Paracelsus
Theophrastus Bombast von Hohenheim, i quajtur edhe Paracelsus, lindi më 1493 ose 1494 në Einsiedeln dhe vdiq më 24 shtator 1541 në Salzburg. Ishte mjek, alkimist, filozof.
Jeta e hershme
RedaktoParacelses - emri i vërtetë i të cilit është Theofrast de Hohenheim - është i biri i Maria Einsiedeln dhe ka lindur në Wildhaus më 1493 (emri Paracelse është një perifrazim latin i Hohenheim që Theofrasti ia shtoi emrit origjinal gjatë periudhës së studimeve). Ai, pra, është bashkëkohës me reformatorin e madh zviceran (Huldrych Zwinglin, i cili ka lindur në të njëjtin qytet me Paracelsin). I ati, mjek i njohur dhe me kulturë, e cyti të merrej me mjekësi dhe me shkencat e natyrës. Theofrasti ishte nëntë vjeç, kur familja u vendos në Karinthie, në qytetin mjaft tërheqës Villah, ku i ati u emërua mjek i bashkisë. I biri shumë shpejt u fut në botën e madhe me një etje të pashuar për ta njohur atë. Studjoi në universitete të ndryshme, në Gjermani, Francë e Itali, si dhe tek shumë alkimistë e astrologë. Por në të njëjtën kohë, vizitoi edhe xherahët, sharlatanët dhe ciganët. Djaloshi ravgoi gati në të gjithë Evropën, duke shërbyer si mjek në ushtritë e shumë vendeve. Me këto cilësi, më 1520, ai udhëtoi për në Stokholm, në përbërje të flotës së Kristianit II.
Bigrafia
RedaktoParacelses fitoi mirënjohjen e të gjithëve duke bërë mrekulli, duke shëruar sëmundje dhe plagë që nuk i kishin shëruar dot të tjerët. Legjenda e tij jeton edhe sot në disa rajone të Zvicrës e të Austrisë. Paracelses synonte për të shmangur sa më shumë operacionet kirurgjikale. Ai përpiqej nëpërmjet trajtimeve të ndryshme të ardhangëta organizmin e njeriut, që ai vetë të përballonte shërimin e sëmundjes.
Për pacientët, Paracelse, ishte vetë e mira dhe ngushëllimi. Detyra e parë e mjekut, iu thoshte nxënësve, është t'iu tregojnë të sëmurëve sesa i dhimbseshin ata. Nëse dashuria jonë do të jetë e fortë, mjekimi do të japë fryte të mira. Në qoftë se dashuria do të jetë e dromcuar, frytet e mjekimit do të jenë të krimbura.
Idealist, Paracelse e konsideronte artin e tij të shenjtë. Disa mjekime të suksesshme nga ana e tij, ia rritën vlerën në Bale. Erazmi dhe një miku i Zvinglit, Oekolampade, që ishte predikues dhe profesor i teologjisë në universitetin lokal, si dhe njerëz të tjerë të shquar, bëhen miqtë e tij të afërt. Paracelse u emërua mjek i bashkisë dhe profesor, edhe pse fakulteti i mjekësisë në fillim nuk e pranoi këtë kuturisës vagabond.
Më 1527, nga katedra e Pijit, Paracelse, vikaste kundër moskokëçarjes dhe indiferencës së mjekëve të asaj periudhe, kundër respektit të verbër të autoriteteve klasike dhe mesjetare. Ai këshillonte një mjekësi që t'iu përgjigjej pikëpamjeve dhe idealeve të tij, i cyste studentët të ktheheshin nga natyra dhe të realizonin njohjen nëpërmjet vrojtimeve. Iu hapte portat e laboratorit studentëve dhe organizonte me ta ekskursione për t'i njohur bimët mjekësore. Sepse, si thoshte ai, gjithë lëndinat dhe fushat, gjithë kodrat e malet janë farmaci.
Meqë Theofrast Hohenheim ishte njeri që nuke fshihte të vërtetën, midis tij dhe kolegëve po ngrihej një konflikt i madh. Duhet të pohojmë se shkak për këtë ishte ai vetë me sulmet që u bënte atyre. Ai tallej hapur fare me veshjen e mjekëve të tjerë - petka të kuqe dhe beretë e rrumbullakët - ndërsa vetë mbante vazhdimisht rrobat e laboratorit, ashtu si ishin të papastra. Kolegët e kritikonin dhe kjo ishte më e rëndë ende, sepse nuk i jepte mësimet në latinisht por në gjermanisht, që ishte një gjuhë fshatarëssh, sipas tyre.
Gjendja u tendos edhe më shumë dhe Paracelse, duke iu drojtur më të keqes, u largua nga Bale, në fshehtësi të plotë. Atje punoi vetëm një vit. Kështu nisi jetën endacake, plot aventura dhe disfata që janë të pranishme në atë mënyrë jetese. Shpesh, urtaku i shquar i ngjante më shumë një karrocieri, apo një endacaku sesa një mjeku.
Joshej më shumë të zhargej nëpër hane të vegjël, ku mund të pinte e të luante me letra me fshatarët dhe me karrocierët, të tregohej po aq zhurmues e po aq i rëndomtë, sa edhe partnerët e tij.
Por në qetësinë e natës, kur të gjithë flinin, Paracelse fillonte punën, hapte projektet e tij për të ardhmen, copa letrash, që miqtë dhe përkrahësit e tij ia bashkuan të gjitha në vëllime. I mjaftonin vetëm disa orë gjumë për të përballuar lodhjen e nesërme. Shpesh herë Paracelse thirrej nga princesha e zotërinj të mëdhenj për t'u konsultuar me të. Në verën e vitit 1540, ai u dërgua pranë shtratit të princit-arqipeshkv të Salsburgut. Në këtë kohë vetë mjeku ishte dërrmuar nga sëmundja dhe privacionet. Shikimi i tij kishte humbur mprehtësinë e dikurshme, në buzë i shquheshin pasojat e hidhërimit. Përdhesi i kishte shtrembëruar aq shumë duart, sa mezi mbante penën. Vitin tjetër, në pranverë, kufoma e tij u varros në një nga varrezat e Salsburgut. Paracelse dëshironte të pushonte pranë të vobektëve, të cilët i kishte ndihmuar gjatë gjithë jetës me bujarinë më të madhe. Më vonë eshtrat iu vendosën nën monumentin që u ngrit në kujtim të tij në kishën e Shën-Sebastianit.