Parafrazimi
Ky artikull nuk ka lidhje në artikujt e tjerë të Wikipedias.(maj 2016) |
Parafrazimi është "Veprimi dhe rrjedhimi i tij sipas kuptimeve të foljeve parafrazoj, parafrazohet. Parafrazimi i veprës. Ka shumë parafrazime." Më tutje fjala parafrazë përkufizohet si
"1. libr. Fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të caktuar, parafrazim (p.sh. «ajo që e ka lindur e rritur» në vend të «e ëma», «ai që shkruan këtë letër» ose «autori i kësaj letre» në vend të «unë» etj.).
2. letersi. Shpjegimi me fjalët e veta i një pjese letrare të vështirë a të errët; shpjegimi me fjalë të tjera i përmbajtjes së një vepre, i ideve të saj etj.
3. letersi. Përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe etj." kurse fjala parafrazoj përkufizohet si
"1. liber. Jap në mënyrë përshkruese përmbajtjen e një fjale a të një shprehjeje të caktuar; përsërit me fjalët e mia mendimin e një tjetri ose diçka që kam lexuar a dëgjuar. Nuk i ka dhënë fjalë për fjalë ato që dëgjoi por i ka parafrazuar.
2. letersi. Shpjegoj me fjalët e mia një pjesë letrare të vështirë a të errët; shpjegoj me fjalë të tjera përmbajtjen e një vepre, idetë e saj etj. Parafrazoi tregimin.
3. letersi. Përkthej në mënyrë të lirë dhe të zgjeruar një vepër, një tekst, një vjershë etj."[1]
Referime
Redakto- ^ Fjalori i gjuhës së sotme shqipe 21. 05. 2016.