtise dhe thatesise ekstreme. Ne qofte se fleta e papirusit ishte jo e cilesise se larte atehere siperfaqja e saj ishte e parregullt dhe ishte e pamundur te shkruaje mbi te.

Papirusi u zëvendësua në Evropë nga një pergamene me e lire e cila prodhohej ne çdo vend te saj. Kjo pergamene ishte me pak e ndjeshme ndaj klimës. Përdorimi i fundit i papirusit në Evropë ishte ne 1057 ndersa ne Arabi ishte ne 1087. Ne Egjipt vazhdoi te përdorej papirusi deri sa ai u zëvendësua nga një letër me e lire arabe.